Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 16:59. Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre.
16:59. Ai fshihet nga njerëzit për shkak të lajmit të keq që mori dhe s’di: a ta mbajë këtë fëmijë, pavarësisht poshtërimit apo ta varrosë në dhé. Ah! Sa mbrapsht që gjykojnë ata!
16:59. JETEWARA MINEL-KAWMI MIN SU’I MA BUSHSHIRE BIHI ‘EJUMSIKUHU ‘ALA HUNIN ‘EM JEDUSSUHU FIT-TURABI ‘ELA SA’E MA JEHKUMUNE
C 16:60. Shembulli i keq u takon atyre që nuk besojnë botën tjetër, ndërsa All-llahut i takon shembulli më i lartë. Ai është fuqiploti, i urti.
16:60. Atyre që nuk besojnë në jetën tjetër, u takon shembulli i keq (cilësitë e shëmtuara), kurse Allahut i përket shembulli më i lartë (cilësitë më të larta); Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.
16:60. LILLEDHINE LA JU’UMINUNE BIL-’AHIRETI METHELU ES-SEW’I WE LILLEHIL-METHELUL-’A’LA WE HUWEL-’AZIZUL-HEKIMU
C 16:61. Sikur All-llahu t'i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin.
16:61. Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit për shkak të mbrapshtive të tyre, nuk do të linte asgjë të gjallë në Tokë. Por Ai i lë ata deri në një afat të caktuar dhe, kur atyre u vjen afati, ata nuk mund ta shtyjnë atë e as ta shpejtojnë, qoftë edhe për një çast.
16:61. WE LEW JU’UAHIDHU ELLAHU EN-NASE BIDHULMIHIM MA TEREKE ‘ALEJHA MIN DABBETIN WE LEKIN JU’UEHHIRUHUM ‘ILA ‘EXHELIN MUSEMMEN FE’IDHA XHA’E ‘EXHELUHUM LA JESTE’HIRUNE SA’ATEN WE LA JESTEKDIMUNE
C 16:62. E ato (vajzat) që i urrejnë për vete, ia mveshin All-llahut, gjuhët e tyre shpifin rrenën se atyre do t'u takojë më e mira (xhenneti), s'ka dyshim, i tyre është zjarri, dhe se ata janë të parët në të.
16:62. Ata i veshin Allahut atë që për vete nuk e dëshirojnë, kurse gjuhët e tyre flasin gënjeshtra, kur thonë se ata do të kenë shpërblimin më të mirë. Nuk ka dyshim se ata i pret Zjarri, ku do të jenë të parët që do të prijnë.
16:62. WE JEXH’ALUNE LILLAHI MA JEKREHUNE WE TESIFU ‘ELSINETUHUMUL-KEDHIBE ‘ENNE LEHUMUL-HUSNA LA XHEREME ‘ENNE LEHUMU EN-NARE WE ‘ENNEHUM MUFRETUNE
C 16:63. Pasha All-llahun, Ne dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj, po veprat e tyre (të këqija) ua hijeshoi djalli, se ai është mik i tyre, e ata kanë një dënim të idhët.
16:63. Betohem për Allahun se edhe para teje, Ne u kemi çuar të dërguar popujve të tjerë, por djalli ua zbukuroi sjelljet e tyre dhe tani ai është zotëria i tyre; andaj ata i pret dënimi i dhembshëm.
16:63. TE-ELLAHI LEKAD ‘ERSELNA ‘ILA ‘UMEMIN MIN KABLIKE FEZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU ‘A’MALEHUM FEHUWE WELIJUHUMUL-JEWME WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C 16:64. Ne nuk ta shpallëm ty për tjetër Kur'anin, vetëm që t'u sqarosh atyre atë për çka u përçanë, e (ta zbritëm) që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë.
16:64. Ne ta kemi zbritur ty Librin, vetëm që ti t’u sqarosh atyre çështjet, për të cilat ata nuk pajtoheshin, si dhe që të jetë udhërrëfyes e mëshirë për njerëzit që besojnë.
16:64. WE MA ‘ENZELNA ‘ALEJKEL-KITABE ‘ILLA LITUBEJJINE LEHUMUL-LEDHI EHTELEFU FIHI WE HUDEN WE REHMETEN LIKAWMIN JU’UMINUNE
C 16:65. All-llahu lëshoi prej qiellit ujë (shi) dhe me të ngjalli tokën pas vdekjes së saj. Në këtë është një argument i fortë për ata që me vëmendje dëgjojnë (e kuptojnë).
16:65. Allahu zbret nga qielli ujë me të cilin ngjall tokën pasi është tharë! Kjo, në të vërtetë, është shenjë e qartë për njerëzit që duan të dëgjojnë.
16:65. WEL-LAHU ‘ENZELE MINE ES-SEMA’I MA’EN FE’EHJA BIHIL-’ERDE BA’DE MEWTIHA ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LIKAWMIN JESMA’UNE
C 16:66. Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë.
16:66. Në fakt, edhe te bagëtitë ju keni shenja për të mësuar prej tyre. Ne ju japim atë që kanë në barkun e tyre prej ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm për ata që e pinë.
16:66. WE ‘INNE LEKUM FIL-’EN’AM LA’IBRETEN NUSKIKUM MIMMA FI BUTUNIHI MIN BEJNI FERTHIN WE DEMIN LEBENEN HALISAN SA’IGÆN LILSHSHARIBINE
C 16:67. Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije (lëngje) dhe ushqim të mirë. S'ka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë e Zotit) për njerëzit që kanë menduar.
16:67. Ndërsa nga frutat e palmave dhe të hardhisë, ju përgatitni pije dhe ushqim të shijshëm. Natyrisht, edhe kjo është shenjë e vërtetë për ata që mendojnë.
16:67. WE MIN THEMERATI EN-NEHILI WEL-’A’NABI TETTEHIDHUNE MINHU SEKEREN WE RIZKAN HESENÆN ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LIKAWMIN JA’KILUNE
C 16:68. Zoti yt i dha instinkt bletës: "Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë.
16:68. Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë): “Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit!
16:68. WE ‘EWHA REBBUKE ‘ILA EN-NEHLI ‘ENI ETTEHIDHI MINEL-XHIBALI BUJUTEN WE MINE ESH-SHEXHERI WE MIMMA JA’RISHUNE
C 16:69. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.
16:69. Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin.
16:69. THUMME KULI MIN KULLI ETH-THEMERATI FASLUKI SUBULE RABBIKI DHULULEN JEHRUXHU MIN BUTUNIHA SHERABUN MUHTELIFUN ‘ELWANUHU FIHI SHIFA’UN LILNNASI ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE