Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 14:8. E Musai tha: "Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim), i lavdishëm (vetvetiu)".
14:8. Dhe Musai tha: “Nëse mohoni ju dhe të gjithë ata që janë në Tokë, (dijeni se) Allahu është vërtet i Vetëmjaftueshëm dhe plot lavdi.”
14:8. WE KALE MUSA ‘IN TEKFURU ‘ENTUM WE MEN FIL-’ERDI XHEMI’EN FE’INNALL-LLAHE LEGANIJUN HEMIDUN
C 14:9. A nuk jeni të njoftuar me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta pos All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i venin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta dhe thonin: "Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni".
14:9. A nuk ju ka ardhur lajmi për ata që kanë qenë para jush: për popullin e Nuhut, fiset Ad e Themud dhe për ata pas tyre? Vetëm Allahu i di ata! Të dërguarit e tyre u sollën shenja të qarta, por ata vinin duart në gojë (me tallje) dhe thoshin: “Ne nuk besojmë në mesazhin tuaj. Ne kemi dyshim të madh ndaj asaj që na thërrisni ju”!
14:9. ‘ELEM JE’TIKUM NEBE’UL-LEDHINE MIN KABLIKUM KAWMI NUHIN WE ‘ADIN WE THEMUDE WEL-LEDHINE MIN BA’DIHIM LA JA’LEMUHUM ‘ILLALLAHU XHA’ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEREDDU ‘EJDIJEHUM FI ‘EFWAHIHIM WE KALU ‘INNA KEFERNA BIMA ‘URSILTUM BIHI WE ‘INNA LEFI SHEKKIN MIMMA TED’UNENA ‘ILEJHI MURIBIN
C 14:10. Të dërguarit e tyre u thanë: "A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës? Ai ju thërret (në besim) për t'ju falur mëkatet dhe për t'ju vazhduar (jetën) deri në një afat të caktuar!" Ata thanë: "Ju nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi edhe ne, ju dëshironi të na pengoni nga ajo që adhuronin prindërit tanë, pra na sillni ndonjë argument të qartë!"
14:10. Të dërguarit e tyre u thanë: “Vallë, a mund të dyshohet në Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës?! Ai ju thërret juve për t’ju falur disa gjynahe tuajat dhe që t’ju lërë deri në afatin e caktuar”. Ata thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne. Ju dëshironi të na shmangni nga ajo që kanë adhuruar të parët tanë. Andaj, na sillni prova të dukshme!”
14:10. KALET RUSULUHUM ‘EFI ELLAHI SHEKKUN FATIRI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI JED’UKUM LIJEGFIRE LEKUM MIN DHUNUBIKUM WE JU’UEHHIREKUM ‘ILA ‘EXHELIN MUSEMMEN KALU ‘IN ‘ENTUM ‘ILLA BESHERUN MITHLUNA TURIDUNE ‘EN TESUDDUNA ‘AMMA KANE JA’BUDU ‘ABA’UUNA FE’TUNA BISULTANIN MUBININ
C 14:11. Të dërguarit e tyre ju thanë: "Ne nuk jemi tjetër vetëm se njerëz si edhe ju, por All-llahu i jep dhuratë kujt të dojë nga robtë e vet. Ne nuk na takon t'ju sjellim ndonjë argument, vetëm me dëshirën e All-llahut, pra besimtarët le t'i mbështeten vetëm All-llahut".
14:11. Të dërguarit e tyre u thanë: “Ne jemi vetëm njerëz si ju, por Allahu ia dhuron hirin e Tij kujt të dojë prej robërve të Vet, ne nuk mund t’ju sjellim prova pa urdhrin e Allahut. Besimtarët le të mbështeten vetëm tek Allahu.
14:11. KALET LEHUM RUSULUHUM ‘IN NEHNU ‘ILLA BESHERUN MITHLUKUM WE LEKINNALL-LLAHE JEMUNNU ‘ALA MEN JESHA’U MIN ‘IBADIHI WE MA KANE LENA ‘EN NE’TIJEKUM BISULTANIN ‘ILLA BI’IDHNI ELLAHI WE ‘ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU’UMINUNE
C 14:12. E përsë të mos i mbështetemi All-llahut derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejtë). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do t'i përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut le t'i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten.
