Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 20:41. Dhe Unë të zgjodha ty për shpalljen Time.
20:41. Unë të kam zgjedhur ty për Vete.
20:41. WE ESTENA’TUKE LINEFSI
C 20:42. Shko me argumentet e Mia, ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje.
20:42. Shkoni ti dhe vëllai yt me mrekullitë e Mia dhe mos reshtni së përmenduri Mua!
20:42. EDH/HEB ‘ENTE WE ‘EHUKE BI’AJATI WE LA TENIJA FI DHIKRI
C 20:43. Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar.
20:43. Shkoni te Faraoni! Ai, me të vërtetë, i ka shkelur të gjithë kufijtë!
20:43. EDH/HEBA ‘ILA FIR’AWNE ‘INNEHU TEGA
C 20:44. Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet.
20:44. Flitini atij fjalë të buta, se ndoshta kujtohet a frikësohet!”
20:44. FEKULA LEHU KAWLEN LEJJINAN LE’ALLEHU JETEDHEKKERU ‘EW JEHSHA
C 20:45. Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë ose do t'i kalojë kufijtë kundër nesh".
20:45. Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne kemi frikë se ai do të na dënojë menjëherë ose do të ndërkrehet më tepër”.
20:45. KALA REBBENA ‘INNENA NEHAFU ‘EN JEFRUTE ‘ALEJNA ‘EW ‘EN JETGA
C 20:46. Ai (All-llahu) tha: "Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (ç'do t'ju thotë) dhe shoh (ç'do të bëjë me ju)".
20:46. (Allahu) tha: “Mos u frikësoni! Në të vërtetë, Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh.
20:46. KALE LA TEHAFA ‘INNENI ME’AKUMA ‘ESMA’U WE ‘ERA
C 20:47. I shkoni e i thuani atij: "Ne jemi që të dy të dërguar të Zotit tënd, lëshoi beni israilët të vijnë me ne, e mos i mundo! Ne të kemi ardhur me argumente nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë.
20:47. Shkoni tek ai dhe i thoni: “Ne të dy jemi të dërguarit e Zotit tënd, lëshoji të bijtë e IzrElit që të vijnë me ne dhe mos i mundo! Ne të kemi sjellë ty një shenjë nga Zoti yt. Paqe mbi atë që ndjek rrugën e drejtë!
20:47. FE’TIJAHU FEKULA ‘INNA RESULA RABBIKE FE’ERSIL ME’ANA BENI ‘ISRA’ILE WE LA TU’ADHDHIBHUM KAD XHI’NAKE BI’AJETIN MIN RABBIKE WE ES-SELAMU ‘ALA MENI ETTEBE’AL-HUDA
C 20:48. Ne na është thënë se dënimi është për atë që gënjen (të dërguarit) dhe ia kthen shpinën besimit".
20:48. Vërtet, neve na është shpallur se dënimi do të godasë këdo, që (i) mohon (shenjat e Allahut) dhe (i) kthen shpinën (të dërguarve të Tij)”.
20:48. ‘INNA KAD ‘UHIJE ‘ILEJNA ‘ENNEL-’ADHABE ‘ALA MEN KEDHDHEBE WE TEWELLA
C 20:49. Ai (faraoni) tha: "E kush është Zoti i juve dyve, o Musa?"
20:49. (Faraoni) tha: “E, kush është Zoti juaj, o Musa?”
20:49. KALE FEMEN REBBUKUMA JA MUSA
C 20:50. (Musai) Tha: "Zoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë?"
20:50. (Musai) tha: “Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë trajtën e vet e pastaj e ka udhëzuar”.
20:50. KALE REBBUNAL-LEDHI ‘A’TA KULLE SHEJ’IN HALKAHU THUMME HEDA
C 20:51. Ai tha: "Si është gjendja e popujve të mëparshëm?"
20:51. (Faraoni) tha: “Si është gjendja e brezave të mëparshëm”?
20:51. KALE FEMA BALUL-KURUNIL-’ULA