U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
2:172.
O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni.
2:172.
O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë dhe, nëse jeni adhurues të Allahut, falënderojeni Atë!
2:172.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU KULU MIN TEJJIBATI MA REZEKNAKUM WE ESHKURU LILLAHI ‘IN KUNTUM ‘IJAHU TA’BUDUNE
C
2:173.
(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngrihet zëri me të) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet All-llahu falë, është mëshirues.
2:173.
Me të vërtetë, Allahu ju ka ndaluar të hani kafshën e ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe mishin që nuk është therur në emër të Allahut. Por kushdo që detyrohet nga nevoja të hajë ndonjë gjë prej këtyre, pa dashur të bëjë gjynah dhe pa e kaluar kufirin, nuk do të fajësohet. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:173.
‘INNEMA HERREME ‘ALEJKUMUL-MEJTETE WE ED-DEME WE LEHMEL-HINZIRI WE MA ‘UHILLE BIHI LIGAJRI ELLAHI FEMENI EDTURRE GAJRE BAGIN WE LA ‘ADIN FELA ‘ITHME ‘ALEJHI ‘INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
2:174.
Ata që fshehin nga libri atë që shpalli All-llahu dhe për të fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre All-llahu nuk do t'u flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajëson ata, por për ta pason dënimi i rëndë e i padurueshëm.
2:174.
Pa dyshim, ata që fshehin çfarë ka shpallur Allahu në Libër dhe e këmbejnë atë me diçka tjetër të pavlerë, do të gëlltisin në barkun e tyre vetëm zjarr. Në ditën e Kiametit, Allahu nuk do t’u flasë atyre, nuk do t’i pastrojë (nga gjynahet) dhe do t’u japë dënim të dhembshëm.
2:174.
‘INNEL-LEDHINE JEKTUMUNE MA ‘ENZELEL-LAHU MINEL-KITABI WE JESHTERUNE BIHI THEMENEN KALILAN ‘ULA’IKE MA JE’KULUNE FI BUTUNIHIM ‘ILLA EN-NARE WE LA JUKELLIMUHUMU ELLAHU JEWMEL-KIJAMETI WE LA JUZEKKIHIM WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C
2:175.
Ata janë që në vend të udhëzimit e morën humbjen dhe dënimin në vend të shpëtimit. Sa të durueshëm qenkan ata ndaj zjarrit?
2:175.
Ata e kanë këmbyer rrugën e drejtë me humbjen dhe faljen e Zotit me dënimin e Tij. Po sa të durueshëm do të jenë në zjarr?!
2:175.
‘ULA’IKEL-LEDHINE ESHTEREW ED-DELALETE BIL-HUDA WEL-’ADHABE BIL-MEGFIRETI FEMA ‘ESBEREHUM ‘ALA EN-NARI
C
2:176.
Atë (dënim) për shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim të drejtë, e ata që bënë ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e vërteta.
2:176.
Kjo është kështu, sepse Allahu e ka zbritur Librin me të vërtetën. Sigurisht, ata që nuk pajtohen rreth tij, janë të përçarë dhe larg së vërtetës.
2:176.
DHALIKE BI’ENNEL-LAHE NEZZELEL-KITABE BIL-HEKKI WE ‘INNEL-LEDHINE EHTELEFU FIL-KITABI LEFI SHIKAKIN BA’IDIN
C
2:177.
Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t'i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.
2:177.
Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zeqatin; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun.
2:177.
LEJSEL-BIRRE ‘EN TUWELLU WUXHUHEKUM KIBELEL-MESHRIKI WEL-MEGRIBI WE LEKINNEL-BIRRE MEN ‘AMENE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WEL-MELA’IKETI WEL-KITABI WE EN-NEBIJINE WE ‘ATAL-MALE ‘ALA HUBBIHI DHEWIL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINE WE EBNE ES-SEBILI WE ES-SA’ILINE WE FI ER-RIKABI WE ‘EKAME ES-SELETE WE ‘ATA EZ-ZEKATE WEL-MUFUNE BI’AHDIHIM ‘IDHA ‘AHEDU WE ES-SABIRINE FIL-BE’SA’I WE ED-DERRA’I WE HINEL-BE’SI ‘ULA’IKEL-LEDHINE SEDEKU WE ‘ULA’IKE HUMUL-MUTTEKUNE
C
2:178.