14:12. E përse të mos mbështetemi tek Allahu, kur Ai tashmë na ka treguar rrugën e drejtë, në të cilën po ecim? Ne do t’i durojmë përndjekjet tuaja e ata që besojnë, le të shpresojnë vetëm tek Allahu!”
14:12. WE MA LENA ‘ELLA NETEWEKKELE ‘ALA ELLAHI WE KAD HEDANA SUBULENA WE LENESBIRENNE ‘ALA MA ‘ADHEJTUMUNA WE ‘ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MUTEWEKKILUNE
C 14:13. Ata që mohuan të dërguarit e vet thanë: "Për Zotin, ne do t'ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!" E atyre (të dërguarve) Zoti u shpalli: "Ne gjithqysh do t'i shkatërrojmë zullumqarët".
14:13. Mohuesit u thanë të dërguarve të tyre: “Ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë ose do të ktheheni në fenë tonë!” Atëherë, Zoti u shpalli (të dërguarve të Vet): “Ne do t’i zhdukim keqbërësit,
14:13. WE KALEL-LEDHINE KEFERU LIRUSULIHIM LENUHRIXHENNEKUM MIN ‘ERDINA ‘EW LETA’UDUNNE FI MILLETINA FE’EWHA ‘ILEJHIM REBBUHUM LENUHLIKENNE EDH-DHALIMINE
C 14:14. Dhe pas tyre Ne do t'ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim.
14:14. e pas tyre do t’ju vendosim në tokën e tyre. Kjo është për ata që kanë frikë nga qëndrimi para Meje (për gjykim) dhe i tremben premtimit (dënimit) Tim.”
14:14. WE LENUSKINENNEKUMUL-’ERDE MIN BA’DIHIM DHALIKE LIMEN HAFE MEKAMI WE HAFE WA’IDI
C 14:15. Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa çdo kryelart idhnak pësoi dështim.
14:15. Dhe (të dërguarit) kërkuan ndihmë (nga Allahu), kurse kokëfortët kryelartë u shkatërruan.
14:15. WE ESTEFTEHU WE HABE KULLU XHEBBARIN ‘ANIDIN
C 14:16. E pas tij (kryelartit) është xhehennemi, në të cilin i jepet ujë i ndyrë (që rrjedh prej lëkurave të djegura),
14:16. Pas tyre është Xhehenemi, ku do të pijnë ujë të qelbur,
14:16. MIN WERA’IHI XHEHENNEMU WE JUSKA MIN MA’IN SEDIDIN
C 14:17. Përpiqet ta përbijë, po jo nuk mund ta gëlltisë atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë.
14:17. të cilin do ta gjerbin e nuk do të mund ta gëlltisin. Vdekja do t’u vijë atyre nga të gjitha anët, por nuk do të vdesin. Ata i pret një dënim i rëndë.
14:17. JETEXHERRA’UHU WE LA JEKADU JUSIGUHU WE JE’TIHIL-MEWTU MIN KULLI MEKANIN WE MA HUWE BIMEJJITIN WE MIN WERA’IHI ‘ADHABUN GALIDHUN
C 14:18. Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh.
14:18. Vepra e atyre, që nuk besojnë Zotin e tyre, i shëmbëllen hirit, të cilin e shpërndan era në një ditë të stuhishme. Ata nuk do të kenë asnjë dobi nga veprat që kanë punuar. Kjo është humbja e madhe.
14:18. METHELUL-LEDHINE KEFERU BIREBBIHIM ‘A’MALUHUM KEREMADIN ESHTEDDET BIHI ER-RIHU FI JEWMIN ‘ASIFIN LA JEKDIRUNE MIMMA KESEBU ‘ALA SHEJ’IN DHALIKE HUWE ED-DELALUL-BA’IDU