Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:231. E kur t'i keni lëshuar gratë dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëherë ose mbani si duhet ose i lëni si duhet (të kryejnë afatin), e mos i mbani sa për t'i dëmtuar, e të bëheni të padrejtë. E kush bën atë, ai e ka dëmtuar vetveten. Dispozitat e All-llahut mos i merrni për shaka. Përkujtoni të mirat e All-llahut ndaj jush edhe atë që ua shpalli Kur'anin dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon, dhe keni frikë All-llahun e dijeni se All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.
2:231. Kur t’i ndani gratë dhe atyre t’u afrohet fundi i periudhës së pritjes, ose mbajini me të mirë, ose lërini të ikin me të mirë. Dhe mos i mbani ato me qëllim lëndimi, se në këtë mënyrë i bëni padrejtësi vetes. Mos luani me shpalljet e Allahut! Kujtoni begatitë që ju ka dhënë Ai, si dhe Librin (Kuranin) dhe diturinë e hollësishme, që jua ka zbritur për t’ju këshilluar. Kini frikë Allahun dhe ta dini se Allahu është i Dijshëm për çdo gjë!
2:231. WE ‘IDHA TELLEKTUMU EN-NISA’ FEBELEGNE ‘EXHELEHUNNE FE’EMSIKUHUNNE BIMA’RUFIN ‘EW SERRIHUHUNNE BIMA’RUFIN WE LA TUMSIKUHUNNE DIRAREN LITA’TEDU WE MEN JEF’AL DHALIKE FEKAD DHELEME NEFSEHU WE LA TETTEHIDHU ‘AJATI ELLAHI HUZUEN WE EDHKURU NI’METEL-LAHI ‘ALEJKUM WE MA ‘ENZELE ‘ALEJKUM MINEL-KITABI WEL-HIKMETI JA’IDHUKUM BIHI WE ETTEKU ELLAHE WE A’LEMU ‘ENNEL-LAHE BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMUN
C 2:232. Dhe kur i lëshoni gratë, e ato e përmbushin afatin e tyre (të pritjes), nëse pëlqejnë mes vete ashtu si kërkojnë rregullat, mos i pengoni që të martohen për burrat e tyre. Me këtë këshillohet ai që prej jush e beson All-llahun dhe botën tjetër, kjo është më e dobishme për ju, më e pastër, se All-llahu e di, e ju nuk e dini.
2:232. Kur t’i lini gratë të lira dhe ato të kenë plotësuar kohën e pritjes, mos i pengoni ato që të martohen përsëri me burrat e tyre, nëse merren vesh me të mirë. Kështu këshillohet çdokush prej jush që beson Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo është më e ndershme dhe më e virtytshme. Allahu di, kurse ju nuk dini.
2:232. WE ‘IDHA TELLEKTUMU EN-NISA’ FEBELEGNE ‘EXHELEHUNNE FELA TA’DULUHUNNE ‘EN JENKIHNE ‘EZWAXHEHUNNE ‘IDHA TERADEW BEJNEHUM BIL-MA’RUFI DHALIKE JU’ADHU BIHI MEN KANE MINKUM JU’UMINU BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI DHALIKUM ‘EZKA LEKUM WE ‘ETHERU WEL-LAHU JA’LEMU WE ‘ENTUM LA TA’LEMUNE
C 2:233. Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t'u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregull. Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësi. Asnjë nënë nuk bën të dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. Po ashtu është i obliguar edhe trashëgimtari (i fëmijës). E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më herët) e gjinit, nuk është ndonjë mëkat për ta. Nëse ju (baballarët) për fëmijën tuaj dëshironi gjidhënëse tjetër me kusht që pagesën t'ia bëni në mënyrë të duhur, nuk është ndonjë mëkat. Kini frikë nga All-llahu dhe dijeni se All-llahu sheh çka punoni.
2:233. Nënat le t’u japin gji fëmijëve të tyre dy vjet, për ata që duan t’ia plotësojnë dhënien e gjirit. Babai i fëmijës ka për detyrë, sipas mundësisë së tij, që t’i sigurojë si duhet ushqim dhe veshmbathje. Nuk ngarkohet askush përtej mundësisë që ka: nëna le të mos dëmtohet për shkak të fëmijës së saj e as babai të mos dëmtohet për shkak të tij. Edhe trashëgimtari ka të njëjtat detyrime për të gjitha këto. Por, nëse pas këshillimit, ata vendosin me pëlqim të ndërsjellë që ta ndajnë fëmijën nga gjiri, kjo nuk është gjynah për ata. Po ashtu, nuk është gjynah për ju nëse doni t’i gjeni fëmijës suaj ndonjë mëndeshë, me kusht që t’ia jepni atë që e keni menduar, sipas rregullave. Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se Allahu i sheh mirë të gjitha punët që bëni ju.
