Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 18:85. Ai iu rrek një aso mundësie (dhe mori rrugën nga Perëndimi).
18:85. kështu që ai u nis në një rrugë.
18:85. FE’ETBE’A SEBEBEN
C 18:86. Deri kur arriti në vendperëndimin e diellit, e gjeti se po perëndon në njëfarë burimi me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Ne i thamë: "O Dhulkarnejn, ose do t'i dënosh, ose do t'i marrish me të mirë e t'i udhëzosh!"
18:86. Kur arriti në vendin e perëndimit të Diellit, pa se ai po ulej në një burim të zi balte dhe në afërsi të tij gjeti një popull. Ne thamë: “O Dhulkarnejn, mund t’i ndëshkosh ata ose mund t’u bësh mirë atyre.”
18:86. HETTA ‘IDHA BELEGA MEGRIBE ESH-SHEMSI WEXHEDEHA TEGRUBU FI ‘AJNIN HEMI’ETIN WE WEXHEDE ‘INDEHA KAWMEN KULNA JA DHAL-KARNEJNI ‘IMMA ‘EN TU’ADHDHIBE WE ‘IMMA ‘EN TETTEHIDHE FIHIM HUSNAN
C 18:87. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Ai që vazhdon edhe më tej të jetë zullumqar, atë do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëm".
18:87. Ai tha: “Sa i përket atij që bën të këqija, Ne do ta ndëshkojmë e pastaj do të kthehet te Zoti i vet, i Cili do ta ndëshkojë me një dënim të rëndë.
18:87. KALE ‘EMMA MEN DHELEME FESEWFE NU’ADHDHIBUHU THUMME JUREDDU ‘ILA RABBIHI FEJU’ADHDHIBUHU ‘ADHABEN NUKRAN
C 18:88. Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do t'i bëjmë lehtësi (në jetë).
18:88. Sa për atë që beson dhe bën vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë dhe do t’i premtojmë atij lehtësira.”
18:88. WE ‘EMMA MEN ‘AMENE WE ‘AMILE SALIHEN FELEHU XHEZA’ENL-HUSNA WE SENEKULU LEHU MIN ‘EMRINA JUSRAN
C 18:89. Pastaj, ai iu rrek një aso mundësie (mori rrugën e lindjes).
18:89. Pastaj ndoqi një rrugë tjetër.
18:89. THUMME ‘ETBE’A SEBEBEN
C 18:90. Deri kur arriti vndlindjen e diellit, e gjeti se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit).
18:90. Kur arriti në vendin e lindjes së Diellit, Ai e pa të lindte mbi një popull, të cilit Ne nuk i kishim dhënë gjë, për t’u mbrojtur nga dielli.
18:90. HETTA ‘IDHA BELEGA METLI’A ESH-SHEMSI WEXHEDEHA TETLU’U ‘ALA KAWMIN LEM NEXH’AL LEHUM MIN DUNIHA SITREN
C 18:91. Ashtu (bëri edhe me këtë popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundësitë dhe sundimin e drejtë të tij).
18:91. Kështu ndodhi dhe Ne dinim gjithçka për të.
18:91. KEDHALIKE WE KAD ‘EHETNA BIMA LEDEJHI HUBREN
C 18:92. Mandej, ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes perëndimit e lindjes - nga veriu).
18:92. Pastaj mori një rrugë tjetër.
18:92. THUMME ‘ETBE’A SEBEBEN
C 18:93. Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe prapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet).
18:93. Derisa, kur arriti në mes dy malesh, gjeti rrëzë tyre një popull, i cili pothuaj nuk kuptonte asnjë të folme.
18:93. HETTA ‘IDHA BELEGA BEJNE ES-SEDDEJNI WEXHEDE MIN DUNIHIMA KAWMEN LA JEKADUNE JEFKAHUNE KAWLAN
C 18:94. Ata thanë: "O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (në formë tagre a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?"
18:94. Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet, Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë ngatërrestarë në Tokë. A të të japim një pagesë që të ndërtosh një pendë midis nesh dhe atyre?”
18:94. KALU JA DHAL-KARNEJNI ‘INNE JE’XHUXHE WE ME’XHUXHE MUFSIDUNE FIL-’ERDI FEHEL NEXH’ALU LEKE HARXHEN ‘ALA ‘EN TEXH’ALE BEJNENA WE BEJNEHUM SEDDAN
C 18:95. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!".
18:95. Ai tha: “Ajo të cilën ma ka mundësuar Zoti im, është më e mirë (nga pagesa juaj), por më ndihmoni mua me krahë! Do të ndërtoj një pendë midis jush e atyre.
18:95. KALE MA MEKKENENI FIHI RABBI HAJRUN FE’A’INUNI BIKUWETIN ‘EXH’AL BEJNEKUM WE BEJNEHUM REDMEN