Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 4:8. Kur të prezentojnë në pjesëtimin e pasurisë që ka lënë i vdekuri të afërmë, bonjak dhe varfnjak (që nuk janë pjestarë në trashëgim), jepuani nga ajo (pasuri e lënë) dhe atyre thuajuni fjalë të mira.
4:8. E kur në ndarjen e trashëgimisë të jenë të pranishëm farefisi i largët, jetimët dhe të varfrit, u dhuroni edhe atyre diçka dhe thuajuni fjalë të ëmbla.
4:8. WE ‘IDHA HEDEREL-KISMETE ‘ULUL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINU FARZUKUHUM MINHU WE KULU LEHUM KAWLEN MA’RUFAN
C 4:9. Le të frikësohen ata (në prag të vdekjes) sikur të linin pas vete pasardhës të paaftë për të cilët kanë dro (si do të jetë gjendja e tyre) le t'i ruhen All-llahut (dënimit të Tij) dhe le t'ju thonë (jetimëve) fjalë prindore.
4:9. Le të druajnë nëse ata lënë pas vetes fëmijë të mitur, duke u brengosur për ta, le të kenë frikë Allahun dhe le të flasin drejt.
4:9. WE LIEHSHEL-LEDHINE LEW TEREKU MIN HALFIHIM DHURRIJETEN DI’AFEN HAFU ‘ALEJHIM FELJETTEKU ELLAHE WE LIEKULU KAWLAN SEDIDÆN
C 4:10. Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit.
4:10. Vërtet, ata që shpenzojnë pasurinë e jetimit pa të drejtë, vetëm mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do të digjen në zjarrin flakërues.
4:10. ‘INNEL-LEDHINE JE’KULUNE ‘EMWALEL-JETAMA DHULMEN ‘INNEMA JE’KULUNE FI BUTUNIHIM NARAN WE SEJESLEWNE SA’IRÆN
C 4:11. All-llahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre ju takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet; nëse është një femër, asaj i takon gjysma; për prindërit, për secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë; e në qoftë se (i vdekuri) nuk ka fëmijë e atë e trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta; në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij i takon vetëm një e gjashta, (kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet testamenti (vasijeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borxhi; ju nuk dini se kush është më afër dobisë suaj, prindërit tuaj ose fëmijët tuaj. (Ky përcaktim është) Urdhër nga All-llahu. Vërtet All-llahu është më i Dijshmi, më i Urti.
4:11. Allahu ju urdhëron për trashëgiminë tuaj: mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave; nëse trashëgimtarë janë dy e më tepër femra, atyre u takojnë dy të tretat nga trashëgimia; nëse është një femër - i takon gjysma e pasurisë; e për çdonjërin prind të të vdekurit - u përket një e gjashta nga pasuria e trashëguar, nëse i vdekuri ka lënë fëmijë; e nëse nuk ka fëmijë, e trashëgojnë prindërit dhe nënës i bie një e treta; nëse i vdekuri ka vëllezër, nënës së tij i bie një e gjashta, pas kryerjes së testamentit të lënë dhe larjes së borxhit. Ju nuk e dini se cili është më i afërt për ju nga dobia: prindërit tuaj apo fëmijët tuaj. Ky caktim është nga ana e Allahut. Pa dyshim Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:11. JUSIKUMU ELLAHU FI ‘EWLADIKUM LILDHDHEKERI MITHLU HEDHDHIL-’UNTHEJEJNI FE’IN KUNNE NISA’EN FEWKA ETHNETEJNI FELEHUNNE THULUTHA MA TEREKE WE ‘IN KANET WAHIDETEN FELEHA EN-NISFU WE LI’EBEWEJHI LIKULLI WAHIDIN MINHUMA ES-SUDUSU MIMMA TEREKE ‘IN KANE LEHU WELEDUN FE’IN LEM JEKUN LEHU WELEDUN WE WERITHEHU ‘EBEWAHU FELI’EMMIHI ETH-THULUTHU FE’IN KANE LEHU ‘IHWETUN FELI’EMMIHI ES-SUDUSU MIN BA’DI WESIJETIN JUSI BIHA ‘EW DEJNIN ‘ABA’UUKUM WE ‘EBNA’UUKUM LA TEDRUNE ‘EJJUHUM ‘EKREBU LEKUM NEF’EN FERIDETEN MINEL-LAHI ‘INNALL-LLAHE KANE ‘ALIMAN HEKIMÆN
C 4:12. Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borxhi. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit që keni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s'ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftëse se janë më shumë (se një vëlla ose se një motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahut. All-llahu është i gjithëdijshëm, jo i ngutshëm.
4:12. Juve ju takon gjysma e pasurisë nga ajo që kanë lënë bashkëshortet tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë. Por, nëse kanë fëmijë, ju takon një e katërta e asaj që kanë lënë ato, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. Në qoftë se nuk keni fëmijë, atyre grave) u takon një e katërta e pasurisë që keni lënë e, nëse keni fëmijë, atyre u takon një e teta nga ajo që keni lënë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. Nëse i vdekuri, qoftë burrë ose grua, është pa prindër dhe fëmijë, por ka vëlla ose motër (prej nënës), atëherë çdonjërit prej tyre u takon një e gjashta; e nëse ka më shumë nga ata, atëherë marrin pjesë bashkërisht në një të tretën e pasurisë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi, duke mos e dëmtuar askënd. Kjo është porosia e Allahut! Allahu është i Gjithëdijshëm dhe shumë Durues.
