Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:182. E kush frikësohet prej testamentuesit se gabimisht po largohet nga drejtësia, ose qëllimisht do të bëjë mëkat, ai që bën pajtim ndërmjet tyre, ai nuk ka mëkat. Vërtet All-llahu shumë falë dhe shumë mëshiron.
2:182. Kush i trembet ndonjë gabimi apo padrejtësie nga ana e lënësit të testamentit dhe e ndreq atë, ta dijë se nuk bën gjynah. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:182. FEMEN HAFE MIN MUSIN XHENEFEN ‘EW ‘ITHMAN FE’ESLEHE BEJNEHUM FELA ‘ITHME ‘ALEJHI ‘INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 2:183. O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
2:183. O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.
2:183. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU KUTIBE ‘ALEJKUMU ES-SIJAMU KEMA KUTIBE ‘ALEL-LEDHINE MIN KABLIKUM LE’ALLEKUM TETTEKUNE
C 2:184. (Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju.
2:184. Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini.
2:184. ‘EJJAMEN MA’DUDATIN FEMEN KANE MINKUM MERIDAN ‘EW ‘ALA SEFERIN FA’IDDETUN MIN ‘EJJAMIN ‘UHARE WE ‘ALEL-LEDHINE JUTIKUNEHU FIDJETUN TA’AMU MISKININ FEMEN TETEWWE’A HAJRÆN FEHUWE HAJRUN LEHU WE ‘EN TESUMU HAJRUN LEKUM ‘IN KUNTUM TA’LEMUNE
C 2:185. (Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.
2:185. Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.
2:185. SHEHRU REMEDANEL-LEDHI ‘UNZILE FIHIL-KUR’ANU HUDEN LILNNASI WE BEJJINATIN MINEL-HUDA WEL-FURKANI FEMEN SHEHIDE MINKUMU ESH-SHEHRE FELJESUMHU WE MEN KANE MERIDEN ‘EW ‘ALA SEFERIN FA’IDDETUN MIN ‘EJJAMIN ‘UHARE JURIDU ELLAHU BIKUMUL-JUSRE WE LA JURIDU BIKUMUL-’USRE WE LITUKMILUL-’IDDETE WE LITUKEBBIRU ELLAHE ‘ALA MA HEDAKUM WE LE’ALLEKUM TESHKURUNE
C 2:186. E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.
2:186. Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.
2:186. WE ‘IDHA SE’ELEKE ‘IBADI ‘ANNI FE’INNI KARIBUN ‘UXHIBU DA’WETE ED-DA’I ‘IDHA DA’ANI FELJESTEXHIBU LI WE LIU’UMINU BI LE’ALLEHUM JERSHUDUNE
C 2:187. Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i'tikafë) në xhami, mos t'u afroheni atyre (për marrëdhënie intime). Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen.
2:187. Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja. Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato. Allahu e di mirë se ju e keni mashtruar veten (duke shkuar me gratë para se të zbriste lejimi), por Allahu e ka pranuar pendimin tuaj dhe jua ka falur gabimin. Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja. Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur mbylleni për adhurim në xhami! Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre! Kështu, pra, Allahu ua shpjegon njerëzve urdhëresat e veta, që ata të ruhen nga të këqijat.
2:187. ‘UHILLE LEKUM LEJLETE ES-SIJAMI ER-REFETHU ‘ILA NISA’IKUM HUNNE LIBASUN LEKUM WE ‘ENTUM LIBASUN LEHUNNE ‘ALIMEL-LAHU ‘ENNEKUM KUNTUM TEHTANUNE ‘ENFUSEKUM FETABE ‘ALEJKUM WE ‘AFA ‘ANKUM FAL’ANE BASHIRUHUNNE WE EBTEGU MA KETEBEL-LAHU LEKUM WE KULU WE ESHREBU HETTA JETEBEJJENE LEKUMUL-HAJTUL-’EBJEDU MINEL-HAJTIL-’ESWEDI MINEL-FEXHRI THUMME ‘ETIMMU ES-SIJAME ‘ILAL-LEJLI WE LA TUBASHIRUHUNNE WE ‘ENTUM ‘AKIFUNE FIL-MESAXHIDI TILKE HUDUDU ELLAHI FELA TEKREBUHA KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU ‘AJATIHI LILNNASI LE’ALLEHUM JETTEKUNE
C 2:188. Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë).
