Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 20:56. Ne ia bëmë të mundshme atij t'i shohë të gjitha argumentet Tona, por ai i gënjeu ato dhe i refuzoi.
20:56. Ne ia treguam atij (Faraonit) të gjitha shenjat Tona, por ai i mohoi, nuk pranoi (të besonte)
20:56. WE LEKAD ‘EREJNAHU ‘AJATINA KULLEHA FEKEDHDHEBE WE ‘EBA
C 20:57. (Atëherë faraoni) Tha: "O Musa, a mos na ke ardhur që me magjinë tënde të na nxjerrësh prej tokës sonë (prej Egjiptit)?
20:57. dhe tha: “O Musa, a ke ardhur që të na nxjerrësh nga toka jonë me magjinë tënde?!
20:57. KALE ‘EXHI’TENA LITUHRIXHENA MIN ‘ERDINA BISIHRIKE JA MUSA
C 20:58. Edhe ne do të kundërvihemi me një aso magjie, pra cakto një kohë dhe një vend që do të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim as ne as ti".
20:58. Ne do të të sjellim ty një magji të ngjashme. Cakto, midis nesh dhe teje, një takim në një vend të sheshtë, ku nuk do të mungojmë as ne, as ti!”
20:58. FELENE’TIJENNEKE BISIHRIN MITHLIHI FAXH’AL BEJNENA WE BEJNEKE MEW’IDEN LA NUHLIFUHU NEHNU WE LA ‘ENTE MEKANAN SUWEN
C 20:59. (Musai) Tha: "Koha e caktuar le të jetë dita e festës në mënyrë që njerëzit të tubohen paradite".
20:59. (Musai) tha: “Takimi me ju është në ditën e kremtës dhe njerëzia le të tubohen paradite”.
20:59. KALE MEW’IDUKUM JEWMU EZ-ZINETI WE ‘EN JUHSHERE EN-NASU DUHEN
C 20:60. Faraoni u kthye dhe tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin) e caktuar.
20:60. Faraoni u largua, i mblodhi magjistarët e vet e pastaj erdhi.
20:60. FETEWELLA FIR’AWNU FEXHEME’A KEJDEHU THUMME ‘ETA
C 20:61. Atëherë Musai u tha atyre (magjistarëve): "Mjerimi është juaji, prandaj mos shpifni ndaj All-llahut ndonjë gënjeshtër e t'ju shkatërrojë me ndonjë dënim, se pa dyshim ai që shpif ka dështuar keq".
20:61. Musai u tha atyre: “Të mjerët ju! Mos trilloni gënjeshtra për Allahun, duke bërë që Ai t’ju shkatërrojë me dënim. Do të dështojnë me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra!”
20:61. KALE LEHUM MUSA WEJLEKUM LA TEFTERU ‘ALA ELLAHI KEDHIBEN FEJUSHITEKUM BI’ADHABIN WE KAD HABE MENI EFTERA
C 20:62. Ata (magjistarët) polemizuan për çështjen e tyre, por bisedën e bënë fshehurazi (nga masa).
20:62. Ata diskutuan me njëri-tjetrin për punën e tyre, duke pëshpëritur fshehurazi.
20:62. FETENAZA’U ‘EMREHUM BEJNEHUM WE ‘ESERRU EN-NEXHWA
C 20:63. Ata pastaj (pas bisedës së fshehtë) thanë: "Këta të dy janë magjistarë, që me magjinë e tyre duan t'ju nxjerrin nga toka juaj dhe ta zhdukin drejtimin (ideologjinë) tuaj që pa dyshim është më i drejti".
20:63. Njëri prej tyre tha: “Në të vërtetë, këta (Musai dhe Haruni), janë dy magjistarë, që duan t’ju shporrin nga toka juaj me magjitë e tyre dhe të shkatërrojnë fenë tuaj tejet të mirë.
20:63. KALU ‘IN HEDHANI LESAHIRANI JURIDANI ‘EN JUHRIXHAKUM MIN ‘ERDIKUM BISIHRIHIMA WE JEDH/HEBA BITERIKATIKUMUL-MUTHLA
C 20:64. Pra, (meqë janë magjistarë) ju vendosni seriozisht çështjen tuaj dhe dilni në shesh tok të bashkuar, e ai që triumfon sot, ai ka arritur suksesin.
20:64. Prandaj, bashkojini magjitë tuaja dhe ejani me radhë. Do të fitojë sot ai që ka epërsi!”
20:64. FE’EXHMI’U KEJDEKUM THUMME E’TU SEFFEN WE KAD ‘EFLEHEL-JEWME MENI ESTA’LA
C 20:65. Ata thanë: "O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?"
20:65. Ata thanë: “O Musa, ose hidh ti, ose të hedhim ne të parët”.
20:65. KALU JA MUSA ‘IMMA ‘EN TULKIJE WE ‘IMMA ‘EN NEKUNE ‘EWWELE MEN ‘ELKA
C 20:66. Ai (Musai) tha: "Jo, hidhni ju!" Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).
20:66. Ai tha: “Jo, hidhni ju!” Dhe ja tek i dukeshin atij litarët dhe shkopinjtë e tyre se po rendnin vërtet, për shkak të magjisë së tyre.
20:66. KALE BEL ‘ELKU FE’IDHA HIBALUHUM WE ‘ISIJUHUM JUHAJJELU ‘ILEJHI MIN SIHRIHIM ‘ENNEHA TES’A