Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 14:11. Të dërguarit e tyre ju thanë: "Ne nuk jemi tjetër vetëm se njerëz si edhe ju, por All-llahu i jep dhuratë kujt të dojë nga robtë e vet. Ne nuk na takon t'ju sjellim ndonjë argument, vetëm me dëshirën e All-llahut, pra besimtarët le t'i mbështeten vetëm All-llahut".
14:11. Të dërguarit e tyre u thanë: “Ne jemi vetëm njerëz si ju, por Allahu ia dhuron hirin e Tij kujt të dojë prej robërve të Vet, ne nuk mund t’ju sjellim prova pa urdhrin e Allahut. Besimtarët le të mbështeten vetëm tek Allahu.
14:11. KALET LEHUM RUSULUHUM ‘IN NEHNU ‘ILLA BESHERUN MITHLUKUM WE LEKINNALL-LLAHE JEMUNNU ‘ALA MEN JESHA’U MIN ‘IBADIHI WE MA KANE LENA ‘EN NE’TIJEKUM BISULTANIN ‘ILLA BI’IDHNI ELLAHI WE ‘ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU’UMINUNE
C 14:12. E përsë të mos i mbështetemi All-llahut derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejtë). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do t'i përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut le t'i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten.
14:12. E përse të mos mbështetemi tek Allahu, kur Ai tashmë na ka treguar rrugën e drejtë, në të cilën po ecim? Ne do t’i durojmë përndjekjet tuaja e ata që besojnë, le të shpresojnë vetëm tek Allahu!”
14:12. WE MA LENA ‘ELLA NETEWEKKELE ‘ALA ELLAHI WE KAD HEDANA SUBULENA WE LENESBIRENNE ‘ALA MA ‘ADHEJTUMUNA WE ‘ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MUTEWEKKILUNE
C 14:13. Ata që mohuan të dërguarit e vet thanë: "Për Zotin, ne do t'ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!" E atyre (të dërguarve) Zoti u shpalli: "Ne gjithqysh do t'i shkatërrojmë zullumqarët".
14:13. Mohuesit u thanë të dërguarve të tyre: “Ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë ose do të ktheheni në fenë tonë!” Atëherë, Zoti u shpalli (të dërguarve të Vet): “Ne do t’i zhdukim keqbërësit,
14:13. WE KALEL-LEDHINE KEFERU LIRUSULIHIM LENUHRIXHENNEKUM MIN ‘ERDINA ‘EW LETA’UDUNNE FI MILLETINA FE’EWHA ‘ILEJHIM REBBUHUM LENUHLIKENNE EDH-DHALIMINE
C 14:14. Dhe pas tyre Ne do t'ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim.
14:14. e pas tyre do t’ju vendosim në tokën e tyre. Kjo është për ata që kanë frikë nga qëndrimi para Meje (për gjykim) dhe i tremben premtimit (dënimit) Tim.”
14:14. WE LENUSKINENNEKUMUL-’ERDE MIN BA’DIHIM DHALIKE LIMEN HAFE MEKAMI WE HAFE WA’IDI
C 14:15. Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa çdo kryelart idhnak pësoi dështim.
14:15. Dhe (të dërguarit) kërkuan ndihmë (nga Allahu), kurse kokëfortët kryelartë u shkatërruan.
14:15. WE ESTEFTEHU WE HABE KULLU XHEBBARIN ‘ANIDIN
C 14:16. E pas tij (kryelartit) është xhehennemi, në të cilin i jepet ujë i ndyrë (që rrjedh prej lëkurave të djegura),
14:16. Pas tyre është Xhehenemi, ku do të pijnë ujë të qelbur,
14:16. MIN WERA’IHI XHEHENNEMU WE JUSKA MIN MA’IN SEDIDIN
C 14:17. Përpiqet ta përbijë, po jo nuk mund ta gëlltisë atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë.
14:17. të cilin do ta gjerbin e nuk do të mund ta gëlltisin. Vdekja do t’u vijë atyre nga të gjitha anët, por nuk do të vdesin. Ata i pret një dënim i rëndë.
14:17. JETEXHERRA’UHU WE LA JEKADU JUSIGUHU WE JE’TIHIL-MEWTU MIN KULLI MEKANIN WE MA HUWE BIMEJJITIN WE MIN WERA’IHI ‘ADHABUN GALIDHUN
C 14:18. Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh.
14:18. Vepra e atyre, që nuk besojnë Zotin e tyre, i shëmbëllen hirit, të cilin e shpërndan era në një ditë të stuhishme. Ata nuk do të kenë asnjë dobi nga veprat që kanë punuar. Kjo është humbja e madhe.
14:18. METHELUL-LEDHINE KEFERU BIREBBIHIM ‘A’MALUHUM KEREMADIN ESHTEDDET BIHI ER-RIHU FI JEWMIN ‘ASIFIN LA JEKDIRUNE MIMMA KESEBU ‘ALA SHEJ’IN DHALIKE HUWE ED-DELALUL-BA’IDU
C 14:19. A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me urtësi, e nëse Ai do, juve ju zhduk e sjell krijesë (popull) të re.
14:19. Vallë, a nuk sheh ti sesi Allahu ka krijuar me urtësi qiejt dhe Tokën? Nëse dëshiron, Ai mund t’ju zhdukë ju dhe të sjellë një popull të ri;
14:19. ‘ELEM TERA ‘ENNEL-LAHE HALEKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDE BIL-HEKKI ‘IN JESHE’ JUDH/HIBKUM WE JE’TI BIHALKIN XHEDIDIN
C 14:20. E kjo nuk është e vështirë (rëndë) për All-llahun.
14:20. kjo nuk është punë e rëndë për Allahun Fuqiplotë.
14:20. WE MA DHALIKE ‘ALA ELLAHI BI’AZIZIN
C 14:21. E të gjithë (njerëzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata të dobëtit (masa e nënshtruar) i thonë parisë (udhëheqëse): "Ne ishim pasuesit tuaj, andaj a mund të na lehtësoni diç nga dënimi i All-llahut?". Ata (paria) thonë: "Sukur të na kishte udhëzuar All-llahu, ne do t'ju udhëzonim juve. Për ne tash është njësoj, u pikëlluam thellë ose duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim)".
14:21. Të gjithë do të dalin para Allahut. (Atëherë), ata që kanë qenë të përulur, do t’u thonë atyre që kanë qenë kryelartë: “Ne kemi qenë ithtarët tuaj. A do të mund të lehtësoni ju prej nesh diçka nga dënimi i Allahut?” Ata do të thonë: “Sikur të na kishte udhëzuar Allahu në rrugën e drejtë, edhe ne do t’ju kishim udhëzuar ju. Rënkojmë apo durojmë, për ne njësoj është, nuk do të ketë shpëtim.”
14:21. WE BEREZU LILLAHI XHEMI’EN FEKALE ED-DU’AFA’U LILLEDHINE ESTEKBERU ‘INNA KUNNA LEKUM TEBA’AN FEHEL ‘ENTUM MUGNUNE ‘ANNA MIN ‘ADHABI ELLAHI MIN SHEJ’IN KALU LEW HEDANALLAHU LEHEDEJNAKUM SEWA’UN ‘ALEJNA ‘EXHEZI’NA ‘EM SEBERNA MA LENA MIN MEHISIN