Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:61. Madje kur ju thatë: "O Musa, ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë), lute pra Zotin tënd për ne të na furnizojë me çka mbinë toka prej perimeve të saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjerrze (groshë) dhe prej qepëve të saj!" (Musai) Tha: "A kërkoni ta ndërroni të mirën për atë që është më e thjeshtë?" Zdirgjuni pra në qytet, se aty do të keni atë që kërkoni! E mbi ta rëndoi poshtrimi dhe skamja, e ata kundër vetes shkaktuan hidhërimin e All-llahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak se kundërshtuan dhe i kalonin kufijtë në të keqe.
2:61. Kujtoni kur i thatë: “O Musa! Ne nuk mund të kënaqemi vetëm me një lloj ushqimi, prandaj lutju për ne Zotit tënd të na dhurojë nga ato që jep toka: perime, tranguj, thjerrëza, qepë dhe hudhra!” Ai ju tha: “Vërtet doni të ndërroni atë që është më e mirë me atë që është më e dobët?! Shkoni në qytet, atje do të gjeni atë që kërkoni!” Ata i kaploi poshtërimi dhe përulja dhe merituan zemërimin e Allahut. Kjo ndodhi, sepse ata i mohonin shpalljet e Allahut dhe i vrisnin të dërguarit pa asnjë të drejtë. Kjo ndodhi, sepse ata kundërshtonin dhe kalonin çdo kufi.
2:61. WE ‘IDHI KULTUM JA MUSA LEN NESBIRE ‘ALA TA’AMIN WAHIDIN FAD’U LENA REBBEKE JUHRIXH LENA MIMMA TUNBITUL-’ERDU MIN BEKLIHA WE KITHTHA’IHA WE FUMIHA WE ‘ADESIHA WE BESELIHA KALE ‘ETESTEBDILUNEL-LEDHI HUWE ‘EDNA BIEL-LEDHI HUWE HAJRUN EHBITU MISREN FE’INNE LEKUM MA SE’ELTUM WE DURIBET ‘ALEJHIMU EDH-DHILLETU WEL-MESKENETU WE BA’U BIGADEBIN MINEL-LAHI DHALIKE BI’ENNEHUM KANU JEKFURUNE BI’AJATI ELLAHI WE JEKTULUNE EN-NEBIJINE BIGAJRIL-HEKKI DHALIKE BIMA ‘ASEW WE KANU JA’TEDUNE
C 2:62. Vërtet, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët, sabejët (kishin lëshuar fenë e adhuronin engjëjt), kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as nuk kanë përse të pikëllohen (pasi që besuan All-llahun, librat, të dërguarit në mesin e të cilëve edhe Muhammedin).
2:62. Ata që besojnë (në Kuran), hebrenjtë, të krishterët dhe sabi’inët - kushdo prej tyre që beson Allahun dhe jetën tjetër (sipas Kuranit), dhe bën vepra të mira (sipas Islamit), do të shpërblehen nga Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen!
2:62. ‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WEL-LEDHINE HADU WE EN-NESARA WE ES-SABI’INE MEN ‘AMENE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WE ‘AMILE SALIHEN FELEHUM ‘EXHRUHUM ‘INDE RABBIHIM WE LA HAWFUN ‘ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 2:63. (Përkujtoni) Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj, ngritëm mbi ju (kodrën) Turin (u thamë): veproni sipas atij (Tevratit) që ua dhamë me seriozitet, e mësoni atë që është në te, ashtu që të ruheni.
2:63. Kujtoni (o hebrenj) kur morëm besën tuaj dhe ngritëm mbi ju malin Tur, duke thënë: “Merreni seriozisht atë që ju dhamë dhe mbani në mendje rregullat e saj, në mënyrë që të ruheni nga gjynahet!”
2:63. WE ‘IDH ‘EHADHNA MITHAKAKUM WE REFA’NA FEWKAKUMUT-TURE HUDHU MA ‘ATEJNAKUM BIKUWETIN WE EDHKURU MA FIHI LE’ALLEKUM TETTEKUNE
C 2:64. E pas asaj (besës) ju më vonë ia kthyet shpinën, e po të mos ishte mirësia dhe mëshira e All-llahut ndaj jush, ju do të ishit prej të dëshpruarve (në të dy jetërat).
2:64. Por më pas, ju i kthyet shpinën (besëlidhjes) dhe, sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, do të ishit të humbur.
2:64. THUMME TEWELLEJTUM MIN BA’DI DHALIKE FELEWLA FEDLU ELLAHI ‘ALEJKUM WE REHMETUHU LEKUNTUM MINEL-HASIRINE
C 2:65. Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhrin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!
2:65. Sigurisht që ju keni dëgjuar për ata prej jush që shkelën Sabatin dhe të cilëve Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përçmuar e të urryer!”.
