Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 12:88. (shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: "O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnë".
12:88. Kur ata dolën para Jusufit, thanë: “O ministër, ne dhe familjen tonë e ka goditur një fatkeqësi e madhe dhe kemi sjellë pak gjëra! Sidoqoftë, na e plotëso masën (për ushqimin) tonë dhe na jep lëmoshë, sepse Allahu i shpërblen dhënësit e lëmoshës”.
12:88. FELEMMA DEHALU ‘ALEJHI KALU JA ‘EJJUHAL-’AZIZU MESSENA WE ‘EHLENA ED-DURRU WE XHI’NA BIBIDA’ATIN MUZXHETIN FE’EWFI LENAL-KEJLE WE TESEDDEK ‘ALEJNA ‘INNALL-LLAHE JEXHZIL-MUTESEDDIKINE
C 12:89. Ai (Jusufi) tha: "A e dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëllain e tij kur ishit injorantë?"
12:89. Ai tha: “A nuk e mbani mend çfarë keni bërë me Jusufin dhe vëllanë e tij, kur ishit të paditur?”
12:89. KALE HEL ‘ALIMTUM MA FE’ALTUM BIJUSUFE WE ‘EHIHI ‘IDH ‘ENTUM XHAHILUNE
C 12:90. Ata thanë: "A ti je vetë Jusufi?" Ai tha: "Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën durim, s'ka dyshim All-llahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve".
12:90. Ata thanë: “Vallë, ti je vërtet Jusufi?!” Ai u përgjigj: “Po, unë jam Jusufi e ky është vëllai im. Allahu na mëshiroi. Atë që ruhet (nga gjynahet) dhe bëhet i durueshëm, Allahu e shpërblen, se Ai kurrë nuk ia humb shpërblimin punëmirëve”.
12:90. KALU ‘E’INNEKE LE’ENTE JUSUFU KALE ‘ENA JUSUFU WE HEDHA ‘EHI KAD MENNEL-LAHU ‘ALEJNA ‘INNEHU MEN JETTEKI WE JESBIR FE’INNALL-LLAHE LA JUDI’U ‘EXHREL-MUHSININE
C 12:91. Ata thanë: "Pasha All-llahun, është e vërtetë se All-llahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë!"
12:91. Ata thanë: “Betohemi për Allahun, vërtet që Allahu të ka ngritur ty mbi ne dhe ne paskemi qenë vërtet të gabuar”.
12:91. KALU TE-ELLAHI LEKAD ‘ATHEREKEL-LAHU ‘ALEJNA WE ‘IN KUNNA LEHATI’INE
C 12:92. Ai tha: "Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve!
12:92. Ai u tha: “Sot s’ka qortim për ju; Allahu do t’ju falë. Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve!
12:92. KALE LA TETHRIBE ‘ALEJKUMUL-JEWME JEGFIRU ELLAHU LEKUM WE HUWE ‘ERHEMU ER-RAHIMINE
C 12:93. Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t'i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time".
12:93. Shkoni me këtë këmishë timen dhe vëreni në fytyrën e atit tim e ai do të shohë, dhe m’i sillni tërë familjet tuaja!”
12:93. EDH/HEBU BIKAMISI HADHA FE’ELKUHU ‘ALA WEXHHI ‘EBI JE’TI BESIREN WE ‘TUNI BI’EHLIKUM ‘EXHMA’INE
C 12:94. (u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: "Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur." (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë).
12:94. Kur karvani u largua nga vendi (Egjipti), babai i tyre tha: “Unë, me të vërtetë, po ndiej erën e Jusufit, ndonëse ju mund të më quani matuf ”.
12:94. WE LEMMA FESELETIL-’IRU KALE ‘EBUHUM ‘INNI LE’EXHIDU RIHE JUSUFE LEWLA ‘EN TUFENNIDUNI
C 12:95. Ata (që ishin prezent) thanë: "Për All-llahun, ti vërtet qëmoti je në humbje".
12:95. Ata thanë: “Për Allahun, me të vërtetë, ti edhe tani qëndron në gabimin e mëparshëm”.
12:95. KALU TE-ELLAHI ‘INNEKE LEFI DELALIKEL-KADIMI
C 12:96. E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: "A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?"
12:96. Kur erdhi sjellësi i lajmit të mirë dhe ia vuri këmishën në fytyrë, atij iu kthye shikimi. Ai tha: “A nuk ju kam thënë se unë di nga Allahu atë që ju nuk e dini”.
12:96. FELEMMA ‘EN XHA’EL-BESHIRU ‘ELKAHU ‘ALA WEXHHIHI FARTEDDE BESIREN KALE ‘ELEM ‘EKUL LEKUM ‘INNI ‘A’LEMU MINEL-LAHI MA LA TA’LEMUNE
C 12:97. Ata thanë: "O babai ynë, lutu për neve të na falen mëkatet tona, se me të vërtetë ne kemi qenë fajtorë!"
12:97. Ata thanë: “O babai ynë, kërko falje për ne e për gabimet tona! Ne paskemi qenë vërtet gjynahqarë”.
12:97. KALU JA ‘EBANA ESTEGFIR LENA DHUNUBENA ‘INNA KUNNA HATI’INE
C 12:98. "Më vonë do t'ia kërkoj Zotit tim faljen tuaj", tha ai (Jakubi), se vërtet, Ai është që falë, është mëshirues.
12:98. Ai u përgjigj: “Do ta lus Zotin tim që t’ju falë. Pa dyshim që Ai është Falësi dhe Mëshirëploti”.
12:98. KALE SEWFE ‘ESTEGFIRU LEKUM RABBI ‘INNEHU HUWEL-GAFURU ER-REHIMU