Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 20:126. Ai (All-llahu) thotë: "Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot".
20:126. (Allahu) do t’i thotë: “Kështu të erdhën shenjat Tona dhe ti i harrove ato e po kështu sot do të jesh i harruar.
20:126. KALE KEDHALIKE ‘ETETKE ‘AJATUNA FENESITEHA WE KEDHELIKEL-JEWME TUNSA
C 20:127. Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nuk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.
20:127. Kështu e ndëshkojmë Ne atë që e tepron (me gjynahe) dhe nuk beson shenjat e Zotit të tij; e dënimi në jetën tjetër, në të vërtetë, është më i ashpër dhe më i qëndrueshëm.
20:127. WE KEDHELIKE NEXHZI MEN ‘ESREFE WE LEM JU’UMIN BI’AJATI RABBIHI WE LE’ADHABUL-’AHIRETI ‘ESHEDDU WE ‘EBKA
C 20:128. A nuk e kanë të qartë ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e këta ecin nëpër ato vendbanime të tyre. Në gjurmët e atyre ka fakte për ata që kanë arsye të shëndoshë.
20:128. A nuk e kanë marrë vesh ata se sa e sa brezni Ne i kemi zhdukur para atyre, aty ku ecin nëpër vendet e tyre sot? Me të vërtetë, në këtë ka tregues për njerëzit e mençur.
20:128. ‘EFELEM JEHDI LEHUM KEM ‘EHLEKNA KABLEHUM MINEL-KURUNI JEMSHUNE FI MESAKINIHIM ‘INNE FI DHALIKE LE’AJATIN LI’WLI EN-NUHA
C 20:129. E sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më herët nga Zoti yt, dënimi do t'i kapte ata.
20:129. Sikur të mos ishte një fjalë e mëparshme nga Zoti yt dhe një afat tashmë i caktuar, dënimi i tyre do të ishte shpejtuar.
20:129. WE LEWLA KELIMETUN SEBEKAT MIN RABBIKE LEKANE LIZAMEN WE ‘EXHELUN MUSEMMEN
C 20:130. Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjesh kënaqësi (me shpërblim).
20:130. Prandaj duroje (o Muhamed) atë që thonë ata dhe lavdëroje me falënderim Zotin tënd para lindjes së Diellit dhe para perëndimit të tij! Lavdëroje Atë edhe në orët e natës, edhe në skajet e ditës, që të mund të kënaqesh.
20:130. FASBIR ‘ALA MA JEKULUNE WE SEBBIH BIHEMDI RABBIKE KABLE TULU’I ESH-SHEMSI WE KABLE GURUBIHA WE MIN ‘ANA’IL-LEJLI FESEBBIH WE ‘ETRAFE EN-NEHARI LE’ALLEKE TERDA
C 20:131. Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t'i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm.
20:131. Mos e hidh shikimin në të mirat kalimtare, që Ne ua kemi dhënë disave prej tyre, si stoli të jetës së kësaj bote, për t’i vënë ata në provë! Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe më e qëndrueshëm.
20:131. WE LA TEMUDDENNE ‘AJNEJKE ‘ILA MA METTA’NA BIHI ‘EZWAXHEN MINHUM ZEHRETEL-HEJATI ED-DUNJA LINEFTINEHUM FIHI WE RIZKU RABBIKE HAJRUN WE ‘EBKA
C 20:132. Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet.
20:132. Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut.
20:132. WE ‘MUR ‘EHLEKE BIS-SELETI WE ESTEBIR ‘ALEJHA LA NES’ELUKE RIZKAN NEHNU NERZUKUKE WEL-’AKIBETU LILTTEKWA
C 20:133. Ata thanë: "Përse nuk na solli ai ndonjë argument nga Zoti i vet? A nuk u erdhi atyre sqarim (në Kur'an) për atë që ishte në broshurat e mëparshme".
20:133. Ata thonë: “Përse të mos na sjellë ai ndonjë shenjë nga Zoti i tij”? A nuk u erdhi atyre sqarimi për atë që gjendej në shkrimet e lashta?
20:133. WE KALU LEWLA JE’TINA BI’AJETIN MIN RABBIHI ‘EWELEM TE’TIHIM BEJJINETU MA FI ES-SUHUFIL-’ULA
C 20:134. Dhe sikur t'i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para tij (para se ta shpallim Kur'anin), ata do të thonin: "Zoti ynë, përse nuk na çove ndonjë të dërguar që t'iu përmbaheshim fakteve Tua para se të poshtëroheshim e të mjeroheshim".
20:134. Sikur Ne t’i kishim shkatërruar ata para kësaj, ata, me siguri, do të thoshin: “O Zoti ynë! Sikur të na kishe sjellë një të Dërguar, vërtet që do të kishim ndjekur shpalljet Tuaja, para se të poshtëroheshim dhe turpëroheshim!”
20:134. WE LEW ‘ENNA ‘EHLEKNAHUM BI’ADHABIN MIN KABLIHI LEKALU REBBENA LEWLA ‘ERSELTE ‘ILEJNA RESULEN FENETTEBI’A ‘AJATIKE MIN KABLI ‘EN NEDHILLE WE NEHZA
C 20:135. Thuaj: "Secili është duke pritur, pra pritni edhe ju, se së shpejti do ta kuptoni se kush ishin ithtarët e rrugës së drejtë dhe e gjeti të vërtetën".
20:135. Thuaju (o Muhamed): “Të gjithë presin, andaj prisni edhe ju, dhe do ta kuptoni se kush janë ithtarët e rrugës së drejtë dhe kush është i udhëzuar drejt.”
20:135. KUL KULLUN MUTEREBBISUN FETEREBBESU FESETA’LEMUNE MEN ‘ESHABU ES-SIRATI ES-SEWIJI WE MENI EHTEDA
C 21:1. Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi, nuk përgatiten fare për të.
21:1. Po u afrohet njerëzve dita për të dhënë llogari, por ata vazhdojnë të jenë të shkujdesur e të shmangur (nga e vërteta).
21:1. EKTEREBE LILNNASI HISABUHUM WE HUM FI GAFLETIN MU’RIDUNE