Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 4:143. Ata janë të luhatshëm ndërmjet atij dhe atij (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë as me ata (me besimtarët) as me ata (me jobesimtarët). Po atë që e mposht All-llahu, ti nuk mund të gjesh shpëtim për te.
4:143. Luhaten në mëdyshje, - nuk janë as me këta, as me ata. Këdo që Allahu shpie në humbje, ti (o Muhamed!) nuk do të mundesh t’ia gjesh rrugën.
4:143. MUDHEBDHEBINE BEJNE DHALIKE LA ‘ILA HA’UULA’ WE LA ‘ILA HA’UULA’ WE MEN JUDLILI ELLAHU FELEN TEXHIDE LEHU SEBILEN
C 4:144. O ju që besuat, mos i zini miq jobesimtarët e t'i lini manash besimtarët! A doni t'i sillni All-llahut argument të qartë kundër vetës!
4:144. O besimtarë! Mos i zgjidhni mohuesit për miq - në vend të besimtarëve! A mos vallë doni t’i jepni Allahut dëshmi të qartë kundër vetvetes?
4:144. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TETTEHIDHUL-KAFIRINE ‘EWLIJA’E MIN DUNIL-MU’UMININE ‘ETURIDUNE ‘EN TEXH’ALU LILLAHI ‘ALEJKUM SULTANEN MUBINAN
C 4:145. S'ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës,
4:145. Pa dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të Xhehenemit dhe ti kurrsesi nuk do t’u gjesh atyre ndihmës.
4:145. ‘INNEL-MUNAFIKINE FI ED-DERKIL-’ESFELI MINE EN-NARI WE LEN TEXHIDE LEHUM NESIREN
C 4:146. Përveq atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut (mësimeve të Tij) dhe praktikojnë sinqerisht fenë e tyre për All-llahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e All-llahu ka për t'iu dhënë besimtarëve shprblim të madh.
4:146. Por ata që pendohen, përmirësohen, mbështeten fort tek Allahu dhe që besimin e tyre e kanë sinqerisht vetëm për Allahun, do të jenë me besimtarët e vërtetë. Allahu do t’u japë shpërblim të madh besimtarëve.
4:146. ‘ILLAL-LEDHINE TABU WE ‘ESLEHU WE A’TESEMU BILLAHI WE ‘EHLESU DINEHUM LILLAHI FE’ULA’IKE ME’AL-MU’UMININE WE SEWFE JU’UTI ELLAHUL-MU’UMININE ‘EXHREN ‘ADHIMAN
C 4:147. Çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk i shton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm.
4:147. Përse t’ju ndëshkojë Allahu, nëse ju e falënderoni dhe e besoni?! Allahu është Mirënjohës dhe i Gjithëdijshëm.
4:147. MA JEF’ALU ELLAHU BI’ADHABIKUM ‘IN SHEKERTUM WE ‘AMENTUM WE KANEL-LAHU SHAKIREN ‘ALIMAN
C 4:148. All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqia përveç (publikimit) të atij që i është bërë padrejt. All-llahu është dëgjues, i dijshëm.
4:148. Allahu nuk do që të thuhen hapur fjalë të këqija, përveçse nga të dëmtuarit. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.
4:148. LA JUHIBBU ELLAHUL-XHEHRE BIS-SU’I MINEL-KAWLI ‘ILLA MEN DHULIME WE KANEL-LAHU SEMI’EN ‘ALIMAN
C 4:149. Nëse publikoni ndonjë të mirë ose e fshihni atë, ose i falni ndonjë të keqe (dikujt), All-llahu i plotfuqishëm falë shumë.
4:149. Në qoftë se ju bëni ndonjë vepër të mirë haptazi ose fshehurazi ose falni ndonjë vepër të keqe, Allahu është Falës i madh dhe i Plotfuqishëm.
4:149. ‘IN TUBDU HAJREN ‘EW TUHFUHU ‘EW TA’FU ‘AN SU’IN FE’INNALL-LLAHE KANE ‘AFUWAN KADIRÆN
C 4:150. S'ka dyshim se ata që nuk besojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: "Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë" e mes këtij duam të marrin një rrugë.
4:150. Vërtet, ata që mohojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe dëshirojnë të ndajnë Allahun nga të dërguarit e Tij, duke thënë: “Ne disa i besojmë e disa nuk i besojmë” dhe duke dashur që kështu të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme,
4:150. ‘INNEL-LEDHINE JEKFURUNE BILLAHI WE RUSULIHI WE JURIDUNE ‘EN JUFERRIKU BEJNEL-LAHI WE RUSULIHI WE JEKULUNE NU’UMINU BIBA’DIN WE NEKFURU BIBA’DIN WE JURIDUNE ‘EN JETTEHIDHU BEJNE DHALIKE SEBILEN
C 4:151. Të tillët lanë jobesimtarët e vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për jobesimtarët.
4:151. pikërisht ata janë mohuesit e vërtetë. Ne kemi përgatitur dënim poshtërues për mohuesit.
4:151. ‘ULA’IKE HUMUL-KAFIRUNE HEKKEN WE ‘A’TEDNA LILKAFIRINE ‘ADHABAN MUHINÆN
C 4:152. E ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe nuk bënë kurrfarë dallimi në asnjë prej tyre, të tillëve do t'u jepet shpërblim i merituar. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
4:152. Ndërsa atyre që besojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe nuk bëjnë dallim mes asnjërit prej tyre, Ai do t’u japë shpërblimin (e premtuar). Se Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
4:152. WEL-LEDHINE ‘AMENU BILLAHI WE RUSULIHI WE LEM JUFERRIKU BEJNE ‘EHEDIN MINHUM ‘ULA’IKE SEWFE JU’UTIHIM ‘UXHUREHUM WE KANEL-LAHU GAFUREN REHIMAN
C 4:153. Ithtarët e librit (jehuditë) kërkojnë prej teje t'u sjellësh një libër (komplet) nga qielli. Po ata patën kërkuar prej Musait edhe më tepër e i patën thënë: "Dëftona Zotin sheshas" (ta shohim me sy) e për shkak të mizorisë së tyre i kapi rrufeja. Mandej edhe pasi që iu patën shfaqur atyre mrekulli të qarta, ata adhuruan viçin. Ne u patëm falur atë, e Musait i dhamë argumente të forta.
4:153. Ithtarët e Librit kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t’u zbresësh një libër prej qiellit. Në fakt, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe (duke i thënë): “Na e trego Allahun haptazi!” Atëherë i shkatërroi rrufeja, për shkak të poshtërsisë që bënë. Pastaj zgjodhën viçin (për adhurim) pas shenjave të qarta që iu patën ardhur. Ne ua falëm atë dhe i dhamë Musait pushtet të dukshëm.
4:153. JES’ELUKE ‘EHLUL-KITABI ‘EN TUNEZZILE ‘ALEJHIM KITABEN MINE ES-SEMA’I FEKAD SE’ELU MUSA ‘EKBERE MIN DHALIKE FEKALU ‘ERINA ELLAHE XHEHRETEN FE’EHADHET/HUMU ES-SA’IKATU BIDHULMIHIM THUMME ETTEHADHUL-’IXHLE MIN BA’DI MA XHA’ET/HUMUL-BEJJINATU FE’AFEWNA ‘AN DHALIKE WE ‘ATEJNA MUSA SULTANAN MUBINÆN