Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 4:162. Por ata, prej tyre që kanë thesar të diturisë, dhe besimtarët, besojnë atë që tu shpall ty dhe atë që u shpall para teje, besojnë edhe ata që e falin namazin dhe japin zeqatim dhe besimtarët në All-llahun e në jetën e ardhshme. Të tillëve do t'u japim shpërblim të madh.
4:162. Mirëpo të thelluarit në dituri prej tyre (hebrenjve) dhe besimtarët besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhamed) dhe në atë që është shpallur para teje. Posaçërisht atyre që falin namazin, atyre që ndajnë zeqatin dhe atyre që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Kiametit, me siguri do t’u japim shpërblim të madh.
4:162. LEKINI ER-RASIHUNE FIL-’ILMI MINHUM WEL-MU’UMINUNE JU’UMINUNE BIMA ‘UNZILE ‘ILEJKE WE MA ‘UNZILE MIN KABLIKE WEL-MUKIMINE ES-SELETE WEL-MU’UTUNE EZ-ZEKATE WEL-MU’UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI ‘ULA’IKE SENU’UTIHIM ‘EXHRÆN ‘ADHIMÆN
C 4:163. Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is'hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin.
4:163. Ne të frymëzuam ty (o Muhamed) me shpallje, ashtu siç frymëzuam me shpallje Nuhun dhe profetët pas tij; siç frymëzuam me shpallje edhe Ibrahimin, Ismailin, Is’hakun, Jakubin dhe bijtë e tij, Isain, Ejupin, Junusin, Harunin, Sulejmanin dhe Dautin, të cilit i dhamë Zeburin.
4:163. ‘INNA ‘EWHEJNA ‘ILEJKE KEMA ‘EWHEJNA ‘ILA NUHIN WE EN-NEBIJINE MIN BA’DIHI WE ‘EWHEJNA ‘ILA ‘IBRAHIME WE ‘ISMA’ILE WE ‘ISHAKA WE JA’KUBE WEL-’ESBATI WE ‘ISA WE ‘EJJUBE WE JUNUS WE HARUNE WE SULEJMANE WE ‘ATEJNA DAWUDE ZEBUREN
C 4:164. Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta, dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem, e Musait i foli All-llahu me fjalë.
4:164. Për disa të dërguar të kemi treguar më parë dhe për disa të tjerë nuk të kemi treguar ty. Sa i takon Musait, Allahu i ka folur atij drejtpërdrejt.
4:164. WE RUSULEN KAD KASESNAHUM ‘ALEJKE MIN KABLU WE RUSULAN LEM NEKSUSHUM ‘ALEJKE WE KELLEMEL-LAHU MUSA TEKLIMÆN
C 4:165. Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë.
4:165. (Këta janë) të dërguar që kanë sjellë lajme të mira e kanë paralajmëruar, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve. Se, Allahu, është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
4:165. RUSULEN MUBESHSHIRINE WE MUNDHIRINE LI’LLA JEKUNE LILNNASI ‘ALA ELLAHI HUXHXHETUN BA’DE ER-RUSULI WE KANEL-LAHU ‘AZIZAN HEKIMÆN
C 4:166. (Jehuditë i thanë se nuk të besojmë në shpallje Muhammedit) Por All-llahu dëshmon për atë që t'u zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet, edhe engjëjtë dëshmojnë, po mjaft është All-llahu dëshmues.
4:166. Por Allahu dëshmon për atë që të ka shpallur ty (o Muhamed), se Ai ta ka shpallur atë me dijeninë e Tij; po ashtu edhe engjëjt dëshmojnë për këtë. Allahu është i mjaftueshëm si dëshmitar.
4:166. LEKINI ELLAHU JESH/HEDU BIMA ‘ENZELE ‘ILEJKE ‘ENZELEHU BI’ILMIHI WEL-MELA’IKETU JESH/HEDUNE WE KEFA BILLAHI SHEHIDEN
C 4:167. Ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, ata kanë humbur shumë larg.
