U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
18:87.
Ai (Dhulkarnejni) tha: "Ai që vazhdon edhe më tej të jetë zullumqar, atë do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëm".
18:87.
Ai tha: “Sa i përket atij që bën të këqija, Ne do ta ndëshkojmë e pastaj do të kthehet te Zoti i vet, i Cili do ta ndëshkojë me një dënim të rëndë.
18:87.
KALE ‘EMMA MEN DHELEME FESEWFE NU’ADHDHIBUHU THUMME JUREDDU ‘ILA RABBIHI FEJU’ADHDHIBUHU ‘ADHABEN NUKRAN
C
18:88.
Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do t'i bëjmë lehtësi (në jetë).
18:88.
Sa për atë që beson dhe bën vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë dhe do t’i premtojmë atij lehtësira.”
18:88.
WE ‘EMMA MEN ‘AMENE WE ‘AMILE SALIHEN FELEHU XHEZA’ENL-HUSNA WE SENEKULU LEHU MIN ‘EMRINA JUSRAN
C
18:89.
Pastaj, ai iu rrek një aso mundësie (mori rrugën e lindjes).
18:89.
Pastaj ndoqi një rrugë tjetër.
18:89.
THUMME ‘ETBE’A SEBEBEN
C
18:90.
Deri kur arriti vndlindjen e diellit, e gjeti se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit).
18:90.
Kur arriti në vendin e lindjes së Diellit, Ai e pa të lindte mbi një popull, të cilit Ne nuk i kishim dhënë gjë, për t’u mbrojtur nga dielli.
18:90.
HETTA ‘IDHA BELEGA METLI’A ESH-SHEMSI WEXHEDEHA TETLU’U ‘ALA KAWMIN LEM NEXH’AL LEHUM MIN DUNIHA SITREN
C
18:91.
Ashtu (bëri edhe me këtë popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundësitë dhe sundimin e drejtë të tij).
18:91.
Kështu ndodhi dhe Ne dinim gjithçka për të.
18:91.
KEDHALIKE WE KAD ‘EHETNA BIMA LEDEJHI HUBREN
C
18:92.
Mandej, ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes perëndimit e lindjes - nga veriu).
18:92.
Pastaj mori një rrugë tjetër.
18:92.
THUMME ‘ETBE’A SEBEBEN
C
18:93.
Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe prapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet).
18:93.
Derisa, kur arriti në mes dy malesh, gjeti rrëzë tyre një popull, i cili pothuaj nuk kuptonte asnjë të folme.
18:93.
HETTA ‘IDHA BELEGA BEJNE ES-SEDDEJNI WEXHEDE MIN DUNIHIMA KAWMEN LA JEKADUNE JEFKAHUNE KAWLAN
C
18:94.
Ata thanë: "O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (në formë tagre a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?"
18:94.
Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet, Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë ngatërrestarë në Tokë. A të të japim një pagesë që të ndërtosh një pendë midis nesh dhe atyre?”
18:94.
KALU JA DHAL-KARNEJNI ‘INNE JE’XHUXHE WE ME’XHUXHE MUFSIDUNE FIL-’ERDI FEHEL NEXH’ALU LEKE HARXHEN ‘ALA ‘EN TEXH’ALE BEJNENA WE BEJNEHUM SEDDAN
C
18:95.
Ai (Dhulkarnejni) tha: "Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!".
18:95.
Ai tha: “Ajo të cilën ma ka mundësuar Zoti im, është më e mirë (nga pagesa juaj), por më ndihmoni mua me krahë! Do të ndërtoj një pendë midis jush e atyre.
18:95.
KALE MA MEKKENENI FIHI RABBI HAJRUN FE’A’INUNI BIKUWETIN ‘EXH’AL BEJNEKUM WE BEJNEHUM REDMEN
C
18:96.
Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: "Ndizni!", e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: "Më sillni bakër të shkrirë t'ia hedhë atij!"
18:96.
Më sillni blloqe hekuri!” Dhe, kur ai i rrafshoi dy anët e thepisura të maleve, tha: “Fryjini zjarrit, derisa hekuri të skuqet si zjarri.” Pastaj tha: “Më sillni bakër të shkrirë që ta hedh në të.”
18:96.
‘ATUNI ZUBEREL-HEDIDI HETTA ‘IDHA SAWA BEJNE ES-SEDEFEJNI KALE ENFUHU HETTA ‘IDHA XHE’ALEHU NAREN KALE ‘ATUNI ‘UFRIG ‘ALEJHI KITRAN
C
18:97.
E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin.
18:97.
Kështu, ata (Jexhuxhët dhe Mexhuxhët) nuk mundën që ta kapërcenin pendën dhe as nuk mundën që të hapnin vrimë në të.
18:97.
FEMA ESTA’U ‘EN JEDHHERUHU WE MA ESTETA’U LEHU NEKBEN