U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
2:235.
Paraqitja juaj për martesë ndaj grave (që kanë kryer afatin e tyre), në mënyrë të tërthortë, ose mbajtja fshehtë në veten tuaj, nuk është mëkat për ju. All-llahu e di se ju do t'ua përmendni atyre (dëshirën për martesë), por kurrsesi mos u premtoni atyre fshehtazi (diç tjetër), përpos t'u thoni fjalë të lejuara. Dhe mos vendosni lidhjen e kurorës derisa të përfundojë afati i caktuar. Ta dini se All-llahu e di çka fshehni në vete, pra kini frikë prej Atij, dhe dijeni se All-llahu falë shumë, është i butë.
2:235.
Nuk është gjynah për ju nëse grave të tilla u jepni shenjë se do t’i kërkoni apo nëse këtë qëllim e fshihni në shpirtin tuaj. Allahu e di se do të mendoni për ato, por mos u premtoni atyre fshehurazi, vetëm nëse bisedoni me to ndershmërisht. Dhe mos vendosni për martesë para se të kalojë afati i paraparë i pritjes. Ta dini se Allahu e di ç’ka në zemrat tuaja, andaj ruajuni prej Tij. Dhe ta dini se Allahu është Falës i madh dhe i Butë.
2:235.
WE LA XHUNAHE ‘ALEJKUM FIMA ‘ARREDTUM BIHI MIN HITBETI EN-NISA’ ‘EW ‘EKNENTUM FI ‘ENFUSIKUM ‘ALIMEL-LAHU ‘ENNEKUM SETEDHKURUNEHUNNE WE LEKIN LA TUWA’IDUHUNNE SIRREN ‘ILLA ‘EN TEKULU KAWLAN MA’RUFÆN WE LA TA’ZIMU ‘UKDETE EN-NIKAHI HETTA JEBLUGAL-KITABU ‘EXHELEHU WE A’LEMU ‘ENNEL-LAHE JA’LEMU MA FI ‘ENFUSIKUM FAHDHERUHU WE A’LEMU ‘ENNEL-LAHE GAFURUN HELIMUN
C
2:236.
Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë pa pasur kontakt (martesë) me to dhe para se t'u caktoni atyre ndonjë caktim (kurorë-nikah), po pajisni ato (me ndonjë pajisje), pasaniku sipas mundësisë së tij dhe i varfëri sipas mundësisë së tij. Një pajisje e zakonshme është obligim për bëmirësit.
2:236.
Nuk është gjynah për ju nëse i ndani gratë para se të keni marrëdhënie me to ose para se të caktoni shumën e dhuratës martesore (që do t’u jepni). Por u jepni dhuratë të pëlqyeshme: i pasuri sipas gjendjes së tij dhe i vobekti sipas gjendjes së vet. Kjo është detyrë e atyre që dëshirojnë të bëjnë vepra të mira.
2:236.
LA XHUNAHE ‘ALEJKUM ‘IN TELLEKTUMU EN-NISA’ MA LEM TEMESSUHUNNE ‘EW TEFRIDU LEHUNNE FERIDETEN WE METTI’UHUNNE ‘ALEL-MUSI’I KADERUHU WE ‘ALEL-MUKTIRI KADERUHU META’EN BIL-MA’RUFI HEKKAN ‘ALEL-MUHSININE
C
2:237.
E nëse i lëshoni ato para se të kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre një caktim (kurorë), atëherë duhet t'u jepni gjysmën e asaj që e keni caktuar, përveç nëse ato ju falin ose ju falë ai në duart e të cilit është lidhja e kurorës. E të falni (burra ose gra) është më afër devotshmërisë, e mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush. Vërtet, All-llahu sheh atë që veproni.
2:237.
Në qoftë se i ndani gratë para se të keni marrëdhënie me to, por ia keni caktuar shumën e dhuratës martesore, atëherë atyre u përket gjysma e dhuratës, veç nëse ua falin ato ose ua falin ata që kanë në dorë lidhjen e martesës. Por që të falni është më pranë devotshmërisë. Mos harroni që të bëheni bamirës midis jush! Vërtet, Allahu e sheh mirë se çfarë bëni.
2:237.
WE ‘IN TELLEKTUMUHUNNE MIN KABLI ‘EN TEMESSUHUNNE WE KAD FEREDTUM LEHUNNE FERIDETEN FENISFU MA FEREDTUM ‘ILLA ‘EN JA’FUNE ‘EW JA’FUWEL-LEDHI BIJEDIHI ‘UKDETU EN-NIKAHI WE ‘EN TA’FU ‘EKREBU LILTTEKWA WE LA TENSEWL-FEDLE BEJNEKUM ‘INNALL-LLAHE BIMA TA’MELUNE BESIRUN
C
2:238.
Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze).
2:238.
Faleni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij.
2:238.
