Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 4:148. All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqia përveç (publikimit) të atij që i është bërë padrejt. All-llahu është dëgjues, i dijshëm.
4:148. Allahu nuk do që të thuhen hapur fjalë të këqija, përveçse nga të dëmtuarit. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.
4:148. LA JUHIBBU ELLAHUL-XHEHRE BIS-SU’I MINEL-KAWLI ‘ILLA MEN DHULIME WE KANEL-LAHU SEMI’EN ‘ALIMAN
C 4:149. Nëse publikoni ndonjë të mirë ose e fshihni atë, ose i falni ndonjë të keqe (dikujt), All-llahu i plotfuqishëm falë shumë.
4:149. Në qoftë se ju bëni ndonjë vepër të mirë haptazi ose fshehurazi ose falni ndonjë vepër të keqe, Allahu është Falës i madh dhe i Plotfuqishëm.
4:149. ‘IN TUBDU HAJREN ‘EW TUHFUHU ‘EW TA’FU ‘AN SU’IN FE’INNALL-LLAHE KANE ‘AFUWAN KADIRÆN
C 4:150. S'ka dyshim se ata që nuk besojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: "Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë" e mes këtij duam të marrin një rrugë.
4:150. Vërtet, ata që mohojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe dëshirojnë të ndajnë Allahun nga të dërguarit e Tij, duke thënë: “Ne disa i besojmë e disa nuk i besojmë” dhe duke dashur që kështu të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme,
4:150. ‘INNEL-LEDHINE JEKFURUNE BILLAHI WE RUSULIHI WE JURIDUNE ‘EN JUFERRIKU BEJNEL-LAHI WE RUSULIHI WE JEKULUNE NU’UMINU BIBA’DIN WE NEKFURU BIBA’DIN WE JURIDUNE ‘EN JETTEHIDHU BEJNE DHALIKE SEBILEN
C 4:151. Të tillët lanë jobesimtarët e vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për jobesimtarët.
4:151. pikërisht ata janë mohuesit e vërtetë. Ne kemi përgatitur dënim poshtërues për mohuesit.
4:151. ‘ULA’IKE HUMUL-KAFIRUNE HEKKEN WE ‘A’TEDNA LILKAFIRINE ‘ADHABAN MUHINÆN
C 4:152. E ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe nuk bënë kurrfarë dallimi në asnjë prej tyre, të tillëve do t'u jepet shpërblim i merituar. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
4:152. Ndërsa atyre që besojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe nuk bëjnë dallim mes asnjërit prej tyre, Ai do t’u japë shpërblimin (e premtuar). Se Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
4:152. WEL-LEDHINE ‘AMENU BILLAHI WE RUSULIHI WE LEM JUFERRIKU BEJNE ‘EHEDIN MINHUM ‘ULA’IKE SEWFE JU’UTIHIM ‘UXHUREHUM WE KANEL-LAHU GAFUREN REHIMAN
C 4:153. Ithtarët e librit (jehuditë) kërkojnë prej teje t'u sjellësh një libër (komplet) nga qielli. Po ata patën kërkuar prej Musait edhe më tepër e i patën thënë: "Dëftona Zotin sheshas" (ta shohim me sy) e për shkak të mizorisë së tyre i kapi rrufeja. Mandej edhe pasi që iu patën shfaqur atyre mrekulli të qarta, ata adhuruan viçin. Ne u patëm falur atë, e Musait i dhamë argumente të forta.
4:153. Ithtarët e Librit kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t’u zbresësh një libër prej qiellit. Në fakt, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe (duke i thënë): “Na e trego Allahun haptazi!” Atëherë i shkatërroi rrufeja, për shkak të poshtërsisë që bënë. Pastaj zgjodhën viçin (për adhurim) pas shenjave të qarta që iu patën ardhur. Ne ua falëm atë dhe i dhamë Musait pushtet të dukshëm.
4:153. JES’ELUKE ‘EHLUL-KITABI ‘EN TUNEZZILE ‘ALEJHIM KITABEN MINE ES-SEMA’I FEKAD SE’ELU MUSA ‘EKBERE MIN DHALIKE FEKALU ‘ERINA ELLAHE XHEHRETEN FE’EHADHET/HUMU ES-SA’IKATU BIDHULMIHIM THUMME ETTEHADHUL-’IXHLE MIN BA’DI MA XHA’ET/HUMUL-BEJJINATU FE’AFEWNA ‘AN DHALIKE WE ‘ATEJNA MUSA SULTANAN MUBINÆN
C 4:154. Ne ngritëm mbi ta (bregun) Tur'in pse ishin zotuar (ta pranojnë Tevratin), u patëm thënë: "Hyni në derë (të bejtul mukaddesit) të përulur, dhe u patëm thënë: "Mos e thyeni të shtunën" (mos gjuani peshk). Ashtu Ne patëm marrë prej tyre besë të fortë.
4:154. Ne ngritëm mbi ata malin Tur, sipas besëlidhjes me ta. Pastaj u thamë: “Hyni në portë duke u përulur” dhe “Mos e shkelni Sabatin!” dhe morëm nga ata një besë të fortë.
4:154. WE REFA’NA FEWKAHUMUT-TURE BIMITHAKIHIM WE KULNA LEHUM EDHULUL-BABE SUXHXHEDEN WE KULNA LEHUMU LA TA’DU FI ES-SEBTI WE ‘EHADHNA MINHUM MITHAKAN GALIDHÆN
C 4:155. Dhe për shkak të thyerjes së besës së dhënë, të mohimit të ajeteve (shpalljes) të All-llahut, të mbytjes së pejgamberëve pa kurrfarë të drejtë dhe thënies së tyre: "Zemrat tona janë të mbuluara" (me perde). Jo, por për shkak të mohimit të tyre All-llahu ua vulosi ato (zemrat), e nuk besojnë prej tyre vetëm pakkush.
4:155. (Ne i mallkuam ata) për shkak të shkeljes së besëlidhjes nga ana e tyre, për shkak të mohimit që i bënë shpalljeve të Allahut, për shkak të vrasjes së profetëve pa kurrfarë të drejte dhe për thënien e tyre: “Zemrat tona janë të mbyllura në këllëf (prandaj s’i kuptojmë fjalët e Profetëve)”. Nuk është kështu, por Allahu ua ka vulosur ato për shkak të mohimit të tyre, prandaj pak prej tyre besojnë.
4:155. FEBIMA NEKDIHIM MITHAKAHUM WE KUFRIHIM BI’AJATI ELLAHI WE KATLIHIMUL-’ENBIJA’E BIGAJRI HEKKIN WE KAWLIHIM KULUBUNA GULFUN BEL TEBE’ALLAHU ‘ALEJHA BIKUFRIHIM FELA JU’UMINUNE ‘ILLA KALILEN
C 4:156. Edhe për shkak të mosbesimit dhe të thënies së tyre shpifëse kundër Merjemes;
4:156. (I mallkuam ata) për shkak të mosbesimit të tyre (ndaj Isait a.s.), për shkak të shpifjeve të mëdha që thanë kundër Merjemes
4:156. WE BIKUFRIHIM WE KAWLIHIM ‘ALA MERJEME BUHTANEN ‘ADHIMAN
C 4:157. Madje për shkak të thënies së tyre: "Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut". Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.
4:157. dhe për fjalët e tyre: “Ne e vramë Mesihun – Isain, të birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut”. Por, ata as e vranë, as e kryqëzuan, por ashtu u është dukur. Ata që nuk u pajtuan për çështjen e tij, me siguri që gjenden në dyshim për të. Ata nuk kanë ditur kurrgjë për të, por vetëm kanë hamendësuar. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë vrarë,
4:157. WE KAWLIHIM ‘INNA KATELNAL-MESIHE ‘ISA EBNE MERJEME RESULEL-LAHI WE MA KATELUHU WE MA SELEBUHU WE LEKIN SHUBBIHE LEHUM WE ‘INNEL-LEDHINE EHTELEFU FIHI LEFI SHEKKIN MINHU MA LEHUM BIHI MIN ‘ILMIN ‘ILLA ETTIBA’A EDH-DHENNI WE MA KATELUHU JEKINEN
C 4:158. Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i poltfuqishëm, i dijshëm.
4:158. por, Allahu e ka ngritur pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
4:158. BEL REFE’AHU ELLAHU ‘ILEJHI WE KANEL-LAHU ‘AZIZEN HEKIMAN