Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 16:81. All-llahu, nga ajo që krijoi Ai, ju bëri edhe hije, e në kodra vendstrehime, edhe petka që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju mbrojnë në luftë. Ashtu All-llahu plotëson të mirat e Tij ndaj jush, në mënyrë që të dorëzoheni (besoni).
16:81. Nga ajo që ka krijuar, Ai ka bërë për ju hije; ka bërë për ju streha nëpër male; ka bërë për ju rroba që t’ju mbrojnë nga nxehtësia; ka bërë për ju veshje prej metali për t’ju mbrojtur në luftë. Kështu, Ai i përsos begatitë e Veta mbi ju, me qëllim që ju t’i bindeni vullnetit të Tij.
16:81. WEL-LAHU XHE’ALE LEKUM MIMMA HALEKA DHILALEN WE XHE’ALE LEKUM MINEL-XHIBALI ‘EKNANAN WE XHE’ALE LEKUM SERABILE TEKIKUMUL-HERRE WE SERABILE TEKIKUM BE’SEKUM KEDHALIKE JUTIMMU NI’METEHU ‘ALEJKUM LE’ALLEKUM TUSLIMUNE
C 16:82. Po nëse ata prapësohen (prej besimit), atëherë obligimi yt është komunikimi i qartë.
16:82. E, nëse njerëzit shmangen, ti (o Muhamed) je i detyruar vetëm që të shpallësh qartazi.
16:82. FE’IN TEWELLEW FE’INNEMA ‘ALEJKEL-BELAGUL-MUBINU
C 16:83. Ata i njohin të mirat e All-llahut, pastaj i injorojnë, e shumica e tyre janë jobesimtarë.
16:83. Ata e dinë dhuntinë e Allahut, por pastaj e mohojnë, se shumica e tyre janë jobesimtarë.
16:83. JA’RIFUNE NI’METEL-LAHI THUMME JUNKIRUNEHA WE ‘EKTHERUHUMUL-KAFIRUNE
C 16:84. E ditën kur prej secilit popull sjellim dëshmitarin, atyre që nuk besuan nuk u jepet leje për arsyetim, e as që kërkohet prej tyre (të arsyetohen).
16:84. Ndërsa Ditën, kur do të sjellim dëshmitarë nga çdo popull, jobesimtarëve nuk do t’u jepet leje të shfajësohen e as që të kërkojnë falje.
16:84. WE JEWME NEB’ATHU MIN KULLI ‘UMMETIN SHEHIDEN THUMME LA JU’UDHENU LILLEDHINE KEFERU WE LA HUM JUSTA’TEBUNE
C 16:85. Dhe kur do ta shohin dënimin ata që ishin zullumqarë, atëherë as nuk do t'u lehtësohet, as nuk do t'u jepet afat.
16:85. Kur keqbërësit të shohin dënimin, ai nuk do t’u lehtësohet e as nuk do t’u shtyhet.
16:85. WE ‘IDHA RE’AL-LEDHINE DHELEMUL-’ADHABE FELA JUHAFFEFU ‘ANHUM WE LA HUM JUNDHERUNE
C 16:86. Ata që ishin idhujtarë kur do t'i shohin idhujt e vet (zotat), thonë: "O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, të cilët ne i patëm adhuruar pos Teje!" Ata (idhujt) ua kthejnë fjalën: "Ju jeni rrenacakë!"
16:86. Kur idhujtarët të shohin idhujt që i kanë adhuruar krahas Allahut, do të thonë: “O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, që ne u jemi lutur në vendin Tënd”. Ata (idhujt e tyre) do t’u drejtojnë këto fjalë: “Ju, me të vërtetë, jeni gënjeshtarë!”
16:86. WE ‘IDHA RE’AL-LEDHINE ‘ESHREKU SHUREKA’EHUM KALU REBBENA HA’UULA’ SHUREKA’UUNAL-LEDHINE KUNNA NED’U MIN DUNIKE FE’ELKAW ‘ILEJHIMUL-KAWLE ‘INNEKUM LEKADHIBUNE
C 16:87. Dhe ata (idhujtarët) i dorëzohen All-llahut, e ajo çka ata e trillonin u asgjësohet.
16:87. Atë ditë, ata do t’i përulen Allahut dhe do të braktisen nga zotat që kishin sajuar vetë.
16:87. WE ‘ELKAW ‘ILA ELLAHI JEWME’IDHIN ES-SELEME WE DELLE ‘ANHUM MA KANU JEFTERUNE
C 16:88. Atyre që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime.
16:88. Atyre që mohojnë dhe i pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut, Ne do t’u shtojmë dënim mbi dënim, sepse kanë bërë ngatërresa.
16:88. EL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU ‘AN SEBILI ELLAHI ZIDNAHUM ‘ADHABEN FEWKAL-’ADHABI BIMA KANU JUFSIDUNE
C 16:89. Dhe (përkujtoju njerëzve) atë ditë, kur në secilin popull do të sjellim dëshmitar kundër tyre, e ty të sjellim dëshmitarë kundër atyre. Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.
16:89. Ditën kur do të sjellim kundër çdo populli dëshmitarë nga gjiri i tyre, Ne do të të sjellim ty (Muhamed) dëshmitar kundër këtyre. Ne ta zbritëm ty Librin, si shpjegim për çdo çështje, si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm të mirë për myslimanët.
16:89. WE JEWME NEB’ATHU FI KULLI ‘UMMETIN SHEHIDEN ‘ALEJHIM MIN ‘ENFUSIHIM WE XHI’NA BIKE SHEHIDAN ‘ALA HA’UULA’ WE NEZZELNA ‘ALEJKEL-KITABE TIBJANÆN LIKULLI SHEJ’IN WE HUDEN WE REHMETEN WE BUSHRA LILMUSLIMINE
C 16:90. All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.
16:90. Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.
16:90. ‘INNALL-LLAHE JE’MURU BIL-’ADLI WEL-’IHSANI WE ‘ITA’I DHIL-KURBA WE JENHA ‘ANIL-FEHSHA’I WEL-MUNKERI WEL-BEGJI JA’IDHUKUM LE’ALLEKUM TEDHEKKERUNE
C 16:91. Meqë keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se All-llahun e bëtë garant tuajin. Vërtet, All-llahu e di se çka punoni.
16:91. Zbatoni besëlidhjen e Allahut, kur ta merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin, pasi ta keni bërë atë, sepse Allahun e keni bërë dorë-zënësin tuaj; vërtet, Allahu e di se çfarë bëni ju.
16:91. WE ‘EWFU BI’AHDI ELLAHI ‘IDHA ‘AHEDTUM WE LA TENKUDUL-’EJMANE BA’DE TEWKIDIHA WE KAD XHE’ALTUMU ELLAHE ‘ALEJKUM KEFILEN ‘INNALL-LLAHE JA’LEMU MA TEF’ALUNE