Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 4:25. Dhe kush nuk ka prej jush mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me ato besimtare tuaja që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). All-llahu di më së miri për besimin tuaj. Ju jeni nga njëri- tjetri (të një origjine). Pra, martohuni me ato (robëresha) e me lejen e të zotërve të tyre dhe jepuani kurorën në mënyrë të drejtë, (zgjidhni) të ndershme e jo prostitute të hapta apo të fshehta. E kur të jenë të martuara ato, nëse bëjnë ndonjë punë të turpshme, ndëshkimi kundër tyre është sa gjysma e atij të grave të lira (jo robëresha). Kjo (martesë me robëresha) është e lejuar për ata që i frikësohen imoralitetit, por të jeni të durueshëm, është më mirë për ju. All-llahu është mirëdashës, mëshirëplotë.
4:25. Cilido nga ju që nuk mund të martohet me gra të lira besimtare, për shkaqe të vështira materiale, le të martohet me një vajzë besimtare që gjendet nën pushtetin tuaj (robëreshë) - e Allahu e di më së miri besimin tuaj -, se jeni nga njëri-tjetri. Martohuni me to me lejen e pronarëve të tyre. Jepuni dhuratat si është e zakonshme për gra të ndershme e jo imorale të hapura apo të fshehta, që jetojnë me dashnor. Nëse ato, pasi të martohen, bëjnë kurvëri, dënimi i tyre është për gjysmë me dënimin e grave të lira (të pamartuara). Kjo është për ata nga ju, që kanë frikë se do të bëjnë gabim (kurvëri). Nëse përmbaheni, kjo është edhe më mirë! Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
4:25. WE MEN LEM JESTETI’ MINKUM TEWLEN ‘EN JENKIHEL-MUHSENATIL-MU’UMINATI FEMIN MA MELEKET ‘EJMANUKUM MIN FETEJATIKUMUL-MU’UMINATI WEL-LAHU ‘A’LEMU BI’IMANIKUM BA’DUKUM MIN BA’DIN FANKIHUHUNNE BI’IDHNI ‘EHLIHINNE WE ‘ATUHUNNE ‘UXHUREHUNNE BIL-MA’RUFI MUHSENATIN GAJRE MUSAFIHATIN WE LA MUTTEHIDHATI ‘EHDANIN FE’IDHA ‘UHSINNE FE’IN ‘ETEJNE BIFAHISHETIN FE’ALEJHINNE NISFU MA ‘ALEL-MUHSENATI MINEL-’ADHABI DHALIKE LIMEN HASHIJEL-’ANETE MINKUM WE ‘EN TESBIRU HAJRUN LEKUM WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C 4:26. All-llahu dëshiron t'ju sqarojë çështjet e t'ju drejtojë në rrugën e atyre që ishin para jush (pejgamberët) dhe t'ju pranojë pendimin. All-llahu e di më së miri gjendjen e robërve dhe është më i urti.
4:26. Allahu dëshiron që t’ju sqarojë, t’ju udhëzojë në rrugën e të dërguarve të mëparshëm dhe t’jua pranojë pendimet tuaja. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:26. JURIDU ELLAHU LIJUBEJJINE LEKUM WE JEHDIJEKUM SUNENEL-LEDHINE MIN KABLIKUM WE JETUBE ‘ALEJKUM WEL-LAHU ‘ALIMUN HEKIMUN
C 4:27. All-llahu dëshiron t'ju pranojë pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeni në tërësi (nga rruga e drejtë).
4:27. Allahu dëshiron që t’jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë.
4:27. WEL-LAHU JURIDU ‘EN JETUBE ‘ALEJKUM WE JURIDUL-LEDHINE JETTEBI’UNE ESH-SHEHEWATI ‘EN TEMILU MEJLEN ‘ADHIMAN
C 4:28. All-llahu dëshiron t'ju lehtësoj (dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për t'u përballuar epsheve).
4:28. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë (barrët), pasi njeriu është krijuar si një qenie e pafuqishme.
4:28. JURIDU ELLAHU ‘EN JUHAFFIFE ‘ANKUM WE HULIKAL-’INSANU DA’IFEN
C 4:29. O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.
4:29. O besimtarë, mos e përvetësoni pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme, përveç rastit kur ajo është tregti me pëlqim të dyanshëm dhe mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju.
4:29. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TE’KULU ‘EMWALEKUM BEJNEKUM BIL-BATILI ‘ILLA ‘EN TEKUNE TIXHARETEN ‘AN TERADIN MINKUM WE LA TEKTULU ‘ENFUSEKUM ‘INNALL-LLAHE KANE BIKUM REHIMEN
C 4:30. Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hudhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është leht për All-llahun.
4:30. Këdo prej jush që e bën këtë përdhunisht dhe padrejtësisht, Ne, pa dyshim, do ta hedhim në zjarr. Kjo është shumë e lehtë për Allahun.
4:30. WE MEN JEF’AL DHALIKE ‘UDWANEN WE DHULMAN FESEWFE NUSLIHI NARÆN WE KANE DHALIKE ‘ALA ELLAHI JESIRÆN
C 4:31. Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.
4:31. Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiem në një vend të nderuar.
4:31. ‘IN TEXHTENIBU KEBA’IRE MA TUNHEWNE ‘ANHU NUKEFFIR ‘ANKUM SEJJI’ATIKUM WE NUDHILKUM MUDHALEN KERIMAN
C 4:32. Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send.
4:32. Mos i lakmoni ato gjëra, me anë të të cilave Allahu i ka bërë disa nga ju të dallohen mbi të tjerët: meshkujt do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar e po ashtu edhe femrat do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar. Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij. Vërtet, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
4:32. WE LA TETEMENNEW MA FEDDELEL-LAHU BIHI BA’DEKUM ‘ALA BA’DIN LILRRIXHALI NESIBUN MIMMA EKTESEBU WE LILNNISA’I NESIBUN MIMMA EKTESEBNE WE ES’ELU ELLAHE MIN FEDLIHI ‘INNALL-LLAHE KANE BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMEN
C 4:33. Ne u kemi caktuar për secilin trashëgimtarë, pjesën e pasurisë që e lënë prindërit ose të afërmit. E atyre që ju keni premtuar, jepuani pjesën ë tyre. All-llahu është dëshmues mbi çdo send.
4:33. Gjithkujt Ne i kemi caktuar trashëgimtarët për çdo gjë që lënë prindërit ose të afërmit, ndërsa atyre me të cilët keni bërë marrëveshje, jepuni pjesën e vet. Sigurisht që Allahu është dëshmitar për çdo gjë.
4:33. WE LIKULLIN XHE’ALNA MEWALIJE MIMMA TEREKEL-WALIDANI WEL-’EKREBUNE WEL-LEDHINE ‘AKADET ‘EJMANUKUM FE’ATUHUM NESIBEHUM ‘INNALL-LLAHE KANE ‘ALA KULLI SHEJ’IN SHEHIDEN
C 4:34. Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.
4:34. Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre. Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu. Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas). Por, nëse ato ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më. Allahu, me të vërtetë, është i Lartësuar dhe i Madhëruar!
4:34. ER-RIXHALU KAWWAMUNE ‘ALA EN-NISA’ BIMA FEDDELEL-LAHU BA’DEHUM ‘ALA BA’DIN WE BIMA ‘ENFEKU MIN ‘EMWALIHIM FALSSALIHATU KANITATUN HAFIDHATUN LILGAJBI BIMA HEFIDHEL-LAHU WEL-LATI TEHAFUNE NUSHUZEHUNNE FA’IDHUHUNNE WE EHXHURUHUNNE FIL-MEDAXHI’I WE EDRIBUHUNNE FE’IN ‘ETA’NEKUM FELA TEBGU ‘ALEJHINNE SEBILEN ‘INNALL-LLAHE KANE ‘ALIJAN KEBIRÆN
C 4:35. Nëse i frikësoheni përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, All-llahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas). All-llahu është i dijëshëm, është njohës i mirë.
4:35. Nëse i druheni ndarjes midis burrit e gruas, atëherë caktoni një ndërmjetës nga ana e burrit dhe një nga ana e gruas. Në qoftë se ata dëshirojnë paqësim, Allahu sjell marrëveshje midis tyre. Allahu, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i di të gjitha qëllimet.
4:35. WE ‘IN HIFTUM SHIKAKA BEJNIHIMA FAB’ATHU HEKEMEN MIN ‘EHLIHI WE HEKEMAN MIN ‘EHLIHA ‘IN JURIDA ‘ISLAHÆN JUWEFFIKI ELLAHU BEJNEHUMA ‘INNALL-LLAHE KANE ‘ALIMÆN HABIRÆN