2:188. Mos ia merrni pasurinë njëri-tjetrit padrejtësisht! Dhe mos u bëni mitëdhënës te gjykatësit për t’ua përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe me vetëdije njerëzve një pjesë të mallit.
2:188. WE LA TE’KULU ‘EMWALEKUM BEJNEKUM BIL-BATILI WE TUDLU BIHA ‘ILAL-HUKKAMI LITE’KULU FERIKEN MIN ‘EMWALI EN-NASI BIL-’ITHMI WE ‘ENTUM TA’LEMUNE
C 2:189. Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj) Thuaj: "Ato janë përcaktime të kohës për njerëz dhe për haxh. Nuk është mirësi të hyni nga mbrapa në shtëpitë por është mirësi kush ruhet (nga të këqijat). Në shtëpitë hyni kah dyert e tyre dhe kini frikë All-llahun që ashtu të gjeni shpëtim.
2:189. Të pyesin ty (o Muhamed) për hënat e reja; thuaju: “Ato janë për njerëzit shenja përcaktuese të kohës dhe të haxhillëkut”. Nuk është mirësi të hysh në shtëpi nga dera e pasme (siç bënin paganët para Islamit), por mirësia qëndron në të ruajturit nga të këqijat. Hyni në shtëpi nga dyert e tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni!
2:189. JES’ELUNEKE ‘ANIL-’EHILLETI KUL HIJE MEWAKITU LILNNASI WEL-HEXHXHI WE LEJSEL-BIRRU BI’EN TE’TUL-BUJUTE MIN DHUHURIHA WE LEKINNEL-BIRRE MENI ETTEKA WE ‘TUL-BUJUTE MIN ‘EBWABIHA WE ETTEKU ELLAHE LE’ALLEKUM TUFLIHUNE
C 2:190. Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).
2:190. Luftoni në rrugën e Allahut ndaj atyre që luftojnë kundër jush, por mos e kaloni kufirin, se Allahu nuk i do ata që e kalojnë kufirin.
2:190. WE KATILU FI SEBILI ELLAHIL-LEDHINE JUKATILUNEKUM WE LA TA’TEDU ‘INNALL-LLAHE LA JUHIBBUL-MU’TEDINE
C 2:191. Dhe luftoni ata kudo që t'i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzuan ata juve. Provokimi (fitneja) është më i rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Qabes) deri që ata t'ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj pabesimtarëve.
2:191. Vritini ata kudo që t’i gjeni dhe dëbojini prej vendeve, ashtu siç ju dëbuan ata ju. Mosbesimi është më i rëndë se vrasja. Mos luftoni me ata pranë Xhamisë së Shenjtë (Qabesë), përveç rastit kur ata ju sulmojnë aty brenda! E, nëse ata luftojnë me ju aty, atëherë vritini ata! I këtillë duhet të jetë ndëshkimi për jobesimtarët.
2:191. WAKTULUHUM HEJTHU THEKIFTUMUHUM WE ‘EHRIXHUHUM MIN HEJTHU ‘EHREXHUKUM WEL-FITNETU ‘ESHEDDU MINEL-KATLI WE LA TUKATILUHUM ‘INDEL-MESXHIDIL-HERAMI HETTA JUKATILUKUM FIHI FE’IN KATELUKUM FAKTULUHUM KEDHALIKE XHEZA’UL-KAFIRINE
C 2:192. E nëse heqin dorë (nga provokimi), All-llahu është Ai që fal dhe që mëshiron.
2:192. Por, në qoftë se ata heqin dorë, atëherë Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
2:192. FE’INI ENTEHEW FE’INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN