Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 4:165. Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë.
4:165. (Këta janë) të dërguar që kanë sjellë lajme të mira e kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve. Se, Allahu, është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
4:165. RUSULEN MUBESHSHIRINE WE MUNDHIRINE LI’LLA JEKUNE LILNNASI ‘ALA ELLAHI HUXHXHETUN BA’DE ER-RUSULI WE KANEL-LAHU ‘AZIZAN HEKIMÆN
C 4:166. (Jehuditë i thanë se nuk të besojmë në shpallje Muhammedit) Por All-llahu dëshmon për atë që t'u zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet, edhe engjëjtë dëshmojnë, po mjaft është All-llahu dëshmues.
4:166. Por Allahu dëshmon për atë që të ka shpallur ty (o Muhamed), se Ai ta ka shpallur atë me dijeninë e Tij; po ashtu edhe engjëjt dëshmojnë për këtë. Allahu është i mjaftueshëm si dëshmitar.
4:166. LEKINI ELLAHU JESH/HEDU BIMA ‘ENZELE ‘ILEJKE ‘ENZELEHU BI’ILMIHI WEL-MELA’IKETU JESH/HEDUNE WE KEFA BILLAHI SHEHIDEN
C 4:167. Ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, ata kanë humbur shumë larg.
4:167. Me të vërtetë, ata që kanë mohuar dhe kanë larguar njerëzit nga rruga e Allahut, ata kanë humbur larg prej udhës së drejtë.
4:167. ‘INNEL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU ‘AN SEBILI ELLAHI KAD DELLU DELALEN BA’IDAN
C 4:168. Aa që nuk besuan dhe bënë zullum, All-llahu as nuk ka për t'i falur as nuk ka për t'i drejtuar në rrugë.
4:168. Ata që nuk besojnë dhe bëjnë padrejtësi, Allahu nuk i fal, as nuk do t’i udhëzojë në kurrfarë rruge,
4:168. ‘INNEL-LEDHINE KEFERU WE DHELEMU LEM JEKUNI ELLAHU LIJEGFIRE LEHUM WE LA LIJEHDIJEHUM TERIKEN
C 4:169. Përpos rrugës së xhehennemit, në të cilin do të jenë përjetë të përsosur. E për All-llahun kjo është lehtë.
4:169. përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Dhe kjo për Allahun është e lehtë.
4:169. ‘ILLA TERIKA XHEHENNEME HALIDINE FIHA ‘EBEDEN WE KANE DHALIKE ‘ALA ELLAHI JESIRAN
C 4:170. O ju njerëz, juve u erdhi i dërguari me të vërtetën (fenë e drejtë) nga Zoti juaj, pra t'i besoni se është më e dobishme për ju. Po nëse vazhdoni ta refuzoni, ta dini se ç'ka në qiej e tokë është vetëm e All-llahut. All-llahu di (gjendjen e robëve), është më i urti.
4:170. O njerëz! I Dërguari ju ka sjellë të vërtetën nga Zoti juaj, prandaj besoni, se për ju është më mirë! E në qoftë se nuk besoni, ta dini se Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:170. JA ‘EJJUHA EN-NASU KAD XHA’EKUMU ER-RESULU BIL-HEKKI MIN RABBIKUM FE’AMINU HAJREN LEKUM WE ‘IN TEKFURU FE’INNE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE KANEL-LAHU ‘ALIMAN HEKIMÆN
C 4:171. O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: "Tre" (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.
4:171. O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën! Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, është vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Pra, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zota”! Hiqni dorë, se është më mirë për ju! Allahu është vetëm një Zot - qoftë lavdëruar Ai! Ai është tepër i lartësuar për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu mjafton për rregullimin e gjithësisë.
4:171. JA ‘EHLEL-KITABI LA TEGLU FI DINIKUM WE LA TEKULU ‘ALA ELLAHI ‘ILLAL-HEKKA ‘INNEMAL-MESIHU ‘ISA EBNU MERJEME RESULU ELLAHI WE KELIMETUHU ‘ELKAHA ‘ILA MERJEME WE RUHUN MINHU FE’AMINU BILLAHI WE RUSULIHI WE LA TEKULU THELATHETUN ENTEHU HAJREN LEKUM ‘INNEMALLAHU ‘ILEHUN WAHIDUN SUBHANEHU ‘EN JEKUNE LEHU WELEDUN LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE KEFA BILLAHI WE KILAN
C 4:172. Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se është rob i All-llahut, nuk tërhiqet as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai do t'i ringjallë dhe do t'i tubojë të gjithë pranë Tij.
4:172. Mesihu nuk do ta përbuzte kurrë që të ishte rob i Allahut, as edhe engjëjt më të afërm. Ata që e shpërfillin dhe e nënçmojnë me arrogancë adhurimin ndaj Tij, Allahu do t’i sjellë të gjithë para Vetes.
4:172. LEN JESTENKIFEL-MESIHU ‘EN JEKUNE ‘ABDEN LILLAHI WE LAL-MELA’IKETUL-MUKARREBUNE WE MEN JESTENKIF ‘AN ‘IBADETIHI WE JESTEKBIR FESEJEHSHURUHUM ‘ILEJHI XHEMI’AN
C 4:173. E përsa u përket atyre që besuan dhe vepruan mirë, atyre do tu përmbushet shpërblimi i merituar, por edhe do t'iu shtohet prej dhuntisë së Tij. Përsa i përket atyre që u tërhoqën dhe mbajtën veten kryelartë, ata do t'i ndëshkojë me një ndëshkim fort të dhëmbshëm dhe pos All-llahut nuk do t'i gjejnë vetes as mbrojtës as ndihmës.
4:173. Sa për ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Ai do t’ua plotësojë shpërblimin dhe do t’ua shtojë atë nga mirësitë e Tij. Por, ata që shpërfillin dhe mburren, do të dënohen me ndëshkim pikëllues. Ata nuk do të gjejnë për vete as mbrojtës dhe as ndihmës tjetër në vend të Allahut.
4:173. FE’EMMAL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI FEJUWEFFIHIM ‘UXHUREHUM WE JEZIDUHUM MIN FEDLIHI WE ‘EMMAL-LEDHINE ESTENKEFU WE ESTEKBERU FEJU’ADHDHIBUHUM ‘ADHABEN ‘ELIMAN WE LA JEXHIDUNE LEHUM MIN DUNI ELLAHI WELIJÆN WE LA NESIRÆN
C 4:174. O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë.
4:174. O njerëz! Me të vërtetë, juve ju ka ardhur një provë bindëse (Muhamedi a.s.) nga Zoti juaj dhe ju është zbritur një Dritë e dukshme (Kurani).
4:174. JA ‘EJJUHA EN-NASU KAD XHA’EKUM BURHANUN MIN RABBIKUM WE ‘ENZELNA ‘ILEJKUM NUREN MUBINAN
C 4:175. Ata që i besuan All-llahut dhe iu përmbajtën Atij (librit të Tij), Ai do t'i fusë në mëshirën (xhennetin) e Tij dhe do t'i gradojë e do t'i udhëzojë për në rrugë të drejtë.
4:175. Kështu, ata që besojnë Allahun dhe mbështeten fort tek Ai, (ta dinë se) Ai do t’i fusë në mëshirën dhe mirësinë e Vet dhe do t’i udhëzojë drejt Vetes përmes rrugës së drejtë.
4:175. FE’EMMAL-LEDHINE ‘AMENU BILLAHI WE A’TESEMU BIHI FESEJUDHILUHUM FI REHMETIN MINHU WE FEDLIN WE JEHDIHIM ‘ILEJHI SIRATEN MUSTEKIMAN