Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 4:17. Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen; të tillëve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu është më i dijshmi, më i urti.
4:17. Allahu është pranues i pendimit vetëm për ata që bëjnë ndonjë të keqe nga padituria dhe pendohen shpejt. Pra, këtyre Allahu ua pranon pendimin. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:17. ‘INNEMAT-TEWBETU ‘ALA ELLAHI LILLEDHINE JA’MELUNE ES-SU’E BIXHEHALETIN THUMME JETUBUNE MIN KARIBIN FE’ULA’IKE JETUBU ELLAHU ‘ALEJHIM WE KANEL-LAHU ‘ALIMEN HEKIMAN
C 4:18. Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t'i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: "Unë tash u pendova!" e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër.
4:18. Nuk pranohet pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë të këqija e, kur u afrohet vdekja, atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem”. As për ata që vdesin duke qenë jobesimtarë. Për këta, Ne kemi përgatitur dënim të dhembshëm.
4:18. WE LEJSETIT-TEWBETU LILLEDHINE JA’MELUNE ES-SEJJI’ATI HETTA ‘IDHA HEDERE ‘EHEDEHUMUL-MEWTU KALE ‘INNI TUBTUL-’ANE WE LAL-LEDHINE JEMUTUNE WE HUM KUFFARUN ‘ULA’IKE ‘A’TEDNA LEHUM ‘ADHABEN ‘ELIMAN
C 4:19. O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t'i shtrëngoni për t'u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.
4:19. O besimtarë! - nuk ju lejohet të bëheni përdhunisht trashëgimtarë të grave dhe mos i pengoni ato me qëllim që t’ua merrni një pjesë nga dhuratat që ua keni dhënë, përveç nëse bëjnë gabime sheshazi. Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, (duroni!) sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira.
4:19. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA JEHILLU LEKUM ‘EN TERITHU EN-NISA’ KERHEN WE LA TA’DULUHUNNE LITEDH/HEBU BIBA’DI MA ‘ATEJTUMUHUNNE ‘ILLA ‘EN JE’TINE BIFAHISHETIN MUBEJJINETIN WE ‘ASHIRUHUNNE BIL-MA’RUFI FE’IN KERIHTUMUHUNNE FE’ASA ‘EN TEKREHU SHEJ’AN WE JEXH’ALEL-LAHU FIHI HAJRÆN KETHIRÆN
C 4:20. Në qoftë se dëshironi të ndërroni (ta merrni) një grua në vend të një gruaje (të lëshuar), e asaj (të lëshuares) i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send. A do të merrni atë pa të drejtë e në mënyrë mizore?
4:20. Në qoftë se dëshironi të ndërroni grua, duke e lëshuar njërën për të marrë një tjetër, asaj që i keni dhënë pasuri, mos i merrni nga ajo (pasuri) asgjë. A do ta merrnit atë padrejtësisht, duke bërë gjynah të qartë?!
4:20. WE ‘IN ‘EREDTUMU ESTIBDALE ZEWXHIN MEKANE ZEWXHIN WE ‘ATEJTUM ‘IHDAHUNNE KINTAREN FELA TE’HUDHU MINHU SHEJ’AN ‘ETE’HUDHUNEHU BUHTANÆN WE ‘ITHMÆN MUBINÆN
C 4:21. Dhe si mund të merrni atë kur njëri-tjetri iu keni bashkuar (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?
4:21. Si do t’ia merrnit atë dhuratë, kur ju i jeni dhënë njëri-tjetrit dhe kur ato kanë marrë nga ju besë të fortë?
4:21. WE KEJFE TE’HUDHUNEHU WE KAD ‘EFDA BA’DUKUM ‘ILA BA’DIN WE ‘EHADHNE MINKUM MITHAKEN GALIDHAN
C 4:22. Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë të martuar prindërit tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para islamizmit) pse ajo ishte turpësi, përbuzje e traditë e shëmtuar.
