Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:169. Ai ju urdhëron vetëm me të këqia e turpësi, dhe ju shtyen të thoni për All-llahun atë që nuk e dini.
2:169. Ai ju nxit vetëm në të këqija, në vepra të turpshme dhe të flisni për Allahun gjëra që nuk i dini.
2:169. ‘INNEMA JE’MURUKUM BIS-SU’I WEL-FEHSHA’I WE ‘EN TEKULU ‘ALA ELLAHI MA LA TA’LEMUNE
C 2:170. E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): "Pranoni atë që All-llahu e shpalli"! Ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë"! Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t'i pasonin)?
2:170. Kur atyre u thuhet: “Ndiqni atë që ka shpallur Allahu!” ata përgjigjen: “Jo! Ne do të ndjekim atë udhë në të cilën i kemi gjetur të parët tanë” - Vallë, edhe atëherë kur të parët e tyre nuk kuptonin gjë e nuk ishin të udhëzuar?!
2:170. WE ‘IDHA KILE LEHUM ETTEBI’U MA ‘ENZELEL-LAHU KALU BEL NETTEBI’U MA ‘ELFEJNA ‘ALEJHI ‘ABA’ENA ‘EWELEW KANE ‘ABA’UUHUM LA JA’KILUNE SHEJ’EN WE LA JEHTEDUNE
C 2:171. Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë.
2:171. Mohuesit i shëmbëllejnë kafshëve, të cilat, kur i thërret dikush, dëgjojnë vetëm thirrje e zë, por s’kuptojnë asgjë. Ata janë të shurdhër, memecë dhe të verbër e nuk kuptojnë asgjë.
2:171. WE METHELUL-LEDHINE KEFERU KEMETHELIL-LEDHI JEN’IKU BIMA LA JESMA’U ‘ILLA DU’A’EN WE NIDA’EN SUMMUN BUKMUN ‘UMJUN FEHUM LA JA’KILUNE
C 2:172. O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni.
2:172. O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë dhe, nëse jeni adhurues të Allahut, falënderojeni Atë!
2:172. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU KULU MIN TEJJIBATI MA REZEKNAKUM WE ESHKURU LILLAHI ‘IN KUNTUM ‘IJAHU TA’BUDUNE
C 2:173. (All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngrihet zëri me të) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet All-llahu falë, është mëshirues.
2:173. Me të vërtetë, Allahu ju ka ndaluar të hani kafshën e ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe mishin që nuk është therur në emër të Allahut. Por kushdo që detyrohet nga nevoja të hajë ndonjë gjë prej këtyre, pa dashur të bëjë gjynah dhe pa e kaluar kufirin, nuk do të fajësohet. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:173. ‘INNEMA HERREME ‘ALEJKUMUL-MEJTETE WE ED-DEME WE LEHMEL-HINZIRI WE MA ‘UHILLE BIHI LIGAJRI ELLAHI FEMENI EDTURRE GAJRE BAGIN WE LA ‘ADIN FELA ‘ITHME ‘ALEJHI ‘INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 2:174. Ata që fshehin nga libri atë që shpalli All-llahu dhe për të fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre All-llahu nuk do t'u flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajëson ata, por për ta pason dënimi i rëndë e i padurueshëm.
2:174. Pa dyshim, ata që fshehin çfarë ka shpallur Allahu në Libër dhe e këmbejnë atë me diçka tjetër të pavlerë, do të gëlltisin në barkun e tyre vetëm zjarr. Në ditën e Kiametit, Allahu nuk do t’u flasë atyre, nuk do t’i pastrojë (nga gjynahet) dhe do t’u japë dënim të dhembshëm.
2:174. ‘INNEL-LEDHINE JEKTUMUNE MA ‘ENZELEL-LAHU MINEL-KITABI WE JESHTERUNE BIHI THEMENEN KALILAN ‘ULA’IKE MA JE’KULUNE FI BUTUNIHIM ‘ILLA EN-NARE WE LA JUKELLIMUHUMU ELLAHU JEWMEL-KIJAMETI WE LA JUZEKKIHIM WE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C 2:175. Ata janë që në vend të udhëzimit e morën humbjen dhe dënimin në vend të shpëtimit. Sa të durueshëm qenkan ata ndaj zjarrit?
