Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 14:23. E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhrin e Zotit të tyre u vendosën në xhennete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është "Selam" - paqe.
14:23. Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të pranohen në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku, me lejen e Zotit të tyre, do të banojnë përherë. Atje do të përshëndeten me fjalën: “Selam!”
14:23. WE ‘UDHILEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA BI’IDHNI RABBIHIM TEHIJETUHUM FIHA SELAMUN
C 14:24. A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart,
14:24. Vallë, a nuk e sheh se si Allahu e përqas fjalën e mirë me pemën e mirë, e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli?
14:24. ‘ELEM TERA KEJFE DEREBEL-LAHU METHELEN KELIMETEN TEJJIBETEN KESHEXHERETIN TEJJIBETIN ‘ESLUHA THABITUN WE FER’UHA FI ES-SEMA’I
C 14:25. E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. All-llahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë.
14:25. Me lejen e Zotit të saj (pema) jep fruta në çdo kohë. Allahu u tregon shembuj njerëzve, që t’ua vënë veshin.
14:25. TU’UTI ‘UKULEHA KULLE HININ BI’IDHNI RABBIHA WE JEDRIBU ELLAHUL-’EMTHALE LILNNASI LE’ALLEHUM JETEDHEKKERUNE
C 14:26. Dhe shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.
14:26. Fjala e keqe është si pema e keqe me rrënjë të shkulura, e pa qëndrueshme për ekzistencë.
14:26. WE METHELU KELIMETIN HABITHETIN KESHEXHERETIN HABITHETIN EXHTUTHTHET MIN FEWKIL-’ERDI MA LEHA MIN KARARIN
C 14:27. All-llahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë.
14:27. Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i shpie në humbje; Allahu bën ç’të dojë.
14:27. JUTHEBBITU ELLAHUL-LEDHINE ‘AMENU BIL-KAWLI ETH-THABITI FIL-HEJETI ED-DUNJA WE FIL-’AHIRETI WE JUDILLU ELLAHU EDH-DHALIMINE WE JEF’ALU ELLAHU MA JESHA’U
C 14:28. A nuk i vërejte ata që dhuntinë e All-llahut e ndërruan me mosbesim dhe popullin e vet e sollën në vendin e shkatërrimit,
14:28. Vallë, a nuk i sheh ata që dhuntinë e Allahut e kanë ndërruar me mohim dhe e kanë sjellë popullin e tyre në Shtëpinë e shkatërrimit?
14:28. ‘ELEM TERA ‘ILAL-LEDHINE BEDDELU NI’METEL-LAHI KUFREN WE ‘EHELLU KAWMEHUM DAREL-BEWARI
C 14:29. (e sollën) Në xhehennem. Në të e shijojnë djegien, e sa vend i keq është ai.
14:29. Ata do të digjen në Xhehenem. Eh, sa vendbanim i tmerrshëm është ai!
14:29. XHEHENNEME JESLEWNEHA WE BI’SEL-KARARU
C 14:30. Ata i bënin (krahasonin) shokë All-llahut për t'i shmangur (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: "Shfrytëzoni përjetimet, se e ardhmja e juaj është te zjarri!"
14:30. Ata kanë trilluar zota të rreme si ortakë të Allahut për t’i larguar (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: “Kënaquni, se përfundimi juaj është në zjarr!”
14:30. WE XHE’ALU LILLAHI ‘ENDADEN LIJUDILLU ‘AN SEBILIHI KUL TEMETTA’U FE’INNE MESIREKUM ‘ILA EN-NARI
C 14:31. Robërve të Mi, të cilët besuan thuaju: "Ta falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në te nuk ka as kompensim as miqësi".
14:31. Thuaju robërve të Mi, të cilët besojnë: Le të falin namazin dhe le të japin fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne, para se të arrijë dita në të cilën s’ka as tregti, as miqësi.
14:31. KUL LI’IBADIJEL-LEDHINE ‘AMENU JUKIMU ES-SELETE WE JUNFIKU MIMMA REZEKNAHUM SIRRAN WE ‘ALANIJETEN MIN KABLI ‘EN JE’TIJE JEWMUN LA BEJ’UN FIHI WE LA HILALUN
C 14:32. All-llahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe Ai lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë.
14:32. Allahu është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën. Ai lëshon ujë nga qielli e nëpërmjet tij nxjerr fruta si ushqim për ju. Ai i ka vënë në shërbimin tuaj anijet, që me lejen e Tij, ju të lundroni me ato nëpër dete. Ai i ka krijuar lumenjtë për dobinë tuaj
14:32. ELLAHUL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE WE ‘ENZELE MINE ES-SEMA’I MA’EN FE’EHREXHE BIHI MINE ETH-THEMERATI RIZKEN LEKUM WE SEHHARE LEKUMUL-FULKE LITEXHRIJE FIL-BEHRI BI’EMRIHI WE SEHHARE LEKUMUL-’ENHARE
C 14:33. Për ju i nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën.
14:33. e po ashtu edhe Diellin dhe Hënën, që lëvizin vazhdimisht. Ai ka vënë në shërbimin tuaj natën dhe ditën.
14:33. WE SEHHARE LEKUMU ESH-SHEMSE WEL-KAMERE DA’IBEJNI WE SEHHARE LEKUMUL-LEJLE WE EN-NEHAR