4:22. Mos i merrni ato gra që kanë qenë gratë e baballarëve tuaj, përveç rasteve që tashmë kanë kaluar. Vërtet, kjo është vepër e keqe dhe rrugë e shëmtuar.
4:22. WE LA TENKIHU MA NEKEHE ‘ABA’UUKUM MINE EN-NISA’ ‘ILLA MA KAD SELEFE ‘INNEHU KANE FAHISHETEN WE MEKTEN WE SA’E SEBILAN
C 4:23. U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e vëllaut, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk ken pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s'ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijëve të adoptuar), dhe të bashkoni (përnjeherë në një niqah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, All-llahu falë shumë, është mëshirues i madh.
4:23. Ju ndalohet martesa me nënat tuaja, me bijat tuaja, me motrat tuaja, me hallat tuaja, me tezet tuaja, me bijat e vëllezërve dhe bijat e motrave, me nënat (gratë) që ju kanë dhënë gji, me motrat tuaja, që kanë thithur prej një gjiri, me nënat e grave tuaja, me vajzën e gruas suaj që gjendet nën kujdestarinë tuaj, nëse me atë grua keni pasur marrëdhënie bashkëshortore; e, nëse nuk keni pasur marrëdhënie bashkëshortore, atëherë nuk ka pengesa. Ju ndalohet martesa me gratë e bijve tuaj dhe t’i bashkoni dy motra, përveç rasteve që tashmë kanë kaluar. Pa dyshim, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
4:23. HURRIMET ‘ALEJKUM ‘UMMEHATUKUM WE BENATUKUM WE ‘EHAWATUKUM WE ‘AMMATUKUM WE HALATUKUM WE BENATUL-’EHI WE BENATUL-’UHTI WE ‘UMMEHATUKUMUL-LATI ‘ERDA’NEKUM WE ‘EHAWATUKUM MINE ER-REDA’ATI WE ‘UMMEHATU NISA’IKUM WE REBA’IBUKUMUL-LATI FI HUXHURIKUM MIN NISA’IKUMUL-LATI DEHALTUM BIHINNE FE’IN LEM TEKUNU DEHALTUM BIHINNE FELA XHUNAHE ‘ALEJKUM WE HELA’ILU ‘EBNA’IKUMUL-LEDHINE MIN ‘ESLABIKUM WE ‘EN TEXHMA’U BEJNEL-’UHTEJNI ‘ILLA MA KAD SELEFE ‘INNALL-LLAHE KANE GAFUREN REHIMAN
C 4:24. (Nuk u lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e luftës). (Ky është) obligim mbi ju nga All-llahu. U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tjerat që t'i merrni me pasurinë tuaj (me niqah) duke pasur për qëllim bashkëshortësi e jo prostitucion. E për atë që përjetuat ju nga ato (gratë me të cilat patët kurorë), jepuani shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim. E nuk ka pengesë për ju, pas përcaktimit (të niqahut), në atë që ju pëlqeni mes vete. All-llahu është i gjithëdijshmi, i urti.
4:24. (Ju ndalohet martesa) edhe me gratë që gjenden nën kurorë, përveç atyre që i zini robëresha. Ky është urdhri i Allahut. Ju janë lejuar të tjerat, me kusht që t’i kërkoni me pasurinë tuaj për martesë e jo për jetë të përkohshme. Grave, me të cilat kaloni jetë bashkëshortore, jepuni dhuratat e detyrueshme (për jetesë). S’ka gjynah për ju, me pëlqimin e të dyja palëve, që ta shtoni apo ta pakësoni sasinë e dhuratës së premtuar. Se, Allahu, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:24. WEL-MUHSENATU MINE EN-NISA’ ‘ILLA MA MELEKET ‘EJMANUKUM KITABEL-LAHI ‘ALEJKUM WE ‘UHILLE LEKUM MA WERA’E DHALIKUM ‘EN TEBTEGU BI’EMWALIKUM MUHSININE GAJRE MUSAFIHINE FEMA ESTEMTA’TUM BIHI MINHUNNE FE’ATUHUNNE ‘UXHUREHUNNE FERIDETEN WE LA XHUNAHE ‘ALEJKUM FIMA TERADEJTUM BIHI MIN BA’DIL-FERIDETI ‘INNALL-LLAHE KANE ‘ALIMEN HEKIMAN
C 4:25. Dhe kush nuk ka prej jush mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me ato besimtare tuaja që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). All-llahu di më së miri për besimin tuaj. Ju jeni nga njëri- tjetri (të një origjine). Pra, martohuni me ato (robëresha) e me lejen e të zotërve të tyre dhe jepuani kurorën në mënyrë të drejtë, (zgjidhni) të ndershme e jo prostitute të hapta apo të fshehta. E kur të jenë të martuara ato, nëse bëjnë ndonjë punë të turpshme, ndëshkimi kundër tyre është sa gjysma e atij të grave të lira (jo robëresha). Kjo (martesë me robëresha) është e lejuar për ata që i frikësohen imoralitetit, por të jeni të durueshëm, është më mirë për ju. All-llahu është mirëdashës, mëshirëplotë.