4:12. WE LEKUM NISFU MA TEREKE ‘EZWAXHUKUM ‘IN LEM JEKUN LEHUNNE WELEDUN FE’IN KANE LEHUNNE WELEDUN FELEKUMU ER-RUBU’U MIMMA TEREKNE MIN BA’DI WESIJETIN JUSINE BIHA ‘EW DEJNIN WE LEHUNNE ER-RUBU’U MIMMA TEREKTUM ‘IN LEM JEKUN LEKUM WELEDUN FE’IN KANE LEKUM WELEDUN FELEHUNNE ETH-THUMUNU MIMMA TEREKTUM MIN BA’DI WESIJETIN TUSUNE BIHA ‘EW DEJNIN WE ‘IN KANE REXHULUN JURETHU KELALETEN ‘EW EMRE’ETUN WE LEHU ‘EHUN ‘EW ‘UHTUN FELIKULLI WAHIDIN MINHUMA ES-SUDUSU FE’IN KANU ‘EKTHERE MIN DHALIKE FEHUM SHUREKA’U FI ETH-THULUTHI MIN BA’DI WESIJETIN JUSA BIHA ‘EW DEJNIN GAJRE MUDARRIN WESIJETEN MINEL-LAHI WEL-LAHU ‘ALIMUN HELIMUN
C 4:13. Këto janë (dispozita) të caktuara prej All-llahut. Kush i bindet All-llahut, (urdhërave të Tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në xhennete nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh.
4:13. Këta janë kufijtë e caktuar prej Allahut. Atë që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai e shpie në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojë përherë. Kjo është fitorja e madhe.
4:13. TILKE HUDUDU ELLAHI WE MEN JUTI’I ELLAHE WE RESULEHU JUDHILHU XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA WE DHELIKEL-FEWZUL-’ADHIMU
C 4:14. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është një dënim i rëndë.
4:14. Ndërsa atë që nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe shkel kufijtë e vënë prej Tij, Allahu e shpie në zjarr, ku do të qëndrojë përherë dhe për të ka ndëshkim poshtërues.
4:14. WE MEN JA’SI ELLAHE WE RESULEHU WE JETE’ADDE HUDUDEHU JUDHILHU NAREN HALIDAN FIHA WE LEHU ‘ADHABUN MUHINUN
C 4:15. Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet më dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni ato në shtëpia derisa t'i marrë vdekja ose derisa All-llahu të përcaktojë ndonjë rrugë për to.
4:15. Për ato gra tuaja që bëjnë kurvëri, kërkoni që të dëshmojnë për këtë gjë katër vetë prej jush; nëse dëshmojnë për këtë gjë, i mbani ato në shtëpi derisa t’u vijë vdekja ose derisa Allahu t’u japë atyre rrugëdalje tjetër.
4:15. WEL-LATI JE’TINEL-FAHISHETE MIN NISA’IKUM FASTESH/HIDU ‘ALEJHINNE ‘ERBE’ATEN MINKUM FE’IN SHEHIDU FE’EMSIKUHUNNE FIL-BUJUTI HETTA JETEWEFFAHUNNEL-MEWTU ‘EW JEXH’ALEL-LAHU LEHUNNE SEBILEN
C 4:16. Ata të dy prej jush që bëjnë atë (imoralitet-zina), ndëshkoni; e në qoftë se ata pendohen dhe përmirësohen, atëherë hiqni dorë prej tyre, pse All-llahu pranon fort pendimin dhe mëshiron shumë.
4:16. Dhe ata të dy prej jush që kanë bërë këtë punë të turpshme, i ndëshkoni që të dy; e nëse pendohen dhe përmirësohen, ua hiqni dënimin. Se Allahu e pranon pendimin dhe është Mëshirues.
4:16. WEL-LEDHANI JE’TIJANIHA MINKUM FE’ADHUHUMA FE’IN TABA WE ‘ESLEHA FE’A’RIDU ‘ANHUMA ‘INNALL-LLAHE KANE TEWWABEN REHIMAN
C 4:17. Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen; të tillëve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu është më i dijshmi, më i urti.
4:17. Allahu është pranues i pendimit vetëm për ata që bëjnë ndonjë të keqe nga padituria dhe pendohen shpejt. Pra, këtyre Allahu ua pranon pendimin. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:17. ‘INNEMAT-TEWBETU ‘ALA ELLAHI LILLEDHINE JA’MELUNE ES-SU’E BIXHEHALETIN THUMME JETUBUNE MIN KARIBIN FE’ULA’IKE JETUBU ELLAHU ‘ALEJHIM WE KANEL-LAHU ‘ALIMEN HEKIMAN
C 4:18. Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t'i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: "Unë tash u pendova!" e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër.
4:18. Nuk pranohet pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë të këqija e, kur u afrohet vdekja, atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem”. As për ata që vdesin duke qenë jobesimtarë. Për këta, Ne kemi përgatitur dënim të dhembshëm.
4:18. WE LEJSETIT-TEWBETU LILLEDHINE JA’MELUNE ES-SEJJI’ATI HETTA ‘IDHA HEDERE ‘EHEDEHUMUL-MEWTU KALE ‘INNI TUBTUL-’ANE WE LAL-LEDHINE JEMUTUNE WE HUM KUFFARUN ‘ULA’IKE ‘A’TEDNA LEHUM ‘ADHABEN ‘ELIMAN