Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 19:27. Dhe duke e bartur ngryk shkoi me të te të afërmit e vet ata i thanë: "Oj Merjeme, ke bërë një punë shumë të keqe!"
19:27. Dhe u kthye te populli i vet, duke mbajtur fëmijën. Ata i thanë: “O Merjeme, ke bërë diçka të turpshme!
19:27. FE’ETET BIHI KAWMEHA TEHMILUHU KALU JA MERJEMU LEKAD XHI’TI SHEJ’EN FERIJAN
C 19:28. Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme!
19:28. O motra e Harunit! Babai yt nuk ka qenë njeri i keq, as nëna jote nuk ka qenë grua e shthurur.”
19:28. JA ‘UHTE HARUNE MA KANE ‘EBUKI EMRE’E SEW’IN WE MA KANET ‘UMMUKI BEGIJEN
C 19:29. Atëherë ajo u dha shenjë kah ai (Isai). Ata thanë: "Si t'i flasim atij që është foshnjë në djep?"
19:29. Ajo bëri me shenjë nga i biri. Ata thanë: “Si t’i flasim ne fëmijës që është në djep?”
19:29. FE’ESHARET ‘ILEJHI KALU KEJFE NUKELLIMU MEN KANE FIL-MEHDI SEBIJEN
C 19:30. Ai (Isai) tha: "Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.
19:30. Ai (Isai në djep) tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë Librin (Ungjillin), më ka bërë profet
19:30. KALE ‘INNI ‘ABDU ELLAHI ‘ATANIJEL-KITABE WE XHE’ALENI NEBIJEN
C 19:31. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jem gjallë!
19:31. dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem. Ai më ka porositur që të falem e të jap zeqat sa të jem gjallë
19:31. WE XHE’ALENI MUBAREKEN ‘EJNE MA KUNTU WE ‘EWSANI BIS-SELATI WE EZ-ZEKÆTI MA DUMTU HEJJÆN
C 19:32. Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm!
19:32. dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm.
19:32. WE BERREN BIWALIDETI WE LEM JEXH’ALNI XHEBBARAN SHEKIJÆN
C 19:33. Selami (shpëtimi prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!"
19:33. Le të jetë paqja e shpëtimi mbi mua, në ditën që kam lindur, në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem!”
19:33. WE ES-SELAMU ‘ALEJJE JEWME WULIDTU WE JEWME ‘EMUTU WE JEWME ‘UB’ATHU HEJJEN
C 19:34. Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime.
19:34. Ky është Isai, i biri i Merjemes. Kjo është fjala e vërtetë, për të cilën ata dyshojnë dhe diskutojnë.
19:34. DHALIKE ‘ISA EBNU MERJEME KAWLEL-HEKKIL-LEDHI FIHI JEMTERUNE
C 19:35. Nuk i takoi (nuk ka nevojë) All-llahu të ketë ndonjë fëmijë, i pastër është Ai, kur dëshiron një send Ai vetëm i thotë atij: Bëhu!". Ai menjëherë bëhet.
19:35. Allahu nuk ka mbetur të marrë dikë për bir. Qoftë i lavdëruar Ai! Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të “Bëhu!” dhe ajo bëhet.
19:35. MA KANE LILLAHI ‘EN JETTEHIDHE MIN WELEDIN SUBHANEHU ‘IDHA KADA ‘EMREN FE’INNEMA JEKULU LEHU KUN FEJEKUNU
C 19:36. (Isai i tha popullit të vet) Dhe se All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj, pra adhurojeni Atë, kjo është rrugë (fé) e drejtë.
19:36. (Isai tha): “Vërtet, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj; andaj adhuroni vetëm Atë! Kjo është udha e drejtë”.
19:36. WE ‘INNALL-LLAHE RABBI WE REBBUKUM FA’BUDUHU HADHA SIRATUN MUSTEKIMUN
C 19:37. Po grupet u kundërshtuan mes vete (rreth Isait). Të mjerët ata që nuk besuan se çka kanë për të parë ditën e madhe!
19:37. E megjithatë, sektet u përçanë në lidhje me atë. Mjerë ata që nuk besojnë për takimin e një Dite të madhe (Ditës së Kiametit)!
19:37. FAHTELEFEL-’EHZABU MIN BEJNIHIM FEWEJLUN LILLEDHINE KEFERU MIN MESH/HEDI JEWMIN ‘ADHIMIN