U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
4:23.
U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e vëllaut, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk ken pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s'ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijëve të adoptuar), dhe të bashkoni (përnjeherë në një niqah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, All-llahu falë shumë, është mëshirues i madh.
4:23.
Ju ndalohet martesa me nënat tuaja, me bijat tuaja, me motrat tuaja, me hallat tuaja, me tezet tuaja, me bijat e vëllezërve dhe bijat e motrave, me nënat (gratë) që ju kanë dhënë gji, me motrat tuaja, që kanë thithur prej një gjiri, me nënat e grave tuaja, me vajzën e gruas suaj që gjendet nën kujdestarinë tuaj, nëse me atë grua keni pasur marrëdhënie bashkëshortore; e, nëse nuk keni pasur marrëdhënie bashkëshortore, atëherë nuk ka pengesa. Ju ndalohet martesa me gratë e bijve tuaj dhe t’i bashkoni dy motra, përveç rasteve që tashmë kanë kaluar. Pa dyshim, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
4:23.
HURRIMET ‘ALEJKUM ‘UMMEHATUKUM WE BENATUKUM WE ‘EHAWATUKUM WE ‘AMMATUKUM WE HALATUKUM WE BENATUL-’EHI WE BENATUL-’UHTI WE ‘UMMEHATUKUMUL-LATI ‘ERDA’NEKUM WE ‘EHAWATUKUM MINE ER-REDA’ATI WE ‘UMMEHATU NISA’IKUM WE REBA’IBUKUMUL-LATI FI HUXHURIKUM MIN NISA’IKUMUL-LATI DEHALTUM BIHINNE FE’IN LEM TEKUNU DEHALTUM BIHINNE FELA XHUNAHE ‘ALEJKUM WE HELA’ILU ‘EBNA’IKUMUL-LEDHINE MIN ‘ESLABIKUM WE ‘EN TEXHMA’U BEJNEL-’UHTEJNI ‘ILLA MA KAD SELEFE ‘INNALL-LLAHE KANE GAFUREN REHIMAN
C
4:24.
(Nuk u lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e luftës). (Ky është) obligim mbi ju nga All-llahu. U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tjerat që t'i merrni me pasurinë tuaj (me niqah) duke pasur për qëllim bashkëshortësi e jo prostitucion. E për atë që përjetuat ju nga ato (gratë me të cilat patët kurorë), jepuani shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim. E nuk ka pengesë për ju, pas përcaktimit (të niqahut), në atë që ju pëlqeni mes vete. All-llahu është i gjithëdijshmi, i urti.
4:24.
(Ju ndalohet martesa) edhe me gratë që gjenden nën kurorë, përveç atyre që i zini robëresha. Ky është urdhri i Allahut. Ju janë lejuar të tjerat, me kusht që t’i kërkoni me pasurinë tuaj për martesë e jo për jetë të përkohshme. Grave, me të cilat kaloni jetë bashkëshortore, jepuni dhuratat e detyrueshme (për jetesë). S’ka gjynah për ju, me pëlqimin e të dyja palëve, që ta shtoni apo ta pakësoni sasinë e dhuratës së premtuar. Se, Allahu, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:24.
WEL-MUHSENATU MINE EN-NISA’ ‘ILLA MA MELEKET ‘EJMANUKUM KITABEL-LAHI ‘ALEJKUM WE ‘UHILLE LEKUM MA WERA’E DHALIKUM ‘EN TEBTEGU BI’EMWALIKUM MUHSININE GAJRE MUSAFIHINE FEMA ESTEMTA’TUM BIHI MINHUNNE FE’ATUHUNNE ‘UXHUREHUNNE FERIDETEN WE LA XHUNAHE ‘ALEJKUM FIMA TERADEJTUM BIHI MIN BA’DIL-FERIDETI ‘INNALL-LLAHE KANE ‘ALIMEN HEKIMAN
C
4:25.
Dhe kush nuk ka prej jush mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me ato besimtare tuaja që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). All-llahu di më së miri për besimin tuaj. Ju jeni nga njëri- tjetri (të një origjine). Pra, martohuni me ato (robëresha) e me lejen e të zotërve të tyre dhe jepuani kurorën në mënyrë të drejtë, (zgjidhni) të ndershme e jo prostitute të hapta apo të fshehta. E kur të jenë të martuara ato, nëse bëjnë ndonjë punë të turpshme, ndëshkimi kundër tyre është sa gjysma e atij të grave të lira (jo robëresha). Kjo (martesë me robëresha) është e lejuar për ata që i frikësohen imoralitetit, por të jeni të durueshëm, është më mirë për ju. All-llahu është mirëdashës, mëshirëplotë.
4:25.
Cilido nga ju që nuk mund të martohet me gra të lira besimtare, për shkaqe të vështira materiale, le të martohet me një vajzë besimtare që gjendet nën pushtetin tuaj (robëreshë) - e Allahu e di më së miri besimin tuaj -, se jeni nga njëri-tjetri. Martohuni me to me lejen e pronarëve të tyre. Jepuni dhuratat si është e zakonshme për gra të ndershme e jo imorale të hapura apo të fshehta, që jetojnë me dashnor. Nëse ato, pasi të martohen, bëjnë kurvëri, dënimi i tyre është për gjysmë me dënimin e grave të lira (të pamartuara). Kjo është për ata nga ju, që kanë frikë se do të bëjnë gabim (kurvëri). Nëse përmbaheni, kjo është edhe më mirë! Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
4:25.