2:175. Ata e kanë këmbyer rrugën e drejtë me humbjen dhe faljen e Zotit me dënimin e Tij. Po sa të durueshëm do të jenë në zjarr?!
2:175. ‘ULA’IKEL-LEDHINE ESHTEREW ED-DELALETE BIL-HUDA WEL-’ADHABE BIL-MEGFIRETI FEMA ‘ESBEREHUM ‘ALA EN-NARI
C 2:176. Atë (dënim) për shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim të drejtë, e ata që bënë ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e vërteta.
2:176. Kjo është kështu, sepse Allahu e ka zbritur Librin me të vërtetën. Sigurisht, ata që nuk pajtohen rreth tij, janë të përçarë dhe larg së vërtetës.
2:176. DHALIKE BI’ENNEL-LAHE NEZZELEL-KITABE BIL-HEKKI WE ‘INNEL-LEDHINE EHTELEFU FIL-KITABI LEFI SHIKAKIN BA’IDIN
C 2:177. Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t'i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.
2:177. Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zeqatin; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun.
2:177. LEJSEL-BIRRE ‘EN TUWELLU WUXHUHEKUM KIBELEL-MESHRIKI WEL-MEGRIBI WE LEKINNEL-BIRRE MEN ‘AMENE BILLAHI WEL-JEWMIL-’AHIRI WEL-MELA’IKETI WEL-KITABI WE EN-NEBIJINE WE ‘ATAL-MALE ‘ALA HUBBIHI DHEWIL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINE WE EBNE ES-SEBILI WE ES-SA’ILINE WE FI ER-RIKABI WE ‘EKAME ES-SELETE WE ‘ATA EZ-ZEKATE WEL-MUFUNE BI’AHDIHIM ‘IDHA ‘AHEDU WE ES-SABIRINE FIL-BE’SA’I WE ED-DERRA’I WE HINEL-BE’SI ‘ULA’IKEL-LEDHINE SEDEKU WE ‘ULA’IKE HUMUL-MUTTEKUNE
C 2:178. O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllai i vet, atëherë ajo le të përcillët (e atij që fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t'i bëhet me të mirë. Kjo është një lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas këtij (pajtimi), ai ka një dënim të idhët.
2:178. O besimtarë! Është caktuar për ju kisasi për vrasje: I liri për të lirin, skllavi për skllavin dhe femra për femrën. Ai (vrasës) që falet nga farefisi i të vrarit, duhet të sillet njerëzishëm dhe le të zbatojë dëmshpërblimin me të mirë. Kjo (falje) është një lehtësi dhe mëshirë nga ana e Zotit. E kushdo që pas kësaj (faljes), e kapërcen kufirin, do të marrë një dënim të dhembshëm.
2:178. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU KUTIBE ‘ALEJKUMUL-KISASU FIL-KATLAL-HURRU BIL-HURRI WEL-’ABDU BIL-’ABDI WEL-’UNTHA BIL-’UNTHA FEMEN ‘UFIJE LEHU MIN ‘EHIHI SHEJ’UN FE ETTIBA’UN BIL-MA’RUFI WE ‘EDA’UN ‘ILEJHI BI’IHSANIN DHALIKE TEHFIFUN MIN RABBIKUM WE REHMETUN FEMENI A’TEDA BA’DE DHALIKE FELEHU ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C 2:179. O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri-tjetrit).
2:179. Në ligjin e barazisë në ndëshkim ka siguri për jetën tuaj, o mendarë, në mënyrë që ju të përmbaheni!
2:179. WE LEKUM FIL-KISASI HEJETUN JA ‘ULIL-’ELBABI LE’ALLEKUM TETTEKUNE