Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 20:115. Na i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra te ai nuk gjetëm vendosmëri.
20:115. Ne bëmë besëlidhje edhe me Ademin më parë, por ai harroi, sepse nuk ishte i vendosur.
20:115. WE LEKAD ‘AHIDNA ‘ILA ‘ADEME MIN KABLU FENESIJE WE LEM NEXHID LEHU ‘AZMEN
C 20:116. Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde ndaj Ademit, ata i bënë, pos Iblisit, i cili nuk deshi".
20:116. Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, të gjithë u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk pranoi.
20:116. WE ‘IDH KULNA LILMELA’IKETI ESXHUDU LI’DEME FESEXHEDU ‘ILLA ‘IBLISE ‘EBA
C 20:117. E Ne i thamë: "O Adem, ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos t'ju nxjerrë kurrsesi nga xhenneti, e t'ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)".
20:117. Pastaj thamë: “O Adem, me të vërtetë që ky është armiku yt dhe i gruas sate, prandaj mos e lini t’ju nxjerrë kurrsesi nga Xheneti, se pastaj do të vuani në mjerim!
20:117. FEKULNA JA ‘ADEMU ‘INNE HADHA ‘ADUWUN LEKE WE LIZEWXHIKE FELA JUHRIXHENNEKUMA MINEL-XHENNETI FETESHKA
C 20:118. Ti aty (në xhennet) nuk ke për të qenë i uritur e as nuk ke për të mbetur i zhveshur.
20:118. Këtu nuk do të mbetesh kurrë as i uritur e as i zhveshur,
20:118. ‘INNE LEKE ‘ELLA TEXHU’A FIHA WE LA TA’RA
C 20:119. Aty nuk ke për të pasur etje e as nuk do të keshë vapë.
20:119. dhe nuk do të kesh as etje, as vapë.”
20:119. WE ‘ENNEKE LA TEDHME’U FIHA WE LA TEDHA
C 20:120. Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: "O Adem, a do të të tregoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!"
20:120. Por djalli e cyti: “O Adem, a do të të tregoj pemën e përjetësisë dhe të një mbretërimi që nuk zhduket?”
20:120. FEWESWESE ‘ILEJHI ESH-SHEJTANU KALE JA ‘ADEMU HEL ‘EDULLUKE ‘ALA SHEXHERETIL-HULDI WE MULKIN LA JEBLA
C 20:121. Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që i mblidhnin nëpër xhennet, dhe kështu Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi.
20:121. Kështu, ata të dy, (Ademi dhe Havaja), hëngrën nga ajo pemë e u ndërgjegjësuan për lakuriqësinë e tyre, prandaj nisën të mbulohen me gjethet e Xhenetit. Ademi nuk e zbatoi urdhrin e Zotit të vet, kështu që devijoi (nga rruga e drejtë).
20:121. FE’EKELA MINHA FEBEDET LEHUMA SEW’ATUHUMA WE TEFIKA JEHSIFANI ‘ALEJHIMA MIN WEREKIL-XHENNETI WE ‘ASA ‘ADEMU REBBEHU FEGAWA
C 20:122. Mandej Zoti i vet e bëri atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë (të vendosur).
20:122. Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi atë, ia pranoi pendimin, e udhëzoi
20:122. THUMME EXHTEBAHU REBBUHU FETABE ‘ALEJHI WE HEDA
C 20:123. Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)".
20:123. dhe tha: “Zbritni prej Xhenetit që të dy (Ademi dhe djalli)! Do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Kur t’ju vijë udhëzim nga ana Ime, kush do ta pasojë udhëzimin Tim, as nuk do të humbë, as nuk do të bjerë në mjerim.
20:123. KALE EHBITA MINHA XHEMI’EN BA’DUKUM LIBA’DIN ‘ADUWUN FE’IMMA JE’TIJENNEKUM MINNI HUDEN FEMENI ETTEBE’A HUDAJE FELA JEDILLU WE LA JESHKA
C 20:124. E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.
20:124. Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër.
20:124. WE MEN ‘A’REDE ‘AN DHIKRI FE’INNE LEHU MA’ISHETEN DENKEN WE NEHSHURUHU JEWMEL-KIJAMETI ‘A’MA
C 20:125. Ai (që nuk besoi) do të thotë: "Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?"
20:125. Ai do të thotë: “O Zoti im, përse më ringjalle të verbër, kur unë kisha shikuar më parë?”
20:125. KALE RABBI LIME HESHERTENI ‘A’MA WE KAD KUNTU BESIREN