4:167. Me të vërtetë, ata që kanë mohuar dhe kanë larguar njerëzit nga rruga e Allahut, ata kanë humbur larg prej udhës së drejtë.
4:167. ‘INNEL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU ‘AN SEBILI ELLAHI KAD DELLU DELALEN BA’IDAN
C 4:168. Aa që nuk besuan dhe bënë zullum, All-llahu as nuk ka për t'i falur as nuk ka për t'i drejtuar në rrugë.
4:168. Ata që nuk besojnë dhe bëjnë padrejtësi, Allahu nuk i fal, as nuk do t’i udhëzojë në kurrfarë rruge,
4:168. ‘INNEL-LEDHINE KEFERU WE DHELEMU LEM JEKUNI ELLAHU LIJEGFIRE LEHUM WE LA LIJEHDIJEHUM TERIKEN
C 4:169. Përpos rrugës së xhehennemit, në të cilin do të jenë përjetë të përsosur. E për All-llahun kjo është lehtë.
4:169. përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Dhe kjo për Allahun është e lehtë.
4:169. ‘ILLA TERIKA XHEHENNEME HALIDINE FIHA ‘EBEDEN WE KANE DHALIKE ‘ALA ELLAHI JESIRAN
C 4:170. O ju njerëz, juve u erdhi i dërguari me të vërtetën (fenë e drejtë) nga Zoti juaj, pra t'i besoni se është më e dobishme për ju. Po nëse vazhdoni ta refuzoni, ta dini se ç'ka në qiej e tokë është vetëm e All-llahut. All-llahu di (gjendjen e robëve), është më i urti.
4:170. O njerëz! I Dërguari ju ka sjellë të vërtetën nga Zoti juaj, prandaj besoni, se për ju është më mirë! E në qoftë se nuk besoni, ta dini se Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:170. JA ‘EJJUHA EN-NASU KAD XHA’EKUMU ER-RESULU BIL-HEKKI MIN RABBIKUM FE’AMINU HAJREN LEKUM WE ‘IN TEKFURU FE’INNE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE KANEL-LAHU ‘ALIMAN HEKIMÆN
C 4:171. O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: "Tre" (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.
4:171. O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën! Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, është vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Pra, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zota”! Hiqni dorë, se është më mirë për ju! Allahu është vetëm një Zot - qoftë lavdëruar Ai! Ai është tepër i lartësuar për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu mjafton për rregullimin e gjithësisë.
4:171. JA ‘EHLEL-KITABI LA TEGLU FI DINIKUM WE LA TEKULU ‘ALA ELLAHI ‘ILLAL-HEKKA ‘INNEMAL-MESIHU ‘ISA EBNU MERJEME RESULU ELLAHI WE KELIMETUHU ‘ELKAHA ‘ILA MERJEME WE RUHUN MINHU FE’AMINU BILLAHI WE RUSULIHI WE LA TEKULU THELATHETUN ENTEHU HAJREN LEKUM ‘INNEMALLAHU ‘ILEHUN WAHIDUN SUBHANEHU ‘EN JEKUNE LEHU WELEDUN LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE KEFA BILLAHI WE KILAN
C 4:172. Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se është rob i All-llahut, nuk tërhiqet as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai do t'i ringjallë dhe do t'i tubojë të gjithë pranë Tij.
4:172. Mesihu nuk do ta përbuzte kurrë që të ishte rob i Allahut, as edhe engjëjt më të afërm. Ata që e shpërfillin dhe e nënçmojnë me arrogancë adhurimin ndaj Tij, Allahu do t’i sjellë të gjithë para Vetes.
4:172. LEN JESTENKIFEL-MESIHU ‘EN JEKUNE ‘ABDEN LILLAHI WE LAL-MELA’IKETUL-MUKARREBUNE WE MEN JESTENKIF ‘AN ‘IBADETIHI WE JESTEKBIR FESEJEHSHURUHUM ‘ILEJHI XHEMI’AN