Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 19:38. Ditën kur do të na paraqiten ata Neve, sa mirë do të dëgjojnë dhe shohin (ose njerëzit do të dëgjojnë e shohin çka i gjen ata), por tash për tash (në këtë jetë) zullumqarët janë të humbur qartë.
19:38. E sa mirë do të dëgjojnë e do të shohin atë Ditë, kur do të vijnë te Ne! Por, sot keqbërësit janë në humbje të qartë!
19:38. ‘ESMI’ BIHIM WE ‘EBSIR JEWME JE’TUNENA LEKINI EDH-DHALIMUNEL-JEWME FI DELALIN MUBININ
C 19:39. Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e dëshpërimit, kur të marrë fund çështja (e përgjegjësisë e dikush në xhennet, dikush në zjarr), se ata (sot) janë të painformuar, dhe ata nuk janë duke besuar.
19:39. Paralajmëroji ata (o Muhamed) për Ditën e Pikëllimit, kur do të japin llogari, ndonëse tani ata janë të shkujdesur dhe nuk besojnë.
19:39. WE ‘ENDHIRHUM JEWMEL-HESRETI ‘IDH KUDIJEL-’EMRU WE HUM FI GAFLETIN WE HUM LA JU’UMINUNE
C 19:40. S'ka dyshim se Ne e trashëgojmë (na mbetet) tokën dhe çka ka në të, dhe te Ne do të jetë e ardhmja e tyre.
19:40. Vërtet, jemi Ne që e trashëgojmë Tokën dhe gjithçka gjendet në të dhe ata te Ne do të kthehen.
19:40. ‘INNA NEHNU NERITHUL-’ERDE WE MEN ‘ALEJHA WE ‘ILEJNA JURXHA’UNE
C 19:41. Përkujtoju (lexoju idhujtarëve e të tjerëve) në Libër (në Kur'an) Ibrahimin. Ai vërtet ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.
19:41. Trego në Libër për Ibrahimin! Ai ishte njeri i së vërtetës dhe profet.
19:41. WE EDHKUR FIL-KITABI ‘IBRAHIME ‘INNEHU KANE SIDDIKEN NEBIJAN
C 19:42. Kur babait të vet i tha: "O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij?
19:42. Ai i tha të atit: “O babai im, përse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh e as që mund të të sjellë ndonjë dobi?
19:42. ‘IDH KALE LI’EBIHI JA ‘EBETI LIME TA’BUDU MA LA JESMA’U WE LA JUBSIRU WE LA JUGNI ‘ANKE SHEJ’EN
C 19:43. O babai im, mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë.
19:43. O babai im, mua më ka ardhur prej diturisë, çfarë s’të ka ardhur ty; andaj ndiqmë mua dhe unë do të të udhëzoj në rrugën e drejtë!
19:43. JA ‘EBETI ‘INNI KAD XHA’ENI MINEL-’ILMI MA LEM JE’TIKE FE ETTEBI’NI ‘EHDIKE SIRATEN SEWIJAN
C 19:44. O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit.
19:44. O babai im, mos adhuro djallin, sepse ai është gjithmonë i pabindur ndaj të Gjithëmëshirshmit.
19:44. JA ‘EBETI LA TA’BUDI ESH-SHEJTANE ‘INNE ESH-SHEJTANE KANE LILRREHMENI ‘ASIJEN
C 19:45. O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e do të jeshë shok i djallit!"
19:45. O babai im, unë kam frikë se mos të vjen ndonjë dënim nga i Gjithëmëshirshmi e kështu të bëhesh i afërm i djallit”!
19:45. JA ‘EBETI ‘INNI ‘EHAFU ‘EN JEMESSEKE ‘ADHABUN MINE ER-REHMANI FETEKUNE LILSHSHEJTANI WELIJEN
C 19:46. Ai (babai) tha: "A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi), unë do të gurëzoj, ndaj largohu prej meje për një kohë të gjatë!"
19:46. Ai u përgjigj: “O Ibrahim! Si guxon t’i hedhësh poshtë zotat e mi?! Nëse nuk heq dorë, unë do të të mbys me gurë; andaj, largohu prej meje për një kohë të gjatë”!
19:46. KALE ‘ERAGIBUN ‘ENTE ‘AN ‘ALIHETI JA ‘IBRAHIMU LE’IN LEM TENTEHI LE’ERXHUMENNEKE WE EHXHURNI MELIJEN
C 19:47. Ai (Ibrahimi) tha: "Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim për të falur ty, pse ai (babai) ishte i kujdesshëm ndaj meje.
19:47. Ibrahimi tha: “Shpëtimi qoftë mbi ty! Do t’i lutem Zotit tim që të të falë. Me të vërtetë, Ai është i mirë me mua.
19:47. KALE SELAMUN ‘ALEJKE SE’ESTEGFIRU LEKE RABBI ‘INNEHU KANE BI HEFIJEN
C 19:48. Unë po largohem prej jush dhe prej çka adhuroni ju pos All-llahut, e shpresoj se me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do të jem i humbur!"
19:48. Po largohem nga ju dhe nga gjithçka që ju adhuroni në vend të Allahut. Do t’i lutem Zotin tim, sepse jam i sigurt se nuk do të jem fatkeq me lutjet që ia bëj Zotit tim.”
19:48. WE ‘A’TEZILUKUM WE MA TED’UNE MIN DUNI ELLAHI WE ‘ED’U RABBI ‘ASA ‘ELLA ‘EKUNE BIDU’A’I RABBI SHEKIJEN