Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 14:20. E kjo nuk është e vështirë (rëndë) për All-llahun.
14:20. kjo nuk është punë e rëndë për Allahun Fuqiplotë.
14:20. WE MA DHALIKE ‘ALA ELLAHI BI’AZIZIN
C 14:21. E të gjithë (njerëzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata të dobëtit (masa e nënshtruar) i thonë parisë (udhëheqëse): "Ne ishim pasuesit tuaj, andaj a mund të na lehtësoni diç nga dënimi i All-llahut?". Ata (paria) thonë: "Sukur të na kishte udhëzuar All-llahu, ne do t'ju udhëzonim juve. Për ne tash është njësoj, u pikëlluam thellë ose duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim)".
14:21. Të gjithë do të dalin para Allahut. (Atëherë), ata që kanë qenë të përulur, do t’u thonë atyre që kanë qenë kryelartë: “Ne kemi qenë ithtarët tuaj. A do të mund të lehtësoni ju prej nesh diçka nga dënimi i Allahut?” Ata do të thonë: “Sikur të na kishte udhëzuar Allahu në rrugën e drejtë, edhe ne do t’ju kishim udhëzuar ju. Rënkojmë apo durojmë, për ne njësoj është, nuk do të ketë shpëtim.”
14:21. WE BEREZU LILLAHI XHEMI’EN FEKALE ED-DU’AFA’U LILLEDHINE ESTEKBERU ‘INNA KUNNA LEKUM TEBA’AN FEHEL ‘ENTUM MUGNUNE ‘ANNA MIN ‘ADHABI ELLAHI MIN SHEJ’IN KALU LEW HEDANALLAHU LEHEDEJNAKUM SEWA’UN ‘ALEJNA ‘EXHEZI’NA ‘EM SEBERNA MA LENA MIN MEHISIN
C 14:22. E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehennemit në të, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: "Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t'ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m'u përgjigjët; atëherë pra mos më qortoni mua, po qortojeni veten. Unë nuk mund t'ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që ma bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)". S'ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm.
14:22. Dhe, kur të marrë fund puna, djalli do të thotë: “Vërtet, Allahu ju bëri një premtim të vërtetë. Edhe unë ju premtova, por ju mashtrova. Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju. Unë thjesht ju thirra e ju m’u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk jam shpëtimtari juaj e as ju nuk jeni shpëtimtarët e mi. Unë tani e mohoj që më bëtë ortak me Allahun (në adhurim).” Vërtet, keqbërësit do të kenë një dënim të dhembshëm.
14:22. WE KALE ESH-SHEJTANU LEMMA KUDIJEL-’EMRU ‘INNALL-LLAHE WE’ADEKUM WA’DEL-HEKKI WE WE’ADTUKUM FE’EHLEFTUKUM WE MA KANE LI ‘ALEJKUM MIN SULTANIN ‘ILLA ‘EN DE’AWTUKUM FASTEXHEBTUM LI FELA TELUMUNI WE LUMU ‘ENFUSEKUM MA ‘ENA BIMUSRIHIKUM WE MA ‘ENTUM BIMUSRIHIJE ‘INNI KEFERTU BIMA ‘ESHREKTUMUNI MIN KABLU ‘INNE EDH-DHALIMINE LEHUM ‘ADHABUN ‘ELIMUN
C 14:23. E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhrin e Zotit të tyre u vendosën në xhennete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është "Selam" - paqe.
14:23. Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të pranohen në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku, me lejen e Zotit të tyre, do të banojnë përherë. Atje do të përshëndeten me fjalën: “Selam!”
14:23. WE ‘UDHILEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA BI’IDHNI RABBIHIM TEHIJETUHUM FIHA SELAMUN
C 14:24. A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart,
14:24. Vallë, a nuk e sheh se si Allahu e përqas fjalën e mirë me pemën e mirë, e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli?
14:24. ‘ELEM TERA KEJFE DEREBEL-LAHU METHELEN KELIMETEN TEJJIBETEN KESHEXHERETIN TEJJIBETIN ‘ESLUHA THABITUN WE FER’UHA FI ES-SEMA’I
C 14:25. E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. All-llahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë.
14:25. Me lejen e Zotit të saj (pema) jep fruta në çdo kohë. Allahu u tregon shembuj njerëzve, që t’ua vënë veshin.
14:25. TU’UTI ‘UKULEHA KULLE HININ BI’IDHNI RABBIHA WE JEDRIBU ELLAHUL-’EMTHALE LILNNASI LE’ALLEHUM JETEDHEKKERUNE
C 14:26. Dhe shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.
14:26. Fjala e keqe është si pema e keqe me rrënjë të shkulura, e pa qëndrueshme për ekzistencë.
14:26. WE METHELU KELIMETIN HABITHETIN KESHEXHERETIN HABITHETIN EXHTUTHTHET MIN FEWKIL-’ERDI MA LEHA MIN KARARIN
C 14:27. All-llahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë.
14:27. Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i shpie në humbje; Allahu bën ç’të dojë.
14:27. JUTHEBBITU ELLAHUL-LEDHINE ‘AMENU BIL-KAWLI ETH-THABITI FIL-HEJETI ED-DUNJA WE FIL-’AHIRETI WE JUDILLU ELLAHU EDH-DHALIMINE WE JEF’ALU ELLAHU MA JESHA’U
C 14:28. A nuk i vërejte ata që dhuntinë e All-llahut e ndërruan me mosbesim dhe popullin e vet e sollën në vendin e shkatërrimit,
14:28. Vallë, a nuk i sheh ata që dhuntinë e Allahut e kanë ndërruar me mohim dhe e kanë sjellë popullin e tyre në Shtëpinë e shkatërrimit?
14:28. ‘ELEM TERA ‘ILAL-LEDHINE BEDDELU NI’METEL-LAHI KUFREN WE ‘EHELLU KAWMEHUM DAREL-BEWARI
C 14:29. (e sollën) Në xhehennem. Në të e shijojnë djegien, e sa vend i keq është ai.
14:29. Ata do të digjen në Xhehenem. Eh, sa vendbanim i tmerrshëm është ai!
14:29. XHEHENNEME JESLEWNEHA WE BI’SEL-KARARU
C 14:30. Ata i bënin (krahasonin) shokë All-llahut për t'i shmangur (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: "Shfrytëzoni përjetimet, se e ardhmja e juaj është te zjarri!"
14:30. Ata kanë trilluar zota të rreme si ortakë të Allahut për t’i larguar (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: “Kënaquni, se përfundimi juaj është në zjarr!”
14:30. WE XHE’ALU LILLAHI ‘ENDADEN LIJUDILLU ‘AN SEBILIHI KUL TEMETTA’U FE’INNE MESIREKUM ‘ILA EN-NARI