Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:13. Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë: "A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?" Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë.
2:13. Kur atyre u thuhet: “Besoni edhe ju ashtu siç kanë besuar njerëzit e tjerë!” - ata thonë: “Vallë, a të besojmë edhe ne ashtu siç besojnë mendjelehtët?!” Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë mendjelehtët, por nuk e dinë këtë.
2:13. WE ‘IDHA KILE LEHUM ‘AMINU KEMA ‘AMENE EN-NASU KALU ‘ENU’UMINU KEMA ‘AMENE ES-SUFEHA’U ‘ELA ‘INNEHUM HUMU ES-SUFEHA’U WE LEKIN LA JA’LEMUNE
C 2:14. E kur i takojnë ata që besuan thonë: "Ne kemi besuar!" Por kur veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: "Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)".
2:14. Kur takohen me besimtarët, ata thonë “Besojmë” – por, kur mbesin vetëm me djajtë e tyre, thonë: “Në të vërtetë, ne jemi me ju; ne vetëm po talleshim”.
2:14. WE ‘IDHA LEKUL-LEDHINE ‘AMENU KALU ‘AMENNA WE ‘IDHA HALEW ‘ILA SHEJATINIHIM KALU ‘INNA ME’AKUM ‘INNEMA NEHNU MUSTEHZI’UNE
C 2:15. All-llahu i ndëshkon talljet e tyre, duke i lënë të bredhin edhe më shumë në mosbesimin e tyre.
2:15. Allahu do të tallet me ata dhe do t’i lërë një kohë të gjatë që të bredhin verbërisht në mendjemadhësinë e tyre.
2:15. ELLAHU JESTEHZI’U BIHIM WE JEMUDDUHUM FI TUGJANIHIM JA’MEHUNE
C 2:16. Të tillët janë që e ndërruan të vërtetën (besimin) me të pavërtetën (mosbesimin), pra tregtia e tyre nuk pati fitim dhe ata nuk qenë të vetëdijshëm (në punën e tyre).
2:16. Pikërisht këta janë ata që kanë këmbyer udhëzimin me humbjen, kështu që tregtia atyre nuk u solli kurrfarë dobie dhe as nuk ishin të udhëzuar në rrugën e drejtë.
2:16. ‘ULA’IKEL-LEDHINE ESHTEREW ED-DELALETE BIL-HUDA FEMA REBIHET TIXHARETUHUM WE MA KANU MUHTEDINE
C 2:17. Shembulli i tyre (në hipokrizi) është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe, posa ta ndriçojë ai vendin për rreth tij, All-llahu ua shuan dritën e tyre dhe i lë në errësira që nuk shohin.
2:17. Rasti i tyre shëmbëllen me rastin e atyre që ndezin një zjarr dhe, kur ai ua ndriçon ç’kanë rreth vetes, Allahu ua merr dritën, i lë në errësirë dhe ata nuk shohin asgjë!
2:17. METHELUHUM KEMETHELIL-LEDHI ESTEWKADE NAREN FELEMMA ‘EDA’ET MA HEWLEHU DHEHEBEL-LAHU BINURIHIM WE TEREKEHUM FI DHULUMATIN LA JUBSIRUNE
C 2:18. (Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe).
2:18. Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, prandaj nuk kthehen në rrugë të drejtë.
2:18. SUMMUN BUKMUN ‘UMJUN FEHUM LA JERXHI’UNE
C 2:19. Ose (Shembulli i tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë, e prej frikës së vdekjes, nga rrufeja, ata i vejnë gishtat në veshët e tyre. Po All-llahu është rrethues i mosbesimtarëve (atij nuk mund t'i shpëtojë askush).
2:19. Ose shëmbëllen me ata që, gjatë shtrëngatës nga qielli, shoqëruar me errësirë, bubullimë dhe shkreptimë, i mbyllin veshët me gishtat e tyre, për të mos dëgjuar ushtimën nga frika e vdekjes. Kështu, Allahu i ka nën kontroll mohuesit.
2:19. ‘EW KESEJJIBIN MINE ES-SEMA’I FIHI DHULUMATUN WE RA’DUN WE BERKUN JEXH’ALUNE ‘ESABI’AHUM FI ‘ADHANIHIM MINE ES-SEWA’IKI HEDHEREL-MEWTI WEL-LAHU MUHITUN BIL-KAFIRINE
C 2:20. Vetëtima gati ua merr të pamurit dhe, sa herë që ajo u bën dritë atyre, ata ecin në te, e kur u errësohet mbesin aty. E sikur të donte All-llahu, do t'ua merrte të dëgjuarit (me krismën e bubullimës) dhe të pamurit (me shkëndijën e vetëtimës). Vërtetë, All-llahu është i plotfuqishëm për çdo gjë.
2:20. Shkreptima, pothuaj, ua merr shikimin. Sa herë që ajo ua ndriçon rrugën, ata ecin dhe, kur i kaplon errësira, ndalen. Sikur të donte Allahu, do t’ua merrte dëgjimin dhe shikimin. Pa dyshim, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
2:20. JEKADUL-BERKU JEHTEFU ‘EBSAREHUM KULLEMA ‘EDA’E LEHUM MESHEW FIHI WE ‘IDHA ‘EDHLEME ‘ALEJHIM KAMU WE LEW SHA’EL-LAHU LEDHEHEBE BISEM’IHIM WE ‘EBSARIHIM ‘INNALL-LLAHE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C 2:21. O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).
2:21. O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat);
2:21. JA ‘EJJUHA EN-NASU A’BUDU REBBEKUMUL-LEDHI HALEKAKUM WEL-LEDHINE MIN KABLIKUM LE’ALLEKUM TETTEKUNE
C 2:22. Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë).
2:22. i Cili e ka bërë për ju tokën shtresë dhe qiellin ndërtesë; i Cili prej së larti zbret ujë dhe nëpërmjet tij bën që të rriten fruta si ushqim për ju. Prandaj mos sajoni me vetëdije zota të barabartë me Allahun.
2:22. EL-LEDHI XHE’ALE LEKUMUL-’ERDE FIRASHEN WE ES-SEMA’E BINA’EN WE ‘ENZELE MINE ES-SEMA’I MA’EN FE’EHREXHE BIHI MINE ETH-THEMERATI RIZKAN LEKUM FELA TEXH’ALU LILLAHI ‘ENDADÆN WE ‘ENTUM TA’LEMUNE
C 2:23. E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë silleni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur'ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur'ani nuk është prej Zotit).
2:23. Nëse ju dyshoni në atë që ia kemi zbritur robit tonë (Muhamedit a.s.), atëherë hartoni një sure të ngjashme me atë që ia kemi shpallur atij! Thirrni në ndihmë edhe dëshmitarët tuaj (që i adhuroni) në vend të Allahut, nëse jeni të sinqertë.
2:23. WE ‘IN KUNTUM FI REJBIN MIMMA NEZZELNA ‘ALA ‘ABDINA FE’TU BISURETIN MIN MITHLIHI WE ED’U SHUHEDA’EKUM MIN DUNI ELLAHI ‘IN KUNTUM SADIKINE