Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 18:21. Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t'i shohin njerëzit), e të kuptojnë se premtimi i All-llahut (për ringjallje) është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme (kijameti) është e padyshimtë. (I zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedonin për çështjen e tyre dhe thanë: "Ndërtojuni atyre një ndërtesë (të jetë shenjë). Zoti i tyre di më së miri për ta. E ata që ishin me shumicë thanë: "Do të ndërtojmë gjithqysh në hyrjen e tyre një xhami".
18:21. Dhe kështu, Ne bëmë që ata të zbuloheshin, me qëllim që të dihej se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe, që të mos ketë asnjë dyshim për Orën (e Kiametit, se ajo do të vijë). Kur ata (banorët e qytetit) po haheshin me njëri-tjetrin për këtë rast, disa thoshin: “Ndërtojini atyre (në hyrje të shpellës) një ndërtesë! Zoti i tyre i njeh më mirë ata”. Ata që e fituan çështjen e tyre, thanë: “Ne do të ndërtojmë një faltore mbi ta!”
18:21. WE KEDHELIKE ‘A’THERNA ‘ALEJHIM LIJA’LEMU ‘ENNE WA’DEL-LAHI HEKKUN WE ‘ENNE ES-SA’ATE LA REJBE FIHA ‘IDH JETENAZA’UNE BEJNEHUM ‘EMREHUM FEKALU EBNU ‘ALEJHIM BUNJANEN REBBUHUM ‘A’LEMU BIHIM KALEL-LEDHINE GALEBU ‘ALA ‘EMRIHIM LENETTEHIDHENNE ‘ALEJHIM MESXHIDAN
C 18:22. Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: "Ishin tre, i katërti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thonë: "Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre", kjo ishte hamendje, po edhe thonë: "Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!" Thuaj: "Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveç një pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos pyet për ta".
18:22. Do të thonë: “Ata ishin tre veta e qeni i tyre ishte i katërti”. Disa do të thonë: “Ata ishin pesë veta e qeni i tyre ishte i gjashti”, duke hamendësuar për atë që është e fshehtë; kurse të tjerë do të thonë: “Ata ishin shtatë veta e qeni i tyre ishte i teti”. Thuaj (o Muhamed): “Zoti im e di më mirë numrin e tyre. Vetëm pak veta dinë diçka rreth tyre”. Dhe mos polemizo rreth tyre, përveçse në mënyrë të përciptë dhe për ata mos pyet askënd!
18:22. SEJEKULUNE THELATHETUN RABI’UHUM KELBUHUM WE JEKULUNE HAMSETUN SADISUHUM KELBUHUM REXHMEN BIL-GAJBI WE JEKULUNE SEB’ATUN WE THAMINUHUM KELBUHUM KUL RABBI ‘A’LEMU BI’IDDETIHIM MA JA’LEMUHUM ‘ILLA KALILUN FELA TUMARI FIHIM ‘ILLA MIRA’EN DHAHIRAN WE LA TESTEFTI FIHIM MINHUM ‘EHEDÆN
C 18:23. Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: "Unë do ta bëj këtë nesër!"
18:23. Asnjëherë mos thuaj, për çfarëdo gjëje qoftë, se: “Me siguri që nesër do ta bëj këtë”
18:23. WE LA TEKULENNE LISHEJ’IN ‘INNI FA’ILUN DHALIKE GADEN
C 18:24. Vetëm (nëse i shton): "Në dashtë All-llahu!" E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: "Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)".
18:24. pa shtuar “Në dashtë Allahu!” Dhe, kur të harrosh (të thuash “në dashtë Allahu”) - kujtoje Zotin tënd e thuaj: “Shpresoj se Zoti im do të më udhëzojë në atë që është më e mirë dhe më e dobishme nga kjo”.
18:24. ‘ILLA ‘EN JESHA’EL-LAHU WE EDHKUR REBBEKE ‘IDHA NESITE WE KUL ‘ASA ‘EN JEHDIJENI RABBI LI’KREBE MIN HADHA RESHEDEN
C 18:25. (dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet.
18:25. Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind vjet (diellorë), duke shtuar nëntë (për vitet hënore).
