Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 5:118. Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti.
5:118. Nëse Ti i dënon ata - robërit e Tu janë, e nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.
5:118. ‘IN TU’ADHDHIBHUM FE’INNEHUM ‘IBADUKE WE ‘IN TEGFIR LEHUM FE’INNEKE ‘ENTEL-’AZIZUL-HEKIMU
C 5:119. All-llahu tha: "Kjo është dita që të drejtëve u bën dobi drejtësia e tyre. Ata kanë xhennete në të cilët rrjedhin lumenj, janë për jetë të pasosur në to. All-llahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Ky është shpëtim i madh.
5:119. Allahu thotë: “Kjo është Dita në të cilën të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshtet, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është fitorja e madhe!”
5:119. KALEL-LAHU HADHA JEWMU JENFA’U ES-SADIKINE SIDKUHUM LEHUM XHENNATUN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA ‘EBEDEN REDIJEL-LAHU ‘ANHUM WE REDU ‘ANHU DHALIKEL-FEWZUL-’ADHIMU
C 5:120. Vetëm i All-llahut është sundimi ndaj qiejve e tokës dhe çka ka në to. Ai është i plotfuqishëm për çdo send.
5:120. Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe gjithçka që ato përmbajnë. Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.
5:120. LILLAHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE MA FIHINNE WE HUWE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C 6:1. Falënderim i qoftë vetëm All-llahut që krijoi qiejt dhe tokën, që formuloi errësirat e dritën, e megjithëkëtë (që Ai meriton lavdërim) ata që mohuan, i barazojnë (idhuj) me Zotin e tyre.
6:1. Qoftë lavdëruar Allahu që krijoi qiejt dhe Tokën dhe bëri errësirën dhe dritën. E megjithatë, ata që nuk besojnë, sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre.
6:1. EL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE WE XHE’ALE EDH-DHULUMATI WE EN-NURE THUMMEL-LEDHINE KEFERU BIREBBIHIM JA’DILUNE
C 6:2. Ai është që ju krijoi nga balta, e mandej ju caktoi një afat (për vdekje) dhe një afat është i caktuar pranë dijes së Tij, dhe pas (gjithë kësaj të vërtete) ju dyshoni.
6:2. Është Ai që ju krijoi nga balta dhe pastaj caktoi një afat në këtë botë (vdekjen) dhe një tjetër në botën e përtejme (Ditën e Kiametit). Por përsëri ju dyshoni.
6:2. HUWEL-LEDHI HALEKAKUM MIN TININ THUMME KADA ‘EXHELEN WE ‘EXHELUN MUSEMMEN ‘INDEHU THUMME ‘ENTUM TEMTERUNE
C 6:3. Ai është All-llahu (që adhurohet e madhërohet prej çka ka) në tokë; Ai i di fshehtësitë dhe publikimet tuaja dhe Ai e di atë që bëni.
6:3. Ai është Allahu (i vetmi Zot i Vërtetë) në qiej dhe në Tokë; Ai di çfarë fshihni dhe çfarë tregoni, si dhe atë që arrini të fitoni.
6:3. WE HUWEL-LAHU FI ES-SEMAWATI WE FIL-’ERDI JA’LEMU SIRREKUM WE XHEHREKUM WE JA’LEMU MA TEKSIBUNE
C 6:4. Nuk ka argument që u vjen atyre nga argumentet e Zotit të tyre, e që ata nuk i shmangen.
6:4. Sa herë që atyre (jobesimtarëve) u vjen ndonjë varg nga shpallja e Zotit të tyre, ata ia kthejnë shpinën.
6:4. WE MA TE’TIHIM MIN ‘AJETIN MIN ‘AJATI RABBIHIM ‘ILLA KANU ‘ANHA MU’RIDINE
C 6:5. Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur u erdhi, e më vonë do ta kuptojnë lajmin e asaj me të cilën talleshin.
6:5. Kështu, ata e mohojnë të vërtetën, posa u shpallet, por së shpejti do t’u vijnë lajmet e asaj me të cilën talleshin.
6:5. FEKAD KEDHDHEBU BIL-HEKKI LEMMA XHA’EHUM FESEWFE JE’TIHIM ‘ENBA’U MA KANU BIHI JESTEHZI’UN
C 6:6. A e vërejtën ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam e që Ne u patëm mundësuar atyre (komoditet) në tokë çfarë juve nuk ju mundësuam; u patëm lëshuar nga qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta, e për shkak të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm (breza) të tjerë.
6:6. A nuk e shohin ata se sa brezni i kemi zhdukur para tyre?! Ata ishin njerëz që i kishim dhënë më shumë pushtet në tokë sesa ju kemi dhënë ju (mekasve)? Ne u sollëm atyre shira të bollshëm dhe bëmë që të rrjedhin lumenj nëpër viset e tyre; por, për shkak të gjynaheve të veta, i shfarosëm dhe, më pas, krijuam brezni të tjera.
6:6. ‘ELEM JEREW KEM ‘EHLEKNA MIN KABLIHIM MIN KARNIN MEKKENNAHUM FIL-’ERDI MA LEM NUMEKKIN LEKUM WE ‘ERSELNA ES-SEMA’E ‘ALEJHIM MIDRAREN WE XHE’ALNAL-’ENHARE TEXHRI MIN TEHTIHIM FE’EHLEKNAHUM BIDHUNUBIHIM WE ‘ENSHE’NA MIN BA’DIHIM KARNAN ‘AHARINE
C 6:7. Edhe sikur të zbritnim ty një libër të shkruar në letër, e ta preknin atë me duart e tyre, ata që mohuan do të thoshin: "Kjo nuk është tjetër përveç një magji e qartë".
6:7. Sikur Ne të të zbritnim ty një Libër të shkruar në letër e ata ta preknin me duart e tyre, mosbesimtarët me siguri që do të thoshin: “Kjo s’është gjë tjetër, veçse një magji e hapur.”
6:7. WE LEW NEZZELNA ‘ALEJKE KITABEN FI KIRTASIN FELEMESUHU BI’EJDIHIM LEKALEL-LEDHINE KEFERU ‘IN HADHA ‘ILLA SIHRUN MUBINUN
C 6:8. E pastaj thanë: "Pse të mos i zbret atij (Muhammedit) një engjëll (të na thotë për Muhammedin se është i dërguar)". E sikur të zbritnim Ne një engjëll, çështja do të merrte fund duke mos u dhënë atyre afat.
6:8. Ata thonë: “Sikur t’i kishte zbritur atij (Muhamedit) një engjëll?! Por po të dërgonim Ne engjëllin, puna do të merrte fund dhe nuk do t’u jepej asnjë afat.
6:8. WE KALU LEWLA ‘UNZILE ‘ALEJHI MELEKUN WE LEW ‘ENZELNA MELEKEN LEKUDIJEL-’EMRU THUMME LA JUNDHERUNE