Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 19:16. E, përmendju në këtë libër (tregimin për) Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në lindje.
19:16. Dhe trego (o Muhamed) në Libër për Merjemen, kur u tërhoq nga familja e saj në një vend në lindje,
19:16. WE EDHKUR FIL-KITABI MERJEME ‘IDH ENTEBEDHET MIN ‘EHLIHA MEKANEN SHERKIJAN
C 19:17. Ajo vuri një perde ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri në tërësi.
19:17. duke e fshehur veten nga ata. Ne i dërguam Shpirtin Tonë, i cili iu paraqit asaj si një njeri i plotë.
19:17. FATTEHADHET MIN DUNIHIM HIXHABEN FE’ERSELNA ‘ILEJHA RUHENA FETEMETHTHELE LEHA BESHERAN SEWIJÆN
C 19:18. Ajo tha: "Unë i mbështetem të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse je që i frikësohesh Atij (pra më le të lirë)!"
19:18. Ajo i tha: “Unë kërkoj që të më mbrojë i Gjithëmëshirshmi prej teje, nëse i frikësohesh Allahut.
19:18. KALET ‘INNI ‘A’UDHU BIR-REHMENI MINKE ‘IN KUNTE TEKIJEN
C 19:19. Ai (Xhibrili) tha: "Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)".
19:19. Ai tha: “Në të vërtetë, unë jam vetëm një i dërguar i Zotit tënd, që të të dhuroj ty një djalë të pastër.”
19:19. KALE ‘INNEMA ‘ENA RESULU RABBIKI LI’HEBE LEKI GULAMEN ZEKIJAN
C 19:20. Ajo tha: "Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qenë e pamoralshme".
19:20. Ajo tha: “Si mund të kem unë djalë, kur asnjë mashkull nuk më ka prekur e nuk jam as e pacipë?!”
19:20. KALET ‘ENNA JEKUNU LI GULAMUN WE LEM JEMSESNI BESHERUN WE LEM ‘EKU BEGIJEN
C 19:21. Ai (Xhibrili) tha: "Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!"
19:21. Iu përgjigj: “Kështu është! Zoti yt ka thënë: ‘Kjo për Mua është e lehtë. Ne do ta bëjmë atë shenjë për njerëzit dhe mëshirë nga ana Jonë’. Dhe kjo është punë e kryer.”
19:21. KALE KEDHALIKI KALE REBBUKI HUWE ‘ALEJJE HEJJINUN WE LINEXH’ALEHU ‘AJETEN LILNNASI WE REHMETEN MINNA WE KANE ‘EMREN MEKDIJAN
C 19:22. Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët.
19:22. Ajo mbeti me barrë e u tërhoq me të në një vend të largët.
19:22. FEHEMELET/HU FANTEBEDHET BIHI MEKANEN KASIJAN
C 19:23. E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: "Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!"
19:23. Dhembjet e lindjes e detyruan atë që të shkonte te trungu i një hurme. Ajo tha: “Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarjeje) dhe të isha harruar krejt!”
19:23. FE’EXHA’EHAL-MEHADU ‘ILA XHIDH’I EN-NEHLETI KALET JA LEJTENI MITTU KABLE HADHA WE KUNTU NESJEN MENSIJAN
C 19:24. E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): "Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji)".
19:24. Një zë e thirri nga poshtë: “Mos u pikëllo, se Zoti yt të ka bërë një burim uji poshtë teje!
19:24. FENADAHA MIN TEHTIHA ‘ELLA TEHZENI KAD XHE’ALE REBBUKI TEHTEKI SERIJEN
C 19:25. E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.
19:25. Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta!
19:25. WE HUZZI ‘ILEJKI BIXHIDH’I EN-NEHLETI TUSAKIT ‘ALEJKI RUTEBEN XHENIJAN
C 19:26. Ti pra, ha pi e qetësohu, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: "Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithëmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!"
19:26. Ha, pi dhe qetësohu. Nëse vëren ndonjë njeri, i thuaj: “Unë jam betuar në të Gjithëmëshirshmin se do të agjëroj, prandaj sot nuk do të flas me askënd.”
19:26. FEKULI WE ESHREBI WE KARRI ‘AJNEN FE’IMMA TEREJNNE MINEL-BESHERI ‘EHEDAN FEKULI ‘INNI NEDHERTU LILRREHMENI SEWMÆN FELEN ‘UKELLIMEL-JEWME ‘INSIJÆN