Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 20:59. (Musai) Tha: "Koha e caktuar le të jetë dita e festës në mënyrë që njerëzit të tubohen paradite".
20:59. (Musai) tha: “Takimi me ju është në ditën e kremtës dhe njerëzia le të tubohen paradite”.
20:59. KALE MEW’IDUKUM JEWMU EZ-ZINETI WE ‘EN JUHSHERE EN-NASU DUHEN
C 20:60. Faraoni u kthye dhe tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin) e caktuar.
20:60. Faraoni u largua, i mblodhi magjistarët e vet e pastaj erdhi.
20:60. FETEWELLA FIR’AWNU FEXHEME’A KEJDEHU THUMME ‘ETA
C 20:61. Atëherë Musai u tha atyre (magjistarëve): "Mjerimi është juaji, prandaj mos shpifni ndaj All-llahut ndonjë gënjeshtër e t'ju shkatërrojë me ndonjë dënim, se pa dyshim ai që shpif ka dështuar keq".
20:61. Musai u tha atyre: “Të mjerët ju! Mos trilloni gënjeshtra për Allahun, duke bërë që Ai t’ju shkatërrojë me dënim. Do të dështojnë me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra!”
20:61. KALE LEHUM MUSA WEJLEKUM LA TEFTERU ‘ALA ELLAHI KEDHIBEN FEJUSHITEKUM BI’ADHABIN WE KAD HABE MENI EFTERA
C 20:62. Ata (magjistarët) polemizuan për çështjen e tyre, por bisedën e bënë fshehurazi (nga masa).
20:62. Ata diskutuan me njëri-tjetrin për punën e tyre, duke pëshpëritur fshehurazi.
20:62. FETENAZA’U ‘EMREHUM BEJNEHUM WE ‘ESERRU EN-NEXHWA
C 20:63. Ata pastaj (pas bisedës së fshehtë) thanë: "Këta të dy janë magjistarë, që me magjinë e tyre duan t'ju nxjerrin nga toka juaj dhe ta zhdukin drejtimin (ideologjinë) tuaj që pa dyshim është më i drejti".
20:63. Njëri prej tyre tha: “Në të vërtetë, këta (Musai dhe Haruni), janë dy magjistarë, që duan t’ju shporrin nga toka juaj me magjitë e tyre dhe të shkatërrojnë fenë tuaj tejet të mirë.
20:63. KALU ‘IN HEDHANI LESAHIRANI JURIDANI ‘EN JUHRIXHAKUM MIN ‘ERDIKUM BISIHRIHIMA WE JEDH/HEBA BITERIKATIKUMUL-MUTHLA
C 20:64. Pra, (meqë janë magjistarë) ju vendosni seriozisht çështjen tuaj dhe dilni në shesh tok të bashkuar, e ai që triumfon sot, ai ka arritur suksesin.
20:64. Prandaj, bashkojini magjitë tuaja dhe ejani me radhë. Do të fitojë sot ai që ka epërsi!”
20:64. FE’EXHMI’U KEJDEKUM THUMME E’TU SEFFEN WE KAD ‘EFLEHEL-JEWME MENI ESTA’LA
C 20:65. Ata thanë: "O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?"
20:65. Ata thanë: “O Musa, ose hidh ti, ose të hedhim ne të parët”.
20:65. KALU JA MUSA ‘IMMA ‘EN TULKIJE WE ‘IMMA ‘EN NEKUNE ‘EWWELE MEN ‘ELKA
C 20:66. Ai (Musai) tha: "Jo, hidhni ju!" Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).
20:66. Ai tha: “Jo, hidhni ju!” Dhe ja tek i dukeshin atij litarët dhe shkopinjtë e tyre se po rendnin vërtet, për shkak të magjisë së tyre.
20:66. KALE BEL ‘ELKU FE’IDHA HIBALUHUM WE ‘ISIJUHUM JUHAJJELU ‘ILEJHI MIN SIHRIHIM ‘ENNEHA TES’A
C 20:67. E Musai ndjeu në vete njëfarë frike.
20:67. Atëherë Musai ndjeu frikë në vetvete.
20:67. FE’EWXHESE FI NEFSIHI HIFETEN MUSA
C 20:68. Ne i thamë atij: "Mos kr frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues!"
20:68. Ne i thamë: “Mos u frikëso, se, në të vërtetë, ti do të fitosh!
20:68. KULNA LA TEHAF ‘INNEKE ‘ENTEL-’A’LA
C 20:69. Tani hidhe atë që e ke në dorën tënde të djathtë (shkopin), që t'i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magjistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.
20:69. Hidhe atë që mban në dorën e djathtë: do të gëlltisë gjithçka që kanë bërë ata, sepse ajo që kanë bërë ata, është vetëm një mashtrim i magjistarëve; e, magjistari nuk do të ketë sukses kudo që të gjendet”.
20:69. WE ‘ELKI MA FI JEMINIKE TELKAF MA SENA’U ‘INNEMA SENA’U KEJDU SAHIRIN WE LA JUFLIHU ES-SAHIRU HEJTHU ‘ETA