2:233. WEL-WALIDATU JURDI’NE ‘EWLADEHUNNE HEWLEJNI KAMILEJNI LIMEN ‘ERADE ‘EN JUTIMME ER-REDA’ATE WE ‘ALEL-MEWLUDI LEHU RIZKUHUNNE WE KISWETUHUNNE BIL-MA’RUFI LA TUKELLEFU NEFSUN ‘ILLA WUS’AHA LA TUDARRE WE E-DETUN BIWELEDIHA WE LA MEWLUDUN LEHU BIWELEDIHI WE ‘ALEL-WARITHI MITHLU DHALIKE FE’IN ‘ERADA FISALEN ‘AN TERADIN MINHUMA WE TESHAWURIN FELA XHUNAHE ‘ALEJHIMA WE ‘IN ‘EREDTUM ‘EN TESTERDI’U ‘EWLADEKUM FELA XHUNAHE ‘ALEJKUM ‘IDHA SELLEMTUM MA ‘ATEJTUM BIL-MA’RUFI WE ETTEKU ELLAHE WE A’LEMU ‘ENNEL-LAHE BIMA TA’MELUNE BESIRUN
C 2:234. E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë. E kur ta kryejnë ato afatin e tyre, nuk është mëkat për ju (familja kujdestare) për atë që bëjnë ato në mënyrë të njerëzishme me veten e tyre. All-llahu hollësisht e di çka veproni.
2:234. Gratë të cilave iu vdes burri, duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë (pas vdekjes së tij). Pas kalimit të këtij afati, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë ato me jetën e tyre sipas rregullave. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni.
2:234. WEL-LEDHINE JUTEWEFFEWNE MINKUM WE JEDHERUNE ‘EZWAXHEN JETEREBBESNE BI’ENFUSIHINNE ‘ERBE’ATE ‘ESH/HURIN WE ‘ASHRAN FE’IDHA BELEGNE ‘EXHELEHUNNE FELA XHUNAHE ‘ALEJKUM FIMA FE’ALNE FI ‘ENFUSIHINNE BIL-MA’RUFI WEL-LAHU BIMA TA’MELUNE HABIRUN
C 2:235. Paraqitja juaj për martesë ndaj grave (që kanë kryer afatin e tyre), në mënyrë të tërthortë, ose mbajtja fshehtë në veten tuaj, nuk është mëkat për ju. All-llahu e di se ju do t'ua përmendni atyre (dëshirën për martesë), por kurrsesi mos u premtoni atyre fshehtazi (diç tjetër), përpos t'u thoni fjalë të lejuara. Dhe mos vendosni lidhjen e kurorës derisa të përfundojë afati i caktuar. Ta dini se All-llahu e di çka fshehni në vete, pra kini frikë prej Atij, dhe dijeni se All-llahu falë shumë, është i butë.
2:235. Nuk është gjynah për ju nëse grave të tilla u jepni shenjë se do t’i kërkoni apo nëse këtë qëllim e fshihni në shpirtin tuaj. Allahu e di se do të mendoni për ato, por mos u premtoni atyre fshehurazi, vetëm nëse bisedoni me to ndershmërisht. Dhe mos vendosni për martesë para se të kalojë afati i paraparë i pritjes. Ta dini se Allahu e di ç’ka në zemrat tuaja, andaj ruajuni prej Tij. Dhe ta dini se Allahu është Falës i madh dhe i Butë.
2:235. WE LA XHUNAHE ‘ALEJKUM FIMA ‘ARREDTUM BIHI MIN HITBETI EN-NISA’ ‘EW ‘EKNENTUM FI ‘ENFUSIKUM ‘ALIMEL-LAHU ‘ENNEKUM SETEDHKURUNEHUNNE WE LEKIN LA TUWA’IDUHUNNE SIRREN ‘ILLA ‘EN TEKULU KAWLAN MA’RUFÆN WE LA TA’ZIMU ‘UKDETE EN-NIKAHI HETTA JEBLUGAL-KITABU ‘EXHELEHU WE A’LEMU ‘ENNEL-LAHE JA’LEMU MA FI ‘ENFUSIKUM FAHDHERUHU WE A’LEMU ‘ENNEL-LAHE GAFURUN HELIMUN
C 2:236. Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë pa pasur kontakt (martesë) me to dhe para se t'u caktoni atyre ndonjë caktim (kurorë-nikah), po pajisni ato (me ndonjë pajisje), pasaniku sipas mundësisë së tij dhe i varfëri sipas mundësisë së tij. Një pajisje e zakonshme është obligim për bëmirësit.