2:65. WE LEKAD ‘ALIMTUMUL-LEDHINE A’TEDEW MINKUM FI ES-SEBTI FEKULNA LEHUM KUNU KIREDETEN HASI’INE
C 2:66. Atë (shndërrim të tyre) e bëmë masë ndëshkuese për ata që e përjetuan (me sy) dhe për pastajshmit, por edhe si këshillë për të devotshmit.
2:66. Këtë dënim e bëmë paralajmërim për bashkëkohësit dhe për brezat e tyre pasardhës, si dhe këshillë për ata që i frikësohen Allahut.
2:66. FEXHE’ALNAHA NEKALEN LIMA BEJNE JEDEJHA WE MA HALFEHA WE MEW’IDHETEN LILMUTTEKINE
C 2:67. (Përkujtoni) Edhe kur Musai popullit të vet i tha: "All-llahu ju urdhëron ta therrni një lopë! Ata thanë: "A bën tallje me ne"? Ai tha: "All-llahut i mbështetem të më ruaj e të mos bëhem nga injorantët"!
2:67. Kujto kur Musai i tha kombit të vet: “Allahu ju urdhëron të therni një lopë!” Ata thanë: “A do të tallesh me ne?” - “Zoti më ruajt!” - tha Musai - “të bëhem unë nga të paditurit!”.
2:67. WE ‘IDH KALE MUSA LIKAWMIHI ‘INNALL-LLAHE JE’MURUKUM ‘EN TEDHBEHU BEKARETEN KALU ‘ETETTEHIDHUNA HUZUEN KALE ‘A’UDHU BILLAHI ‘EN ‘EKUNE MINEL-XHAHILIN
C 2:68. Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne të na sqarojë çfarë është ajo"? Ai tha: "Ai thotë se ajo është një lopë as e vjetër (e moshuar) as e re (mëshqerë), është e mesme, zbatoni pra atë që urdhëroheni"!
2:68. Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë si duhet të jetë ajo!” Musai tha: “Ajo të jetë një lopë as plakë, as e re, por e mesme; pra, bëni atë që ju është urdhëruar!”
2:68. KALU ED’U LENA REBBEKE JUBEJJIN LENA MA HIJE KALE ‘INNEHU JEKULU ‘INNEHA BEKARETUN LA FARIDUN WE LA BIKRUN ‘AWANUN BEJNE DHALIKE FAF’ALU MA TU’UMERUNE
C 2:69. Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ngjyra e saj"! Ai tha: "Ai thotë se ajo është një lopë e verdhë, ngjyra e saj është e fortë që kënaqë shikuesit".
2:69. Ata thanë: “Lutju Zotit tënd që të na shpjegojë çfarë ngjyre të ketë ajo!” Musai tha: “Ai thotë se ajo duhet të jetë lopë me ngjyrë të verdhë të ndezur, të cilën e pëlqejnë shikuesit”.
2:69. KALU ED’U LENA REBBEKE JUBEJJIN LENA MA LEWNUHA KALE ‘INNEHU JEKULU ‘INNEHA BEKARETUN SEFRA’U FAKI’UN LEWNUHA TESURRU EN-NADHIRINE
C 2:70. Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ajo, se lopët na janë përzier (janë bërë të ngjashme) e ne do të gjejmë ta vërtetën në dashtë All-llahu"!
2:70. Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë çfarë lloji të jetë, sepse lopët të gjitha na duken njësoj e ne, në dashtë Zoti, do të udhëzohemi në rrugën e drejtë”.
2:70. KALU ED’U LENA REBBEKE JUBEJJIN LENA MA HIJE ‘INNEL-BEKARE TESHABEHE ‘ALEJNA WE ‘INNA ‘IN SHA’EL-LAHU LEMUHTEDUNE
C 2:71. Ai tha: "Ai thotë se ajo është lopë jo e lodhur duke lëruar tokën as duke ujitur bimët, ajo është pa të meta dhe në të nuk ka shenjë (ngjyrë tjetër)"! Ata thanë: "E tash na e sqarove saktë dhe e therrën atë, e për pak e lanë pa e kryer punën".
2:71. Musai tha: “Ai thotë se lopa s’duhet të jetë e lodhur nga lërimi apo nga ujitja e tokës, por të jetë e shëndoshë dhe pa asnjë të metë”. Ata thanë: “Tani na the të vërtetën”. Kështu, ata e therën lopën, por desh e lanë pa flijuar.
2:71. KALE ‘INNEHU JEKULU ‘INNEHA BEKARETUN LA DHELULUN TUTHIRUL-’ERDE WE LA TESKIL-HERTHE MUSELLEMETUN LA SHIJETE FIHA KALUL-’ANE XHI’TE BIL-HEKKI FEDHEBEHUHA WE MA KADU JEF’ALUNE