HAFIDHU ‘ALA ES-SELEWATI WE ES-SELETIL-WUSTA WE KUMU LILLAHI KANITINE
C
2:239.
E nëse keni frikë (nga armiku), atëherë faluni duke ecur ose duke kalëruar, por kur të jeni të siguruar, përkujtojeni (me namaz) All-llahun ashtu si u mësoi Ai për atë që ju nuk dinit.
2:239.
Nëse keni frikë, faluni duke qenë në këmbë ose hipur (mbi kalë)! Kur të jeni të sigurtë, atëherë t’i kryeni faljet për Allahun, ashtu si ju ka mësuar Ai atë që nuk e keni ditur!
2:239.
FE’IN HIFTUM FERIXHALEN ‘EW RUKBANAN FE’IDHA ‘EMINTUM FADHKURU ELLAHE KEMA ‘ALLEMEKUM MA LEM TEKUNU TA’LEMUNE
C
2:240.
Ata që vdesin nga mesi i juaj dhe lënë pas vete gra, le të testamentojnë (lënë porosi) për gratë e tyre, furnizimin për një vjet, duke mos i nxjerrë prej shtëpisë. E nëse (me dëshirën e vet) dalin, nuk është mëkat për ju për atë punë të lejueshme që bëjnë ato me vetveten. All-llahu është më i fuqishmi, më i dituri.
2:240.
Ata prej jush, të cilëve iu është afruar vdekja dhe kanë gra për të lënë pas, duhet t’u lënë atyre në testament mjetet për të jetuar një vit, pa i bërë që të dalin nga shtëpia. Por, nëse ato vetë e braktisin shtëpinë, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë me jetën e tyre sipas rregullave. Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë.
2:240.
WEL-LEDHINE JUTEWEFFEWNE MINKUM WE JEDHERUNE ‘EZWAXHEN WESIJETEN LI’ZWAXHIHIM META’AN ‘ILAL-HEWLI GAJRE ‘IHRAXHIN FE’IN HAREXHNE FELA XHUNAHE ‘ALEJKUM FI MA FE’ALNE FI ‘ENFUSIHINNE MIN MA’RUFIN WEL-LAHU ‘AZIZUN HEKIMUN
C
2:241.
Për të devotshmit është obligim që edhe për gratë e lëshuara të bëjnë një furnizim të zakonshëm.
2:241.
Grave të ndara u takon sigurimi i caktuar i shpenzimeve të jetesës. Kjo është detyrë e besimtarëve.
2:241.
WE LILMUTELLEKATI META’UN BIL-MA’RUFI HEKKEN ‘ALEL-MUTTEKINE
C
2:242.
Kështu, që t'i kuptoni, All-llahu ua shpjegon argumentet e veta.
2:242.
Kështu jua shpjegon Allahu shpalljet e Veta, në mënyrë që të kuptoni.
2:242.
KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUM ‘AJATIHI LE’ALLEKUM TA’KILUNE
C
2:243.
A nuk di për ata, të cilët nga frika prej vdekjes u larguan prej atdheut të vet, e të cilët ishin me mijëra, e All-llahu atyre u tha: "Vdisni"! (ata vdiqën). Pastaj i ngjalli. All-llahu është shumë bamirës për njerëz, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
2:243.
Mendo (o Muhamed) për ata që me mijëra ikën nga qytetet e tyre nga frika e vdekjes. Allahu u tha atyre “Vdisni!” pastaj, i ringjalli ata. Vërtet, Allahu zotëron mirësi të mëdha për njerëzit, por shumica e tyre nuk e falënderojnë.
2:243.
‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE HAREXHU MIN DIJARIHIM WE HUM ‘ULUFUN HEDHEREL-MEWTI FEKALE LEHUMU ELLAHU MUTU THUMME ‘EHJAHUM ‘INNALL-LLAHE LEDHU FEDLIN ‘ALA EN-NASI WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JESHKURUNE
C
2:244.
Luftoni për hir të All-llahut, e të dini se All-llahu dëgjon, di.
2:244.
Luftoni në rrugën e Allahut dhe ta dini se Allahu i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.
2:244.
WE KATILU FI SEBILI ELLAHI WE A’LEMU ‘ENNEL-LAHE SEMI’UN ‘ALIMUN
C
2:245.
Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t'ia shtojë atij shumëfish atë? All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm tek Ai.
2:245.
Kush do t’i japë Allahut një hua të bukur, që Ai t’ia kthejë shpërblimin shumëfish? Allahu e shtrëngon (riskun) dhe e liron; tek Ai do të ktheheni.
2:245.
MEN DHAL-LEDHI JUKRIDU ELLAHE KARDEN HESENAN FEJUDA’IFEHU LEHU ‘ED’AFÆN KETHIRETEN WEL-LAHU JEKBIDU WE JEBSUTU WE ‘ILEJHI TURXHA’UNE