2:236. Nuk është gjynah për ju nëse i ndani gratë para se të keni marrëdhënie me to ose para se të caktoni shumën e dhuratës martesore (që do t’u jepni). Por u jepni dhuratë të pëlqyeshme: i pasuri sipas gjendjes së tij dhe i vobekti sipas gjendjes së vet. Kjo është detyrë e atyre që dëshirojnë të bëjnë vepra të mira.
2:236. LA XHUNAHE ‘ALEJKUM ‘IN TELLEKTUMU EN-NISA’ MA LEM TEMESSUHUNNE ‘EW TEFRIDU LEHUNNE FERIDETEN WE METTI’UHUNNE ‘ALEL-MUSI’I KADERUHU WE ‘ALEL-MUKTIRI KADERUHU META’EN BIL-MA’RUFI HEKKAN ‘ALEL-MUHSININE
C 2:237. E nëse i lëshoni ato para se të kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre një caktim (kurorë), atëherë duhet t'u jepni gjysmën e asaj që e keni caktuar, përveç nëse ato ju falin ose ju falë ai në duart e të cilit është lidhja e kurorës. E të falni (burra ose gra) është më afër devotshmërisë, e mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush. Vërtet, All-llahu sheh atë që veproni.
2:237. Në qoftë se i ndani gratë para se të keni marrëdhënie me to, por ia keni caktuar shumën e dhuratës martesore, atëherë atyre u përket gjysma e dhuratës, veç nëse ua falin ato ose ua falin ata që kanë në dorë lidhjen e martesës. Por që të falni është më pranë devotshmërisë. Mos harroni që të bëheni bamirës midis jush! Vërtet, Allahu e sheh mirë se çfarë bëni.
2:237. WE ‘IN TELLEKTUMUHUNNE MIN KABLI ‘EN TEMESSUHUNNE WE KAD FEREDTUM LEHUNNE FERIDETEN FENISFU MA FEREDTUM ‘ILLA ‘EN JA’FUNE ‘EW JA’FUWEL-LEDHI BIJEDIHI ‘UKDETU EN-NIKAHI WE ‘EN TA’FU ‘EKREBU LILTTEKWA WE LA TENSEWL-FEDLE BEJNEKUM ‘INNALL-LLAHE BIMA TA’MELUNE BESIRUN
C 2:238. Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze).
2:238. Faleni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij.
2:238. HAFIDHU ‘ALA ES-SELEWATI WE ES-SELETIL-WUSTA WE KUMU LILLAHI KANITINE
C 2:239. E nëse keni frikë (nga armiku), atëherë faluni duke ecur ose duke kalëruar, por kur të jeni të siguruar, përkujtojeni (me namaz) All-llahun ashtu si u mësoi Ai për atë që ju nuk dinit.
2:239. Nëse keni frikë, faluni duke qenë në këmbë ose hipur (mbi kalë)! Kur të jeni të sigurtë, atëherë t’i kryeni faljet për Allahun, ashtu si ju ka mësuar Ai atë që nuk e keni ditur!
2:239. FE’IN HIFTUM FERIXHALEN ‘EW RUKBANAN FE’IDHA ‘EMINTUM FADHKURU ELLAHE KEMA ‘ALLEMEKUM MA LEM TEKUNU TA’LEMUNE
C 2:240. Ata që vdesin nga mesi i juaj dhe lënë pas vete gra, le të testamentojnë (lënë porosi) për gratë e tyre, furnizimin për një vjet, duke mos i nxjerrë prej shtëpisë. E nëse (me dëshirën e vet) dalin, nuk është mëkat për ju për atë punë të lejueshme që bëjnë ato me vetveten. All-llahu është më i fuqishmi, më i dituri.
2:240. Ata prej jush, të cilëve iu është afruar vdekja dhe kanë gra për të lënë pas, duhet t’u lënë atyre në testament mjetet për të jetuar një vit, pa i bërë që të dalin nga shtëpia. Por, nëse ato vetë e braktisin shtëpinë, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë me jetën e tyre sipas rregullave. Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë.
2:240. WEL-LEDHINE JUTEWEFFEWNE MINKUM WE JEDHERUNE ‘EZWAXHEN WESIJETEN LI’ZWAXHIHIM META’AN ‘ILAL-HEWLI GAJRE ‘IHRAXHIN FE’IN HAREXHNE FELA XHUNAHE ‘ALEJKUM FI MA FE’ALNE FI ‘ENFUSIHINNE MIN MA’RUFIN WEL-LAHU ‘AZIZUN HEKIMUN
C 2:241. Për të devotshmit është obligim që edhe për gratë e lëshuara të bëjnë një furnizim të zakonshëm.
2:241. Grave të ndara u takon sigurimi i caktuar i shpenzimeve të jetesës. Kjo është detyrë e besimtarëve.
2:241. WE LILMUTELLEKATI META’UN BIL-MA’RUFI HEKKEN ‘ALEL-MUTTEKINE