4:25. Cilido nga ju që nuk mund të martohet me gra të lira besimtare, për shkaqe të vështira materiale, le të martohet me një vajzë besimtare që gjendet nën pushtetin tuaj (robëreshë) - e Allahu e di më së miri besimin tuaj -, se jeni nga njëri-tjetri. Martohuni me to me lejen e pronarëve të tyre. Jepuni dhuratat si është e zakonshme për gra të ndershme e jo imorale të hapura apo të fshehta, që jetojnë me dashnor. Nëse ato, pasi të martohen, bëjnë kurvëri, dënimi i tyre është për gjysmë me dënimin e grave të lira (të pamartuara). Kjo është për ata nga ju, që kanë frikë se do të bëjnë gabim (kurvëri). Nëse përmbaheni, kjo është edhe më mirë! Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
4:25. WE MEN LEM JESTETI’ MINKUM TEWLEN ‘EN JENKIHEL-MUHSENATIL-MU’UMINATI FEMIN MA MELEKET ‘EJMANUKUM MIN FETEJATIKUMUL-MU’UMINATI WEL-LAHU ‘A’LEMU BI’IMANIKUM BA’DUKUM MIN BA’DIN FANKIHUHUNNE BI’IDHNI ‘EHLIHINNE WE ‘ATUHUNNE ‘UXHUREHUNNE BIL-MA’RUFI MUHSENATIN GAJRE MUSAFIHATIN WE LA MUTTEHIDHATI ‘EHDANIN FE’IDHA ‘UHSINNE FE’IN ‘ETEJNE BIFAHISHETIN FE’ALEJHINNE NISFU MA ‘ALEL-MUHSENATI MINEL-’ADHABI DHALIKE LIMEN HASHIJEL-’ANETE MINKUM WE ‘EN TESBIRU HAJRUN LEKUM WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C 4:26. All-llahu dëshiron t'ju sqarojë çështjet e t'ju drejtojë në rrugën e atyre që ishin para jush (pejgamberët) dhe t'ju pranojë pendimin. All-llahu e di më së miri gjendjen e robërve dhe është më i urti.
4:26. Allahu dëshiron që t’ju sqarojë, t’ju udhëzojë në rrugën e të dërguarve të mëparshëm dhe t’jua pranojë pendimet tuaja. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:26. JURIDU ELLAHU LIJUBEJJINE LEKUM WE JEHDIJEKUM SUNENEL-LEDHINE MIN KABLIKUM WE JETUBE ‘ALEJKUM WEL-LAHU ‘ALIMUN HEKIMUN
C 4:27. All-llahu dëshiron t'ju pranojë pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeni në tërësi (nga rruga e drejtë).
4:27. Allahu dëshiron që t’jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë.
4:27. WEL-LAHU JURIDU ‘EN JETUBE ‘ALEJKUM WE JURIDUL-LEDHINE JETTEBI’UNE ESH-SHEHEWATI ‘EN TEMILU MEJLEN ‘ADHIMAN