Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 18:18. Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre i kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre.
18:18. Dhe (po të kishe qenë atje), do të mendoje se ata ishin zgjuar, por ata ishin në gjumë. Ne i rrotullonim ata herë në krah të djathtë e herë në të majtë, kurse qeni i tyre rrinte shtrirë me dy këmbët e para në hyrje të shpellës. Sikur t’i kishe parë, ti do të ikje nga ata dhe do të të kaplonte frika.
18:18. WE TEHSEBUHUM ‘EJKADHEN WE HUM RUKUDUN WE NUKALLIBUHUM DHATEL-JEMINI WE DHATE ESH-SHIMALI WE KELBUHUM BASITUN DHIRA’AJHI BIL-WESIDI LEWI ETTELA’TE ‘ALEJHIM LEWELLEJTE MINHUM FIRARAN WE LEMULI’TE MINHUM RU’BÆN
C 18:19. Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: "Sa keni ndejur?" Ata thanë:"Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!" Disa thanë: "Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ua sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju".
18:19. Kështu pra, Ne i zgjuam që të pyesnin njëri-tjetrin. Njëri nga ata tha: “Sa keni ndenjur (në gjumë?)” - U përgjigjën: “Kemi qëndruar një ditë a një pjesë të ditës”. Disa thanë: “Zoti juaj e di më mirë se sa keni ndenjur. Dërgoni njërin prej jush në qytet me këtë monedhë argjendi tuajën e le të shikojë se cili ushqim është më i pastër. Le t’ju sjellë diçka prej tij, le të sillet mirë dhe askush të mos marrë vesh për ju.
18:19. WE KEDHELIKE BE’ATHNAHUM LIJETESA’ELU BEJNEHUM KALE KA’ILUN MINHUM KEM LEBITHTUM KALU LEBITHNA JEWMEN ‘EW BA’DE JEWMIN KALU REBBUKUM ‘A’LEMU BIMA LEBITHTUM FAB’ATHU ‘EHEDEKUM BIWERIKIKUM HEDHIHI ‘ILAL-MEDINETI FELJENDHUR ‘EJJUHA ‘EZKA TA’AMAN FELJE’TIKUM BIRIZKIN MINHU WE LIETELETTEF WE LA JUSH’IRENNE BIKUM ‘EHEDÆN
C 18:20. Pse, nëse ata (të qytetit) kuptojnë për ju, do t'ju mbysin me gurë, ose do t'ju kthejnë në fenë e tyre, e atëherë kurrë nuk keni për të shpëtuar.
18:20. Me të vërtetë, nëse ju zbulojnë, ata do t’ju gjuajnë me gurë ose do t’ju kthejnë (me forcë) në fenë e tyre dhe atëherë nuk do të shpëtoni kurrsesi”!
18:20. ‘INNEHUM ‘IN JEDHHERU ‘ALEJKUM JERXHUMUKUM ‘EW JU’IDUKUM FI MILLETIHIM WE LEN TUFLIHU ‘IDHEN ‘EBEDAN
C 18:21. Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t'i shohin njerëzit), e të kuptojnë se premtimi i All-llahut (për ringjallje) është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme (kijameti) është e padyshimtë. (I zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedonin për çështjen e tyre dhe thanë: "Ndërtojuni atyre një ndërtesë (të jetë shenjë). Zoti i tyre di më së miri për ta. E ata që ishin me shumicë thanë: "Do të ndërtojmë gjithqysh në hyrjen e tyre një xhami".
18:21. Dhe kështu, Ne bëmë që ata të zbuloheshin, me qëllim që të dihej se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe, që të mos ketë asnjë dyshim për Orën (e Kiametit, se ajo do të vijë). Kur ata (banorët e qytetit) po haheshin me njëri-tjetrin për këtë rast, disa thoshin: “Ndërtojini atyre (në hyrje të shpellës) një ndërtesë! Zoti i tyre i njeh më mirë ata”. Ata që e fituan çështjen e tyre, thanë: “Ne do të ndërtojmë një faltore mbi ta!”
18:21. WE KEDHELIKE ‘A’THERNA ‘ALEJHIM LIJA’LEMU ‘ENNE WA’DEL-LAHI HEKKUN WE ‘ENNE ES-SA’ATE LA REJBE FIHA ‘IDH JETENAZA’UNE BEJNEHUM ‘EMREHUM FEKALU EBNU ‘ALEJHIM BUNJANEN REBBUHUM ‘A’LEMU BIHIM KALEL-LEDHINE GALEBU ‘ALA ‘EMRIHIM LENETTEHIDHENNE ‘ALEJHIM MESXHIDAN
C 18:22. Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: "Ishin tre, i katërti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thonë: "Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre", kjo ishte hamendje, po edhe thonë: "Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!" Thuaj: "Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveç një pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos pyet për ta".