18:25. WE LEBITHU FI KEHFIHIM THELATHE MIA’ETIN SININE WE EZDADU TIS’EN
C 18:26. Thuaj: "All-llahu e di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. Çfarë (i çuditshëm) është të pamurit e Tij dhe çfarë është të dëgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund t'i përzihet askush.
18:26. Thuaj (o Muhamed): “Allahu e di më mirë sa kanë qëndruar. Atij i përket fshehtësia e qiejve dhe e Tokës. Eh, sa mirë sheh Ai çdo gjë dhe sa mirë që dëgjon! Njerëzit nuk kanë tjetër mbrojtës përveç Atij dhe Ai nuk e ndan me askënd pushtetin e Vet.”
18:26. KULI ELLAHU ‘A’LEMU BIMA LEBITHU LEHU GAJBU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI ‘EBSIR BIHI WE ‘ESMI’ MA LEHUM MIN DUNIHI MIN WE LIJIN WE LA JUSHRIKU FI HUKMIHI ‘EHEDEN
C 18:27. Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim.
18:27. Dhe lexo atë që të është shpallur ty nga Libri i Zotit tënd! Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Tij dhe ti nuk ke për të gjetur kurrfarë strehe, përveçse tek Ai.
18:27. WE ETLU MA ‘UHIJE ‘ILEJKE MIN KITABI RABBIKE LA MUBEDDILE LIKELIMATIHI WE LEN TEXHIDE MIN DUNIHI MULTEHEDEN
C 18:28. Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.
18:28. Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët), duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete. Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave të veta, duke shkelur çdo kufi në veprimet e veta.
18:28. WE ESBIR NEFSEKE ME’AL-LEDHINE JED’UNE REBBEHUM BIL-GADETI WEL-’ASHIJI JURIDUNE WEXHHEHU WE LA TA’DU ‘AJNAKE ‘ANHUM TURIDU ZINETEL-HEJATI ED-DUNJA WE LA TUTI’ MEN ‘EGFELNA KALBEHU ‘AN DHIKRINA WE ETTEBE’A HEWAHU WE KANE ‘EMRUHU FURUTÆN
C 18:29. E ti thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai".
18:29. Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj. Kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë” Ne kemi përgatitur për mohuesit keqbërës një zjarr, që do t’i rrethojë nga të gjitha anët (si çadra). Nëse do të kërkojnë ndihmë, do t’u jepet një ujë si xehja e shkrirë, që do t’ua përcëllojë fytyrat. Sa pije e tmerrshme është ajo e sa strehim i keq është ai (zjarri)!
18:29. WE KULIL-HEKKU MIN RABBIKUM FEMEN SHA’E FELJU’UMIN WE MEN SHA’E FELJEKFUR ‘INNA ‘A’TEDNA LILDHDHALIMINE NAREN ‘EHATE BIHIM SURADIKUHA WE ‘IN JESTEGITHU JUGATHU BIMA’IN KALMUHLI JESHWIL-WUXHUHE BI’SE ESH-SHERABU WE SA’ET MURTEFEKAN
C 18:30. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s'ka dyshim se Ne nuk i humbim shpërblimin atij që është bamirës.
18:30. Sa për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, sigurisht që Ne nuk do t’ua humbim shpërblimin punëmirëve.
18:30. ‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI ‘INNA LA NUDI’U ‘EXHRE MEN ‘EHSENE ‘AMELEN
C 18:31. Të tillët e kanë vendin në xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe sa vend i bukur është ai.
18:31. Pikërisht atyre u përket Xheneti i Adnit, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Ata do të stolisen atje me byzylykë ari dhe do të vishen me rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë dhe armaçi, duke ndenjur të mbështetur në shtretër të lartë. Sa shpërblim i mrekullueshëm dhe sa vendbanim i bukur!
18:31. ‘ULA’IKE LEHUM XHENNATU ‘ADNIN TEXHRI MIN TEHTIHIMUL-’ENHARU JUHELLEWNE FIHA MIN ‘ESAWIRE MIN DHEHEBIN WE JELBESUNE THIJABEN HUDRAN MIN SUNDUSIN WE ‘ISTEBREKIN MUTTEKI’INE FIHA ‘ALEL-’ERA’IKI NI’ME ETH-THEWABU WE HESUNET MURTEFEKÆN