Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 20:97. Ai (Musai) tha: "Prandaj largohu, sepse sa të jeshë gjallë ke për të thënë: (këdo që e sheh) "Mos m'u afro!" E ty të pret edhe një moment (dënim) i pathyeshëm. E ti tash shikoje zotin tënd që e adhurove bindshëm, e tani atë do ta djegim e do ta bëjmë shkrumb dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër det".
20:97. (Musai) tha: “Atëherë ik! Tërë jetën do të të duhet të thuash: ‘Mos më prekni’. Por të është caktuar një premtim, i cili doemos do të zbatohet. Shikoje zotin tënd që ti e ke adhuruar vazhdimisht: Ne do ta djegim e pastaj do ta hedhim në det hirin e tij.
20:97. KALE FADH/HEB FE’INNE LEKE FIL-HEJETI ‘EN TEKULE LA MISASE WE ‘INNE LEKE MEW’IDAN LEN TUHLEFEHU WE ENDHUR ‘ILA ‘ILEHIKEL-LEDHI DHELTE ‘ALEJHI ‘AKIFÆN LENUHERRIKANNEHU THUMME LENENSIFENNEHU FIL-JEMMI NESFÆN
C 20:98. I adhuruari juaj është vetëm All-llahu, që përveç Tij nuk ka zot tjetër, e dituria e Tij ka përfshirë çdo send.
20:98. Në të vërtetë, Zoti juaj është vetëm Allahu; s’ka zot tjetër përveç Tij; dituria e Tij përfshin çdo gjë”.
20:98. ‘INNEMA ‘ILEHUKUMU ELLAHUL-LEDHI LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE WESI’A KULLE SHEJ’IN ‘ILMEN
C 20:99. Po kështu, Ne të rrëfejmë ty për disa nga ndodhitë që kanë kaluar më herët dhe nga ana jonë ta dhamë ty shpalljen plot përkujtime.
20:99. Kështu pra, Ne po të të tregojmë ty (o Muhamed) disa histori të së kaluarës. Ky (Kuran) që të kemi dhënë, është një Këshillë nga ana Jonë.
20:99. KEDHALIKE NEKUSSU ‘ALEJKE MIN ‘ENBA’I MA KAD SEBEKA WE KAD ‘ATEJNAKE MIN LEDUNNA DHIKREN
C 20:100. Kush i kthen shpinën kësaj (shpalljes - Kur'anit), ai do ta bartë në ditën e kijametit barrën më të rëndë.
20:100. Kush shmanget nga ai, në Ditën e Kiametit do të mbartë ngarkesë të rëndë,
20:100. MEN ‘A’REDE ‘ANHU FE’INNEHU JEHMILU JEWMEL-KIJAMETI WIZREN
C 20:101. Nën atë do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa barrë e keqe është për ta në ditën e kijametit.
20:101. që do t’u mbetet përherë. Sa barrë e keqe që do të jetë ajo në Ditën e Kiametit!
20:101. HALIDINE FIHI WE SA’E LEHUM JEWMEL-KIJAMETI HIMLEN
C 20:102. Ditën kur i fryhet surit (bririt), atë ditë Ne i tubojmë mëkatarët symavijosur (të verbër, të shëmtuar).
20:102. Ditën, kur do të fryhet në Sur, pikërisht atë Ditë do t’i tubojmë të ligjtë me sy të zgurdulluar,
20:102. JEWME JUNFEHU FI ES-SURI WE NEHSHURUL-MUXHRIMINE JEWME’IDHIN ZURKEN
C 20:103. E ata pëshpërisin mes vete: Nuk qëndruat (në Dunja) më shumë se nja dhjetë ditë.
20:103. duke i pëshpëritur njëri-tjetrit: “Ju keni qëndruar (në dynja) vetëm dhjetë ditë.”
20:103. JETEHAFETUNE BEJNEHUM ‘IN LEBITHTUM ‘ILLA ‘ASHREN
C 20:104. Ne më së miri e dimë se çka flasin ata, e edhe atë kur më i mençuri prej tyre u tha: "Nuk qëndruat më shumë se një ditë!"
20:104. Ne e dimë më mirë se ç’do të thonë ata (në Ditën e Kiametit), kur më i mençuri prej tyre do të thotë: “Ju keni qëndruar vetëm një ditë.”
20:104. NEHNU ‘A’LEMU BIMA JEKULUNE ‘IDH JEKULU ‘EMTHELUHUM TERIKATEN ‘IN LEBITHTUM ‘ILLA JEWMEN
C 20:105. Ty të pyesin edhe për kodrat, thuaj: "Zoti im mund t'i bëjë thërrmija të shpërndara".
20:105. Kur të të pyesin ty (o Muhamed) për malet, thuaj: “Ato do t’i bëjë hi e pluhur Zoti im,
20:105. WE JES’ELUNEKE ‘ANIL-XHIBALI FEKUL JENSIFUHA RABBI NESFEN
C 20:106. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese.
20:106. ndërsa toka do të bëhet fushë e shkretë,
20:106. FEJEDHERUHA KA’EN SEFSEFAN
C 20:107. E nuk do të shohësh në të as ultësirë e as lartësirë.
20:107. nuk do të shohësh në të as lugina, as brigje.”
20:107. LA TERA FIHA ‘IWEXHEN WE LA ‘EMTAN