Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 19:41. Përkujtoju (lexoju idhujtarëve e të tjerëve) në Libër (në Kur'an) Ibrahimin. Ai vërtet ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.
19:41. Trego në Libër për Ibrahimin! Ai ishte njeri i së vërtetës dhe profet.
19:41. WE EDHKUR FIL-KITABI ‘IBRAHIME ‘INNEHU KANE SIDDIKEN NEBIJAN
C 19:42. Kur babait të vet i tha: "O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij?
19:42. Ai i tha të atit: “O babai im, përse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh e as që mund të të sjellë ndonjë dobi?
19:42. ‘IDH KALE LI’EBIHI JA ‘EBETI LIME TA’BUDU MA LA JESMA’U WE LA JUBSIRU WE LA JUGNI ‘ANKE SHEJ’EN
C 19:43. O babai im, mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë.
19:43. O babai im, mua më ka ardhur prej diturisë, çfarë s’të ka ardhur ty; andaj ndiqmë mua dhe unë do të të udhëzoj në rrugën e drejtë!
19:43. JA ‘EBETI ‘INNI KAD XHA’ENI MINEL-’ILMI MA LEM JE’TIKE FE ETTEBI’NI ‘EHDIKE SIRATEN SEWIJAN
C 19:44. O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit.
19:44. O babai im, mos adhuro djallin, sepse ai është gjithmonë i pabindur ndaj të Gjithëmëshirshmit.
19:44. JA ‘EBETI LA TA’BUDI ESH-SHEJTANE ‘INNE ESH-SHEJTANE KANE LILRREHMENI ‘ASIJEN
C 19:45. O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e do të jeshë shok i djallit!"
19:45. O babai im, unë kam frikë se mos të vjen ndonjë dënim nga i Gjithëmëshirshmi e kështu të bëhesh i afërm i djallit”!
19:45. JA ‘EBETI ‘INNI ‘EHAFU ‘EN JEMESSEKE ‘ADHABUN MINE ER-REHMANI FETEKUNE LILSHSHEJTANI WELIJEN
C 19:46. Ai (babai) tha: "A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi), unë do të gurëzoj, ndaj largohu prej meje për një kohë të gjatë!"
19:46. Ai u përgjigj: “O Ibrahim! Si guxon t’i hedhësh poshtë zotat e mi?! Nëse nuk heq dorë, unë do të të mbys me gurë; andaj, largohu prej meje për një kohë të gjatë”!
19:46. KALE ‘ERAGIBUN ‘ENTE ‘AN ‘ALIHETI JA ‘IBRAHIMU LE’IN LEM TENTEHI LE’ERXHUMENNEKE WE EHXHURNI MELIJEN
C 19:47. Ai (Ibrahimi) tha: "Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim për të falur ty, pse ai (babai) ishte i kujdesshëm ndaj meje.
19:47. Ibrahimi tha: “Shpëtimi qoftë mbi ty! Do t’i lutem Zotit tim që të të falë. Me të vërtetë, Ai është i mirë me mua.
19:47. KALE SELAMUN ‘ALEJKE SE’ESTEGFIRU LEKE RABBI ‘INNEHU KANE BI HEFIJEN
C 19:48. Unë po largohem prej jush dhe prej çka adhuroni ju pos All-llahut, e shpresoj se me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do të jem i humbur!"
19:48. Po largohem nga ju dhe nga gjithçka që ju adhuroni në vend të Allahut. Do t’i lutem Zotin tim, sepse jam i sigurt se nuk do të jem fatkeq me lutjet që ia bëj Zotit tim.”
19:48. WE ‘A’TEZILUKUM WE MA TED’UNE MIN DUNI ELLAHI WE ‘ED’U RABBI ‘ASA ‘ELLA ‘EKUNE BIDU’A’I RABBI SHEKIJEN
C 19:49. E pasi u largua prej tyre dhe prej çka adhuronin ata pos All-llahut, Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë pejgamberë.
19:49. Dhe, kur u largua nga ata dhe nga idhujt që i adhuronin në vend të Allahut, Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë profetë.
19:49. FELEMMA A’TEZELEHUM WE MA JA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI WEHEBNA LEHU ‘ISHAKA WE JA’KUBE WE KULLA XHE’ALNA NEBIJEN
C 19:50. Dhe atyre (të gjithëve) u dhamë (të mira) nga mëshira Jonë, edhe i bëmë që të jenë të përmendur për të mirë (ndër njerëz).
19:50. Ne u dhuruam atyre mëshirën Tonë dhe bëmë që ata të lavdërohen e të përmenden me nder.
19:50. WE WEHEBNA LEHUM MIN REHMETINA WE XHE’ALNA LEHUM LISANE SIDKIN ‘ALIJEN
C 19:51. Përmendju në Libër (tregimin për) Musain! Ai ishte i zgjedhur (prej Zotit) dhe ishte i dërguar, pejgamber.
19:51. Trego në Libër edhe për Musain! Njëmend, Ai ishte i përzgjedhur, ishte i dërguar dhe profet.
19:51. WE EDHKUR FIL-KITABI MUSA ‘INNEHU KANE MUHLESEN WE KANE RESULAN NEBIJÆN