18:22. Do të thonë: “Ata ishin tre veta e qeni i tyre ishte i katërti”. Disa do të thonë: “Ata ishin pesë veta e qeni i tyre ishte i gjashti”, duke hamendësuar për atë që është e fshehtë; kurse të tjerë do të thonë: “Ata ishin shtatë veta e qeni i tyre ishte i teti”. Thuaj (o Muhamed): “Zoti im e di më mirë numrin e tyre. Vetëm pak veta dinë diçka rreth tyre”. Dhe mos polemizo rreth tyre, përveçse në mënyrë të përciptë dhe për ata mos pyet askënd!
18:22. SEJEKULUNE THELATHETUN RABI’UHUM KELBUHUM WE JEKULUNE HAMSETUN SADISUHUM KELBUHUM REXHMEN BIL-GAJBI WE JEKULUNE SEB’ATUN WE THAMINUHUM KELBUHUM KUL RABBI ‘A’LEMU BI’IDDETIHIM MA JA’LEMUHUM ‘ILLA KALILUN FELA TUMARI FIHIM ‘ILLA MIRA’EN DHAHIRAN WE LA TESTEFTI FIHIM MINHUM ‘EHEDÆN
C 18:23. Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: "Unë do ta bëj këtë nesër!"
18:23. Asnjëherë mos thuaj, për çfarëdo gjëje qoftë, se: “Me siguri që nesër do ta bëj këtë”
18:23. WE LA TEKULENNE LISHEJ’IN ‘INNI FA’ILUN DHALIKE GADEN
C 18:24. Vetëm (nëse i shton): "Në dashtë All-llahu!" E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: "Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)".
18:24. pa shtuar “Në dashtë Allahu!” Dhe, kur të harrosh (të thuash “në dashtë Allahu”) - kujtoje Zotin tënd e thuaj: “Shpresoj se Zoti im do të më udhëzojë në atë që është më e mirë dhe më e dobishme nga kjo”.
18:24. ‘ILLA ‘EN JESHA’EL-LAHU WE EDHKUR REBBEKE ‘IDHA NESITE WE KUL ‘ASA ‘EN JEHDIJENI RABBI LI’KREBE MIN HADHA RESHEDEN
C 18:25. (dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet.
18:25. Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind vjet (diellorë), duke shtuar nëntë (për vitet hënore).
18:25. WE LEBITHU FI KEHFIHIM THELATHE MIA’ETIN SININE WE EZDADU TIS’EN
C 18:26. Thuaj: "All-llahu e di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. Çfarë (i çuditshëm) është të pamurit e Tij dhe çfarë është të dëgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund t'i përzihet askush.
18:26. Thuaj (o Muhamed): “Allahu e di më mirë sa kanë qëndruar. Atij i përket fshehtësia e qiejve dhe e Tokës. Eh, sa mirë sheh Ai çdo gjë dhe sa mirë që dëgjon! Njerëzit nuk kanë tjetër mbrojtës përveç Atij dhe Ai nuk e ndan me askënd pushtetin e Vet.”
18:26. KULI ELLAHU ‘A’LEMU BIMA LEBITHU LEHU GAJBU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI ‘EBSIR BIHI WE ‘ESMI’ MA LEHUM MIN DUNIHI MIN WE LIJIN WE LA JUSHRIKU FI HUKMIHI ‘EHEDEN
C 18:27. Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim.
18:27. Dhe lexo atë që të është shpallur ty nga Libri i Zotit tënd! Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Tij dhe ti nuk ke për të gjetur kurrfarë strehe, përveçse tek Ai.
18:27. WE ETLU MA ‘UHIJE ‘ILEJKE MIN KITABI RABBIKE LA MUBEDDILE LIKELIMATIHI WE LEN TEXHIDE MIN DUNIHI MULTEHEDEN
C 18:28. Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.
18:28. Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët), duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete. Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave të veta, duke shkelur çdo kufi në veprimet e veta.
18:28. WE ESBIR NEFSEKE ME’AL-LEDHINE JED’UNE REBBEHUM BIL-GADETI WEL-’ASHIJI JURIDUNE WEXHHEHU WE LA TA’DU ‘AJNAKE ‘ANHUM TURIDU ZINETEL-HEJATI ED-DUNJA WE LA TUTI’ MEN ‘EGFELNA KALBEHU ‘AN DHIKRINA WE ETTEBE’A HEWAHU WE KANE ‘EMRUHU FURUTÆN