Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 16:62. E ato (vajzat) që i urrejnë për vete, ia mveshin All-llahut, gjuhët e tyre shpifin rrenën se atyre do t'u takojë më e mira (xhenneti), s'ka dyshim, i tyre është zjarri, dhe se ata janë të parët në të.
16:62. Ata i veshin Allahut atë që për vete nuk e dëshirojnë, kurse gjuhët e tyre flasin gënjeshtra, kur thonë se ata do të kenë shpërblimin më të mirë. Nuk ka dyshim se ata i pret Zjarri, ku do të jenë të parët që do të prijnë.
16:62. WE JEXH’ALUNE LILLAHI MA JEKREHUNE WE TESIFU ‘ELSINETUHUMUL-KEDHIBE ‘ENNE LEHUMUL-HUSNA LA XHEREME ‘ENNE LEHUMU EN-NARE WE ‘ENNEHUM MUFRETUNE
C 16:63. Pasha All-llahun, Ne dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj, po veprat e tyre (të këqija) ua hijeshoi djalli, se ai është mik i tyre, e ata kanë një dënim të idhët.
16:63. Betohem për Allahun se edhe para teje, Ne u kemi çuar të dërguar popujve të tjerë, por djalli ua zbukuroi sjelljet e tyre dhe tani ai është zotëria i tyre; andaj ata i pret dënimi i dhembshëm.
16:63. TE-ELLAHI LEKAD ‘ERSELNA ‘ILA ‘UMEMIN MIN KABLIKE FEZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU ‘A’MALEHUM FEHUWE WELIJUHUMUL-JEWME WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C 16:64. Ne nuk ta shpallëm ty për tjetër Kur'anin, vetëm që t'u sqarosh atyre atë për çka u përçanë, e (ta zbritëm) që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë.
16:64. Ne ta kemi zbritur ty Librin, vetëm që ti t’u sqarosh atyre çështjet, për të cilat ata nuk pajtoheshin, si dhe që të jetë udhërrëfyes e mëshirë për njerëzit që besojnë.
16:64. WE MA ‘ENZELNA ‘ALEJKEL-KITABE ‘ILLA LITUBEJJINE LEHUMUL-LEDHI EHTELEFU FIHI WE HUDEN WE REHMETEN LIKAWMIN JU’UMINUNE
C 16:65. All-llahu lëshoi prej qiellit ujë (shi) dhe me të ngjalli tokën pas vdekjes së saj. Në këtë është një argument i fortë për ata që me vëmendje dëgjojnë (e kuptojnë).
16:65. Allahu zbret nga qielli ujë me të cilin ngjall tokën pasi është tharë! Kjo, në të vërtetë, është shenjë e qartë për njerëzit që duan të dëgjojnë.
16:65. WEL-LAHU ‘ENZELE MINE ES-SEMA’I MA’EN FE’EHJA BIHIL-’ERDE BA’DE MEWTIHA ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LIKAWMIN JESMA’UNE
C 16:66. Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë.
16:66. Në fakt, edhe te bagëtitë ju keni shenja për të mësuar prej tyre. Ne ju japim atë që kanë në barkun e tyre prej ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm për ata që e pinë.
16:66. WE ‘INNE LEKUM FIL-’EN’AM LA’IBRETEN NUSKIKUM MIMMA FI BUTUNIHI MIN BEJNI FERTHIN WE DEMIN LEBENEN HALISAN SA’IGÆN LILSHSHARIBINE
C 16:67. Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije (lëngje) dhe ushqim të mirë. S'ka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë e Zotit) për njerëzit që kanë menduar.
16:67. Ndërsa nga frutat e palmave dhe të hardhisë, ju përgatitni pije dhe ushqim të shijshëm. Natyrisht, edhe kjo është shenjë e vërtetë për ata që mendojnë.
16:67. WE MIN THEMERATI EN-NEHILI WEL-’A’NABI TETTEHIDHUNE MINHU SEKEREN WE RIZKAN HESENÆN ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LIKAWMIN JA’KILUNE
C 16:68. Zoti yt i dha instinkt bletës: "Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë.
16:68. Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë): “Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit!
16:68. WE ‘EWHA REBBUKE ‘ILA EN-NEHLI ‘ENI ETTEHIDHI MINEL-XHIBALI BUJUTEN WE MINE ESH-SHEXHERI WE MIMMA JA’RISHUNE
C 16:69. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.
16:69. Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin.
16:69. THUMME KULI MIN KULLI ETH-THEMERATI FASLUKI SUBULE RABBIKI DHULULEN JEHRUXHU MIN BUTUNIHA SHERABUN MUHTELIFUN ‘ELWANUHU FIHI SHIFA’UN LILNNASI ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
C 16:70. All-llahu ju krijoi, pastaj Ai ua merr shpirtin. E ka prej jush që shtyhet deri në jetën më të vjetër, ashtu që të mos dijë asgjë nga çka ka ditur. All-llahu është më i dijshmi, më i fuqishmi.
16:70. Allahu ju krijon, pastaj jua merr shpirtin. Disa prej jush jetojnë aq gjatë, sa arrijnë një moshë, ku nuk kuptojnë më asgjë nga ajo që kanë ditur. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Plotfuqishëm.
16:70. WEL-LAHU HALEKAKUM THUMME JETEWEFFAKUM WE MINKUM MEN JUREDDU ‘ILA ‘ERDHELIL-’UMURI LIKEJ LA JA’LEME BA’DE ‘ILMIN SHEJ’EN ‘INNALL-LLAHE ‘ALIMUN KADIRUN
C 16:71. All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa të tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (furnizues kryesor është All-llahu), a mos duan të mohojnë dhuntinë e All-llahut?
16:71. Disa prej jush Allahu i ka pajisur më mirë. Por, ata të cilëve u ka dhënë më shumë, nuk u japin furnizim atyre që i kanë nën vete, edhe pse janë të barabartë në nevoja. Si po i mohoni dhuntitë e Allahut?
16:71. WEL-LAHU FEDDELE BA’DEKUM ‘ALA BA’DIN FI ER-RIZKI FEMAL-LEDHINE FUDDILU BIRADDI RIZKIHIM ‘ALA MA MELEKET ‘EJMANUHUM FEHUM FIHI SEWA’UN ‘EFEBINI’METI ELLAHI JEXHHEDUNE
C 16:72. All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e All-llahut i mohojnë?
16:72. Allahu i ka krijuar për ju gratë nga lloji juaj e nga gratë tuaja ju jep djemtë e nipat dhe ju furnizon me ushqime të mira. A mos vallë, ata besojnë në gënjeshtra dhe mohojnë dhuntitë e Allahut,
16:72. WEL-LAHU XHE’ALE LEKUM MIN ‘ENFUSIKUM ‘EZWAXHEN WE XHE’ALE LEKUM MIN ‘EZWAXHIKUM BENINE WE HEFEDETEN WE REZEKAKUM MINET-TEJJIBATI ‘EFEBIALBATILI JU’UMINUNE WE BINI’METI ELLAHI HUM JEKFURUNE