WE MEN LEM JESTETI’ MINKUM TEWLEN ‘EN JENKIHEL-MUHSENATIL-MU’UMINATI FEMIN MA MELEKET ‘EJMANUKUM MIN FETEJATIKUMUL-MU’UMINATI WEL-LAHU ‘A’LEMU BI’IMANIKUM BA’DUKUM MIN BA’DIN FANKIHUHUNNE BI’IDHNI ‘EHLIHINNE WE ‘ATUHUNNE ‘UXHUREHUNNE BIL-MA’RUFI MUHSENATIN GAJRE MUSAFIHATIN WE LA MUTTEHIDHATI ‘EHDANIN FE’IDHA ‘UHSINNE FE’IN ‘ETEJNE BIFAHISHETIN FE’ALEJHINNE NISFU MA ‘ALEL-MUHSENATI MINEL-’ADHABI DHALIKE LIMEN HASHIJEL-’ANETE MINKUM WE ‘EN TESBIRU HAJRUN LEKUM WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C
4:26.
All-llahu dëshiron t'ju sqarojë çështjet e t'ju drejtojë në rrugën e atyre që ishin para jush (pejgamberët) dhe t'ju pranojë pendimin. All-llahu e di më së miri gjendjen e robërve dhe është më i urti.
4:26.
Allahu dëshiron që t’ju sqarojë, t’ju udhëzojë në rrugën e të dërguarve të mëparshëm dhe t’jua pranojë pendimet tuaja. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:26.
JURIDU ELLAHU LIJUBEJJINE LEKUM WE JEHDIJEKUM SUNENEL-LEDHINE MIN KABLIKUM WE JETUBE ‘ALEJKUM WEL-LAHU ‘ALIMUN HEKIMUN
C
4:27.
All-llahu dëshiron t'ju pranojë pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeni në tërësi (nga rruga e drejtë).
4:27.
Allahu dëshiron që t’jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë.
4:27.
WEL-LAHU JURIDU ‘EN JETUBE ‘ALEJKUM WE JURIDUL-LEDHINE JETTEBI’UNE ESH-SHEHEWATI ‘EN TEMILU MEJLEN ‘ADHIMAN
C
4:28.
All-llahu dëshiron t'ju lehtësoj (dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për t'u përballuar epsheve).
4:28.
Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë (barrët), pasi njeriu është krijuar si një qenie e pafuqishme.
4:28.
JURIDU ELLAHU ‘EN JUHAFFIFE ‘ANKUM WE HULIKAL-’INSANU DA’IFEN
C
4:29.
O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.
4:29.
O besimtarë, mos e përvetësoni pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme, përveç rastit kur ajo është tregti me pëlqim të dyanshëm dhe mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju.
4:29.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TE’KULU ‘EMWALEKUM BEJNEKUM BIL-BATILI ‘ILLA ‘EN TEKUNE TIXHARETEN ‘AN TERADIN MINKUM WE LA TEKTULU ‘ENFUSEKUM ‘INNALL-LLAHE KANE BIKUM REHIMEN
C
4:30.
Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hudhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është leht për All-llahun.
4:30.
Këdo prej jush që e bën këtë përdhunisht dhe padrejtësisht, Ne, pa dyshim, do ta hedhim në zjarr. Kjo është shumë e lehtë për Allahun.
4:30.
WE MEN JEF’AL DHALIKE ‘UDWANEN WE DHULMAN FESEWFE NUSLIHI NARÆN WE KANE DHALIKE ‘ALA ELLAHI JESIRÆN
C
4:31.
Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.
4:31.
Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiem në një vend të nderuar.
4:31.
‘IN TEXHTENIBU KEBA’IRE MA TUNHEWNE ‘ANHU NUKEFFIR ‘ANKUM SEJJI’ATIKUM WE NUDHILKUM MUDHALEN KERIMAN
C
4:32.
Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send.
4:32.
Mos i lakmoni ato gjëra, me anë të të cilave Allahu i ka bërë disa nga ju të dallohen mbi të tjerët: meshkujt do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar e po ashtu edhe femrat do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar. Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij. Vërtet, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
4:32.
WE LA TETEMENNEW MA FEDDELEL-LAHU BIHI BA’DEKUM ‘ALA BA’DIN LILRRIXHALI NESIBUN MIMMA EKTESEBU WE LILNNISA’I NESIBUN MIMMA EKTESEBNE WE ES’ELU ELLAHE MIN FEDLIHI ‘INNALL-LLAHE KANE BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMEN
C
4:33.
Ne u kemi caktuar për secilin trashëgimtarë, pjesën e pasurisë që e lënë prindërit ose të afërmit. E atyre që ju keni premtuar, jepuani pjesën ë tyre. All-llahu është dëshmues mbi çdo send.
4:33.
Gjithkujt Ne i kemi caktuar trashëgimtarët për çdo gjë që lënë prindërit ose të afërmit, ndërsa atyre me të cilët keni bërë marrëveshje, jepuni pjesën e vet. Sigurisht që Allahu është dëshmitar për çdo gjë.
4:33.
WE LIKULLIN XHE’ALNA MEWALIJE MIMMA TEREKEL-WALIDANI WEL-’EKREBUNE WEL-LEDHINE ‘AKADET ‘EJMANUKUM FE’ATUHUM NESIBEHUM ‘INNALL-LLAHE KANE ‘ALA KULLI SHEJ’IN SHEHIDEN