U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
20:40.
Kur motra jote ecte (të përcillte) e thoshte: "A doni t'ju tregoj atë që do të kujdeset për të?" E Ne të kthyem te nëna jote, që të gëzohej ajo e të mos mbetej e pikëlluar. Ti e pate mbytur një njeri, e Ne të shpëtuam nga mërzia dhe të sprovuan me sprova të mëdha. Ti qëndrove me vite ndër banorët e Medjenit, e pastaj erdhe, o Musa, në kohën e caktuar".
20:40.
Kur shkoi motra jote e tha: “A doni t’ju tregoj dikë që do të kujdeset për atë?”, Ne të kthyem te nëna jote, që ajo të gëzohej dhe të mos pikëllohej më. Pastaj ti vrave një njeri, por Ne të shpëtuam nga brenga dhe të vumë në sprova të shumta. Ti qëndrove me vite të tëra midis banorëve të Medjenit, pastaj erdhe sipas porosisë së caktuar, o Musa!
20:40.
‘IDH TEMSHI ‘UHTUKE FETEKULU HEL ‘EDULLUKUM ‘ALA MEN JEKFULUHU FEREXHA’NAKE ‘ILA ‘UMMIKE KEJ TEKARRE ‘AJNUHA WE LA TEHZENE WE KATELTE NEFSEN FENEXHXHEJNAKE MINEL-GAMMI WE FETENNAKE FUTUNAN FELEBITHTE SININE FI ‘EHLI MEDJENE THUMME XHI’TE ‘ALA KADERIN JA MUSA
C
20:41.
Dhe Unë të zgjodha ty për shpalljen Time.
20:41.
Unë të kam zgjedhur ty për Vete.
20:41.
WE ESTENA’TUKE LINEFSI
C
20:42.
Shko me argumentet e Mia, ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje.
20:42.
Shkoni ti dhe vëllai yt me mrekullitë e Mia dhe mos reshtni së përmenduri Mua!
20:42.
EDH/HEB ‘ENTE WE ‘EHUKE BI’AJATI WE LA TENIJA FI DHIKRI
C
20:43.
Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar.
20:43.
Shkoni te Faraoni! Ai, me të vërtetë, i ka shkelur të gjithë kufijtë!
20:43.
EDH/HEBA ‘ILA FIR’AWNE ‘INNEHU TEGA
C
20:44.
Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet.
20:44.
Flitini atij fjalë të buta, se ndoshta kujtohet a frikësohet!”
20:44.
FEKULA LEHU KAWLEN LEJJINAN LE’ALLEHU JETEDHEKKERU ‘EW JEHSHA
C
20:45.
Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë ose do t'i kalojë kufijtë kundër nesh".
20:45.
Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne kemi frikë se ai do të na dënojë menjëherë ose do të ndërkrehet më tepër”.
20:45.
KALA REBBENA ‘INNENA NEHAFU ‘EN JEFRUTE ‘ALEJNA ‘EW ‘EN JETGA
C
20:46.
Ai (All-llahu) tha: "Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (ç'do t'ju thotë) dhe shoh (ç'do të bëjë me ju)".
20:46.
(Allahu) tha: “Mos u frikësoni! Në të vërtetë, Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh.
20:46.
KALE LA TEHAFA ‘INNENI ME’AKUMA ‘ESMA’U WE ‘ERA
C
20:47.
I shkoni e i thuani atij: "Ne jemi që të dy të dërguar të Zotit tënd, lëshoi beni israilët të vijnë me ne, e mos i mundo! Ne të kemi ardhur me argumente nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë.
20:47.
Shkoni tek ai dhe i thoni: “Ne të dy jemi të dërguarit e Zotit tënd, lëshoji të bijtë e IzrElit që të vijnë me ne dhe mos i mundo! Ne të kemi sjellë ty një shenjë nga Zoti yt. Paqe mbi atë që ndjek rrugën e drejtë!
20:47.
FE’TIJAHU FEKULA ‘INNA RESULA RABBIKE FE’ERSIL ME’ANA BENI ‘ISRA’ILE WE LA TU’ADHDHIBHUM KAD XHI’NAKE BI’AJETIN MIN RABBIKE WE ES-SELAMU ‘ALA MENI ETTEBE’AL-HUDA
C
20:48.
Ne na është thënë se dënimi është për atë që gënjen (të dërguarit) dhe ia kthen shpinën besimit".
20:48.
Vërtet, neve na është shpallur se dënimi do të godasë këdo, që (i) mohon (shenjat e Allahut) dhe (i) kthen shpinën (të dërguarve të Tij)”.
20:48.
‘INNA KAD ‘UHIJE ‘ILEJNA ‘ENNEL-’ADHABE ‘ALA MEN KEDHDHEBE WE TEWELLA
C
20:49.
Ai (faraoni) tha: "E kush është Zoti i juve dyve, o Musa?"
20:49.
(Faraoni) tha: “E, kush është Zoti juaj, o Musa?”
20:49.
KALE FEMEN REBBUKUMA JA MUSA
C
20:50.
(Musai) Tha: "Zoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë?"
20:50.
(Musai) tha: “Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë trajtën e vet e pastaj e ka udhëzuar”.
20:50.
KALE REBBUNAL-LEDHI ‘A’TA KULLE SHEJ’IN HALKAHU THUMME HEDA