U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
2:187.
Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i'tikafë) në xhami, mos t'u afroheni atyre (për marrëdhënie intime). Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen.
2:187.
Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja. Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato. Allahu e di mirë se ju e keni mashtruar veten (duke shkuar me gratë para se të zbriste lejimi), por Allahu e ka pranuar pendimin tuaj dhe jua ka falur gabimin. Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja. Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur mbylleni për adhurim në xhami! Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre! Kështu, pra, Allahu ua shpjegon njerëzve urdhëresat e veta, që ata të ruhen nga të këqijat.
2:187.
‘UHILLE LEKUM LEJLETE ES-SIJAMI ER-REFETHU ‘ILA NISA’IKUM HUNNE LIBASUN LEKUM WE ‘ENTUM LIBASUN LEHUNNE ‘ALIMEL-LAHU ‘ENNEKUM KUNTUM TEHTANUNE ‘ENFUSEKUM FETABE ‘ALEJKUM WE ‘AFA ‘ANKUM FAL’ANE BASHIRUHUNNE WE EBTEGU MA KETEBEL-LAHU LEKUM WE KULU WE ESHREBU HETTA JETEBEJJENE LEKUMUL-HAJTUL-’EBJEDU MINEL-HAJTIL-’ESWEDI MINEL-FEXHRI THUMME ‘ETIMMU ES-SIJAME ‘ILAL-LEJLI WE LA TUBASHIRUHUNNE WE ‘ENTUM ‘AKIFUNE FIL-MESAXHIDI TILKE HUDUDU ELLAHI FELA TEKREBUHA KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU ‘AJATIHI LILNNASI LE’ALLEHUM JETTEKUNE
C
2:188.
Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë).
2:188.
Mos ia merrni pasurinë njëri-tjetrit padrejtësisht! Dhe mos u bëni mitëdhënës te gjykatësit për t’ua përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe me vetëdije njerëzve një pjesë të mallit.
2:188.
WE LA TE’KULU ‘EMWALEKUM BEJNEKUM BIL-BATILI WE TUDLU BIHA ‘ILAL-HUKKAMI LITE’KULU FERIKEN MIN ‘EMWALI EN-NASI BIL-’ITHMI WE ‘ENTUM TA’LEMUNE
C
2:189.
Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj) Thuaj: "Ato janë përcaktime të kohës për njerëz dhe për haxh. Nuk është mirësi të hyni nga mbrapa në shtëpitë por është mirësi kush ruhet (nga të këqijat). Në shtëpitë hyni kah dyert e tyre dhe kini frikë All-llahun që ashtu të gjeni shpëtim.
2:189.
Të pyesin ty (o Muhamed) për hënat e reja; thuaju: “Ato janë për njerëzit shenja përcaktuese të kohës dhe të haxhillëkut”. Nuk është mirësi të hysh në shtëpi nga dera e pasme (siç bënin paganët para Islamit), por mirësia qëndron në të ruajturit nga të këqijat. Hyni në shtëpi nga dyert e tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni!
2:189.
JES’ELUNEKE ‘ANIL-’EHILLETI KUL HIJE MEWAKITU LILNNASI WEL-HEXHXHI WE LEJSEL-BIRRU BI’EN TE’TUL-BUJUTE MIN DHUHURIHA WE LEKINNEL-BIRRE MENI ETTEKA WE ‘TUL-BUJUTE MIN ‘EBWABIHA WE ETTEKU ELLAHE LE’ALLEKUM TUFLIHUNE
C
2:190.
Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).
2:190.
Luftoni në rrugën e Allahut ndaj atyre që luftojnë kundër jush, por mos e kaloni kufirin, se Allahu nuk i do ata që e kalojnë kufirin.
2:190.
WE KATILU FI SEBILI ELLAHIL-LEDHINE JUKATILUNEKUM WE LA TA’TEDU ‘INNALL-LLAHE LA JUHIBBUL-MU’TEDINE
C
2:191.
Dhe luftoni ata kudo që t'i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzuan ata juve. Provokimi (fitneja) është më i rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Qabes) deri që ata t'ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj pabesimtarëve.
2:191.
Vritini ata kudo që t’i gjeni dhe dëbojini prej vendeve, ashtu siç ju dëbuan ata ju. Mosbesimi është më i rëndë se vrasja. Mos luftoni me ata pranë Xhamisë së Shenjtë (Qabesë), përveç rastit kur ata ju sulmojnë aty brenda! E, nëse ata luftojnë me ju aty, atëherë vritini ata! I këtillë duhet të jetë ndëshkimi për jobesimtarët.
2:191.
WAKTULUHUM HEJTHU THEKIFTUMUHUM WE ‘EHRIXHUHUM MIN HEJTHU ‘EHREXHUKUM WEL-FITNETU ‘ESHEDDU MINEL-KATLI WE LA TUKATILUHUM ‘INDEL-MESXHIDIL-HERAMI HETTA JUKATILUKUM FIHI FE’IN KATELUKUM FAKTULUHUM KEDHALIKE XHEZA’UL-KAFIRINE
C
2:192.
E nëse heqin dorë (nga provokimi), All-llahu është Ai që fal dhe që mëshiron.
2:192.
Por, në qoftë se ata heqin dorë, atëherë Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
2:192.
FE’INI ENTEHEW FE’INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
2:193.
Luftoni ata (idhujtarët) derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve dhe derisa të aplikohet feja vetëm për All-llahun. E në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lëreni armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë.
2:193.
Luftojini ata derisa të zhduket mosbesimi dhe deri sa të mbretërojë besimi vetëm për Allahun! Por, në qoftë se ata heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë s’ka armiqësi, përveçse kundër keqbërësve.
2:193.
WE KATILUHUM HETTA LA TEKUNE FITNETUN WE JEKUNE ED-DINU LILLAHI FE’INI ENTEHEW FELA ‘UDWANE ‘ILLA ‘ALA EDH-DHALIMINE
C
2:194.
Muaji i shenjtë (i sivjetit) është për muajin e shenjtë (të vjetit), e shenjtëritë (shkelja e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga All-llahu e ta dini se All-llahu është me të devotshmit.
2:194.
Shkelja e muajit të shenjtë do të shpaguhet me shkelje të muajit të shenjtë, por dhe shkelja e të shenjtave do të ndëshkohet në të njëjtën mënyrë. Pra, kushdo që ju sulmon, edhe ju keni të drejtë ta sulmoni atë, ashtu siç ju sulmoi ju! Frikësojuni Allahut dhe dijeni se Allahu është me ata që ruhen nga të këqijat.
2:194.
ESH-SHEHRUL-HERAMU BISH-SHEHRIL-HERAMI WEL-HURUMATU KISASUN FEMENI A’TEDA ‘ALEJKUM FA’TEDU ‘ALEJHI BIMITHLI MA A’TEDA ‘ALEJKUM WE ETTEKU ELLAHE WE A’LEMU ‘ENNEL-LAHE ME’AL-MUTTEKINE
C
2:195.
Dhe jepni për në rrugë të All-llahut e mos e hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit.
2:195.
Shpenzojeni pasurinë në rrugën e Allahut dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim, por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit.
2:195.
WE ‘ENFIKU FI SEBILI ELLAHI WE LA TULKU BI’EJDIKUM ‘ILAT-TEHLUKETI WE ‘EHSINU ‘INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUHSININE
C
2:196.
E kryeni haxhin dhe umren për hir të All-llahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therrni për kurban) çka t'ju vijë më lehtë prej kurbanëve, e mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi është: agjërim, sadaka ose kurban. E kur jeni të sigurt, ai që bënë umren para haxhit (duhet therrë) një kurban që i vjen më lehtë, mirëpo nëse nuk ka, le të agjërojë tri ditë gjatë haxhit e shtatë ditë kur të ktheheni, këto janë dhjetë ditë të plota. Ky është rregull për ata që nuk e kanë familjen pranë xhamisë së shenjtë. Pra kini dro All-llahun dhe dijeni se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
2:196.
Kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut! Nëse në këtë rrugë pengoheni, atëherë therni kurban, sipas mundësisë, dhe mos i rruani kokat tuaja, derisa të arrijë kurbani në vend! Cilido prej jush që është i sëmurë ose që ka ndonjë plagë në kokë (dhe si i tillë, nuk mund ta rruajë kokën), le ta zëvendësojë me agjërim, lëmoshë ose kurban. Kur të jeni të sigurt (nga armiqtë), ai që prej jush kryen umren deri në haxh, le të therë kurban, sipas mundësisë. Ndërsa ai që nuk ka mundësi, është i detyruar të agjërojë tri ditë në haxh dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhi; këto janë dhjetë ditë të plota. Kjo është për ata që nuk banojnë në Mekë. Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se Ai dënon ashpër.
2:196.
WE ‘ETIMMUL-HEXHXHE WEL-’UMRETE LILLAHI FE’IN ‘UHSIRTUM FEMA ESTEJSERE MINEL-HEDJI WE LA TEHLIKU RU’USEKUM HETTA JEBLUGAL-HEDJU MEHILLEHU FEMEN KANE MINKUM MERIDEN ‘EW BIHI ‘EDHEN MIN RE’SIHI FEFIDJETUN MIN SIJAMIN ‘EW SEDEKATIN ‘EW NUSUKIN FE’IDHA ‘EMINTUM FEMEN TEMETTE’A BIL-’UMRETI ‘ILAL-HEXHXHI FEMA ESTEJSERE MINEL-HEDJI FEMEN LEM JEXHID FESIJAMU THELATHETI ‘EJJAMIN FIL-HEXHXHI WE SEB’ATIN ‘IDHA REXHA’TUM TILKE ‘ASHERETUN KAMILETUN DHALIKE LIMEN LEM JEKUN ‘EHLUHU HADIRIL-MESXHIDIL-HERAMI WE ETTEKU ELLAHE WE A’LEMU ‘ENNEL-LAHE SHEDIDUL-’IKABI
C
2:197.
Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Çka punoni nga e mira, All-llahu di për to. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes kini dronë Time.
2:197.
Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar. Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet. Ndërkaq, çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di. Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!
2:197.
EL-HEXHXHU ‘ESH/HURUN MA’LUMATUN FEMEN FEREDE FIHINNEL-HEXHXHE FELA REFETHE WE LA FUSUKA WE LA XHIDALE FIL-HEXHXHI WE MA TEF’ALU MIN HAJRIN JA’LEMHU ELLAHU WE TEZEWWEDU FE’INNE HAJRE EZ-ZADIT-TEKWA WE ETTEKUNI JA ‘ULIL-’ELBABI