U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
19:25.
E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.
19:25.
Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta!
19:25.
WE HUZZI ‘ILEJKI BIXHIDH’I EN-NEHLETI TUSAKIT ‘ALEJKI RUTEBEN XHENIJAN
C
19:26.
Ti pra, ha pi e qetësohu, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: "Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithëmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!"
19:26.
Ha, pi dhe qetësohu. Nëse vëren ndonjë njeri, i thuaj: “Unë jam betuar në të Gjithëmëshirshmin se do të agjëroj, prandaj sot nuk do të flas me askënd.”
19:26.
FEKULI WE ESHREBI WE KARRI ‘AJNEN FE’IMMA TEREJNNE MINEL-BESHERI ‘EHEDAN FEKULI ‘INNI NEDHERTU LILRREHMENI SEWMÆN FELEN ‘UKELLIMEL-JEWME ‘INSIJÆN
C
19:27.
Dhe duke e bartur ngryk shkoi me të te të afërmit e vet ata i thanë: "Oj Merjeme, ke bërë një punë shumë të keqe!"
19:27.
Dhe u kthye te populli i vet, duke mbajtur fëmijën. Ata i thanë: “O Merjeme, ke bërë diçka të turpshme!
19:27.
FE’ETET BIHI KAWMEHA TEHMILUHU KALU JA MERJEMU LEKAD XHI’TI SHEJ’EN FERIJAN
C
19:28.
Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme!
19:28.
O motra e Harunit! Babai yt nuk ka qenë njeri i keq, as nëna jote nuk ka qenë grua e shthurur.”
19:28.
JA ‘UHTE HARUNE MA KANE ‘EBUKI EMRE’E SEW’IN WE MA KANET ‘UMMUKI BEGIJEN
C
19:29.
Atëherë ajo u dha shenjë kah ai (Isai). Ata thanë: "Si t'i flasim atij që është foshnjë në djep?"
19:29.
Ajo bëri me shenjë nga i biri. Ata thanë: “Si t’i flasim ne fëmijës që është në djep?”
19:29.
FE’ESHARET ‘ILEJHI KALU KEJFE NUKELLIMU MEN KANE FIL-MEHDI SEBIJEN
C
19:30.
Ai (Isai) tha: "Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.
19:30.
Ai (Isai në djep) tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë Librin (Ungjillin), më ka bërë profet
19:30.
KALE ‘INNI ‘ABDU ELLAHI ‘ATANIJEL-KITABE WE XHE’ALENI NEBIJEN
C
19:31.
Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jem gjallë!
19:31.
dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem. Ai më ka porositur që të falem e të jap zeqat sa të jem gjallë
19:31.
WE XHE’ALENI MUBAREKEN ‘EJNE MA KUNTU WE ‘EWSANI BIS-SELATI WE EZ-ZEKÆTI MA DUMTU HEJJÆN
C
19:32.
Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm!
19:32.
dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm.
19:32.
WE BERREN BIWALIDETI WE LEM JEXH’ALNI XHEBBARAN SHEKIJÆN
C
19:33.
Selami (shpëtimi prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!"
19:33.
Le të jetë paqja e shpëtimi mbi mua, në ditën që kam lindur, në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem!”
19:33.
WE ES-SELAMU ‘ALEJJE JEWME WULIDTU WE JEWME ‘EMUTU WE JEWME ‘UB’ATHU HEJJEN
C
19:34.
Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime.
19:34.
Ky është Isai, i biri i Merjemes. Kjo është fjala e vërtetë, për të cilën ata dyshojnë dhe diskutojnë.
19:34.
DHALIKE ‘ISA EBNU MERJEME KAWLEL-HEKKIL-LEDHI FIHI JEMTERUNE
C
19:35.
Nuk i takoi (nuk ka nevojë) All-llahu të ketë ndonjë fëmijë, i pastër është Ai, kur dëshiron një send Ai vetëm i thotë atij: Bëhu!". Ai menjëherë bëhet.
19:35.
Allahu nuk ka mbetur të marrë dikë për bir. Qoftë i lavdëruar Ai! Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të “Bëhu!” dhe ajo bëhet.
19:35.
MA KANE LILLAHI ‘EN JETTEHIDHE MIN WELEDIN SUBHANEHU ‘IDHA KADA ‘EMREN FE’INNEMA JEKULU LEHU KUN FEJEKUNU