O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllai i vet, atëherë ajo le të përcillët (e atij që fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t'i bëhet me të mirë. Kjo është një lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas këtij (pajtimi), ai ka një dënim të idhët.
2:178.
O besimtarë! Është caktuar për ju kisasi për vrasje: I liri për të lirin, skllavi për skllavin dhe femra për femrën. Ai (vrasës) që falet nga farefisi i të vrarit, duhet të sillet njerëzishëm dhe le të zbatojë dëmshpërblimin me të mirë. Kjo (falje) është një lehtësi dhe mëshirë nga ana e Zotit. E kushdo që pas kësaj (faljes), e kapërcen kufirin, do të marrë një dënim të dhembshëm.
2:178.
JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU KUTIBE ‘ALEJKUMUL-KISASU FIL-KATLAL-HURRU BIL-HURRI WEL-’ABDU BIL-’ABDI WEL-’UNTHA BIL-’UNTHA FEMEN ‘UFIJE LEHU MIN ‘EHIHI SHEJ’UN FE ETTIBA’UN BIL-MA’RUFI WE ‘EDA’UN ‘ILEJHI BI’IHSANIN DHALIKE TEHFIFUN MIN RABBIKUM WE REHMETUN FEMENI A’TEDA BA’DE DHALIKE FELEHU ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C
2:179.
O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri-tjetrit).
2:179.
Në ligjin e barazisë në ndëshkim ka siguri për jetën tuaj, o mendarë, në mënyrë që ju të përmbaheni!
2:179.
WE LEKUM FIL-KISASI HEJETUN JA ‘ULIL-’ELBABI LE’ALLEKUM TETTEKUNE
C
2:180.
Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja, nëse lë pasuri pas vete, testamenti (vasijeti) për prindërit dhe për të afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është drejt. Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet kryer.
2:180.
Ju është urdhëruar që, nëse ndonjërit prej jush i afrohet vdekja dhe ka pasuri për të lënë pas, atëherë të lërë testamentin në mënyrë të drejtë për prindërit dhe farefisin; ky është detyrim për besimtarët e devotshëm.
2:180.
KUTIBE ‘ALEJKUM ‘IDHA HEDERE ‘EHEDEKUMUL-MEWTU ‘IN TEREKE HAJRENL-WESIJETU LILWALIDEJNI WEL-’EKREBINE BIL-MA’RUFI HEKKAN ‘ALEL-MUTTEKINE
C
2:181.
Kush bën ndryshimin e tij pasi që ta ketë dëgjuar (ditur) atë, mëkati për te u takon atyre që ndryshojnë. All-llahu dëgjon dhe di.
2:181.
Kush e ndryshon testamentin pasi e ka dëgjuar, ta dijë se gjynahu është i rëndë për ata që e ndryshojnë! Sigurisht që Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha.
2:181.
FEMEN BEDDELEHU BA’DEMA SEMI’AHU FE’INNEMA ‘ITHMUHU ‘ALEL-LEDHINE JUBEDDILUNEHU ‘INNALL-LLAHE SEMI’UN ‘ALIMUN
C
2:182.
E kush frikësohet prej testamentuesit se gabimisht po largohet nga drejtësia, ose qëllimisht do të bëjë mëkat, ai që bën pajtim ndërmjet tyre, ai nuk ka mëkat. Vërtet All-llahu shumë falë dhe shumë mëshiron.
2:182.
Kush i trembet ndonjë gabimi apo padrejtësie nga ana e lënësit të testamentit dhe e ndreq atë, ta dijë se nuk bën gjynah. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:182.
FEMEN HAFE MIN MUSIN XHENEFEN ‘EW ‘ITHMAN FE’ESLEHE BEJNEHUM FELA ‘ITHME ‘ALEJHI ‘INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN