Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:64. E pas asaj (besës) ju më vonë ia kthyet shpinën, e po të mos ishte mirësia dhe mëshira e All-llahut ndaj jush, ju do të ishit prej të dëshpruarve (në të dy jetërat).
2:64. Por më pas, ju i kthyet shpinën (besëlidhjes) dhe, sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, do të ishit të humbur.
2:64. THUMME TEWELLEJTUM MIN BA’DI DHALIKE FELEWLA FEDLU ELLAHI ‘ALEJKUM WE REHMETUHU LEKUNTUM MINEL-HASIRINE
C 2:65. Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhrin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!
2:65. Sigurisht që ju keni dëgjuar për ata prej jush që shkelën Sabatin dhe të cilëve Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përçmuar e të urryer!”.
2:65. WE LEKAD ‘ALIMTUMUL-LEDHINE A’TEDEW MINKUM FI ES-SEBTI FEKULNA LEHUM KUNU KIREDETEN HASI’INE
C 2:66. Atë (shndërrim të tyre) e bëmë masë ndëshkuese për ata që e përjetuan (me sy) dhe për pastajshmit, por edhe si këshillë për të devotshmit.
2:66. Këtë dënim e bëmë paralajmërim për bashkëkohësit dhe për brezat e tyre pasardhës, si dhe këshillë për ata që i frikësohen Allahut.
2:66. FEXHE’ALNAHA NEKALEN LIMA BEJNE JEDEJHA WE MA HALFEHA WE MEW’IDHETEN LILMUTTEKINE
C 2:67. (Përkujtoni) Edhe kur Musai popullit të vet i tha: "All-llahu ju urdhëron ta therrni një lopë! Ata thanë: "A bën tallje me ne"? Ai tha: "All-llahut i mbështetem të më ruaj e të mos bëhem nga injorantët"!
2:67. Kujto kur Musai i tha kombit të vet: “Allahu ju urdhëron të therni një lopë!” Ata thanë: “A do të tallesh me ne?” - “Zoti më ruajt!” - tha Musai - “të bëhem unë nga të paditurit!”.
2:67. WE ‘IDH KALE MUSA LIKAWMIHI ‘INNALL-LLAHE JE’MURUKUM ‘EN TEDHBEHU BEKARETEN KALU ‘ETETTEHIDHUNA HUZUEN KALE ‘A’UDHU BILLAHI ‘EN ‘EKUNE MINEL-XHAHILIN
C 2:68. Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne të na sqarojë çfarë është ajo"? Ai tha: "Ai thotë se ajo është një lopë as e vjetër (e moshuar) as e re (mëshqerë), është e mesme, zbatoni pra atë që urdhëroheni"!
2:68. Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë si duhet të jetë ajo!” Musai tha: “Ajo të jetë një lopë as plakë, as e re, por e mesme; pra, bëni atë që ju është urdhëruar!”
2:68. KALU ED’U LENA REBBEKE JUBEJJIN LENA MA HIJE KALE ‘INNEHU JEKULU ‘INNEHA BEKARETUN LA FARIDUN WE LA BIKRUN ‘AWANUN BEJNE DHALIKE FAF’ALU MA TU’UMERUNE
C 2:69. Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ngjyra e saj"! Ai tha: "Ai thotë se ajo është një lopë e verdhë, ngjyra e saj është e fortë që kënaqë shikuesit".
2:69. Ata thanë: “Lutju Zotit tënd që të na shpjegojë çfarë ngjyre të ketë ajo!” Musai tha: “Ai thotë se ajo duhet të jetë lopë me ngjyrë të verdhë të ndezur, të cilën e pëlqejnë shikuesit”.
2:69. KALU ED’U LENA REBBEKE JUBEJJIN LENA MA LEWNUHA KALE ‘INNEHU JEKULU ‘INNEHA BEKARETUN SEFRA’U FAKI’UN LEWNUHA TESURRU EN-NADHIRINE
C 2:70. Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ajo, se lopët na janë përzier (janë bërë të ngjashme) e ne do të gjejmë ta vërtetën në dashtë All-llahu"!
2:70. Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë çfarë lloji të jetë, sepse lopët të gjitha na duken njësoj e ne, në dashtë Zoti, do të udhëzohemi në rrugën e drejtë”.
2:70. KALU ED’U LENA REBBEKE JUBEJJIN LENA MA HIJE ‘INNEL-BEKARE TESHABEHE ‘ALEJNA WE ‘INNA ‘IN SHA’EL-LAHU LEMUHTEDUNE
C 2:71. Ai tha: "Ai thotë se ajo është lopë jo e lodhur duke lëruar tokën as duke ujitur bimët, ajo është pa të meta dhe në të nuk ka shenjë (ngjyrë tjetër)"! Ata thanë: "E tash na e sqarove saktë dhe e therrën atë, e për pak e lanë pa e kryer punën".
2:71. Musai tha: “Ai thotë se lopa s’duhet të jetë e lodhur nga lërimi apo nga ujitja e tokës, por të jetë e shëndoshë dhe pa asnjë të metë”. Ata thanë: “Tani na the të vërtetën”. Kështu, ata e therën lopën, por desh e lanë pa flijuar.
2:71. KALE ‘INNEHU JEKULU ‘INNEHA BEKARETUN LA DHELULUN TUTHIRUL-’ERDE WE LA TESKIL-HERTHE MUSELLEMETUN LA SHIJETE FIHA KALUL-’ANE XHI’TE BIL-HEKKI FEDHEBEHUHA WE MA KADU JEF’ALUNE
C 2:72. (Përkujtoni) Kur e patët mbytur një njeri dhe u kundërshtuat mes veti për te, e All-llahu është zbulues i asaj që e mbanit fshehtë.
2:72. Dhe, pasi vratë një njeri e u grindët me njëri-tjetrin në lidhje me të, Allahu e nxori në shesh atë që fshihnit ju.
2:72. WE ‘IDH KATELTUM NEFSEN FE EDDARE’TUM FIHA WEL-LAHU MUHRIXHUN MA KUNTUM TEKTUMUNE
C 2:73. E ne u thamë: "Mëshoni atij (të vdekurit) me një pjesë të saj (të lopës së therrur"!) Ja, kështu All-llahu i ngjallë të vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu që të kuptoni.
2:73. Ne ju thamë: “Prekeni të vrarin me një copë të lopës së flijuar!” Dhe kështu, Allahu do t’i ngjallë të vdekurit dhe do t’ju tregojë mrekullitë e veta, që ju të kuptoni.
2:73. FEKULNA EDRIBUHU BIBA’DIHA KEDHALIKE JUHJI ELLAHUL-MEWTA WE JURIKUM ‘AJATIHI LE’ALLEKUM TA’KILUNE
C 2:74. Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës). All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.
2:74. Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta. Në të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që çahen e nga të cilët rrjedh uji, madje ka edhe syresh që rrëzohen nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja.
2:74. THUMME KASET KULUBUKUM MIN BA’DI DHALIKE FEHIJE KALHIXHARETI ‘EW ‘ESHEDDU KASWETEN WE ‘INNE MINEL-HIXHARETI LEMA JETEFEXHXHERU MINHUL-’ENHARU WE ‘INNE MINHA LEMA JESHSHEKKAKU FEJEHRUXHU MINHUL-MA’U WE ‘INNE MINHA LEMA JEHBITU MIN HASHJETI ELLAHI WE MALLAHU BIGAFILIN ‘AMMA TA’MELUNE