U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
12:84.
Dhe, ua ktheu shpinën e tha: "O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).
12:84.
U largua prej tyre dhe tha: “O i mjeri unë për Jusufin!” Sytë i ishin zbardhur prej pikëllimit dhe ishte plot zemërim.
12:84.
WE TEWELLA ‘ANHUM WE KALE JA ‘ESEFA ‘ALA JUSUFE WE EBJEDDET ‘AJNAHU MINEL-HUZNI FEHUWE KEDHIMUN
C
12:85.
Ata thanë: "Për All-llahun ti vazhdimisht e përkujton Jusufin derisa do të sëmuresh rëndë, e të shkatërrohesh".
12:85.
Ata thanë: “Për Allahun, ti po e përmend Jusufin pa pushim, saqë do të sëmuresh rëndë ose do të vdesësh!”
12:85.
KALU TE-ELLAHI TEFTE’U TEDHKURU JUSUFE HETTA TEKUNE HEREDEN ‘EW TEKUNE MINEL-HALIKINE
C
12:86.
Ai (Jakubi) tha: "Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk e dini".
12:86.
(Jakubi) tha: “Unë dhimbjen time dhe pikëllimin tim ia paraqes vetëm Allahut e nga Allahu di atë që nuk e dini ju”.
12:86.
KALE ‘INNEMA ‘ESHKU BETHTHI WE HUZNI ‘ILA ELLAHI WE ‘A’LEMU MINEL-LAHI MA LA TA’LEMUNE
C
12:87.
(Jakubi u tha të bijve të vet) "O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun".
12:87.
“O bijtë e mi, shkoni e kërkoni lajme për Jusufin dhe vëllain e tij dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve”.
12:87.
JA BENIJE EDH/HEBU FETEHESSESU MIN JUSUFE WE ‘EHIHI WE LA TEJ’ESU MIN REWHI ELLAHI ‘INNEHU LA JEJ’ESU MIN REWHI ELLAHI ‘ILLAL-KAWMUL-KAFIRUNE
C
12:88.
(shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: "O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnë".
12:88.
Kur ata dolën para Jusufit, thanë: “O ministër, ne dhe familjen tonë e ka goditur një fatkeqësi e madhe dhe kemi sjellë pak gjëra! Sidoqoftë, na e plotëso masën (për ushqimin) tonë dhe na jep lëmoshë, sepse Allahu i shpërblen dhënësit e lëmoshës”.
12:88.
FELEMMA DEHALU ‘ALEJHI KALU JA ‘EJJUHAL-’AZIZU MESSENA WE ‘EHLENA ED-DURRU WE XHI’NA BIBIDA’ATIN MUZXHETIN FE’EWFI LENAL-KEJLE WE TESEDDEK ‘ALEJNA ‘INNALL-LLAHE JEXHZIL-MUTESEDDIKINE
C
12:89.
Ai (Jusufi) tha: "A e dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëllain e tij kur ishit injorantë?"
12:89.
Ai tha: “A nuk e mbani mend çfarë keni bërë me Jusufin dhe vëllanë e tij, kur ishit të paditur?”
12:89.
KALE HEL ‘ALIMTUM MA FE’ALTUM BIJUSUFE WE ‘EHIHI ‘IDH ‘ENTUM XHAHILUNE
C
12:90.
Ata thanë: "A ti je vetë Jusufi?" Ai tha: "Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën durim, s'ka dyshim All-llahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve".
12:90.
Ata thanë: “Vallë, ti je vërtet Jusufi?!” Ai u përgjigj: “Po, unë jam Jusufi e ky është vëllai im. Allahu na mëshiroi. Atë që ruhet (nga gjynahet) dhe bëhet i durueshëm, Allahu e shpërblen, se Ai kurrë nuk ia humb shpërblimin punëmirëve”.
12:90.
KALU ‘E’INNEKE LE’ENTE JUSUFU KALE ‘ENA JUSUFU WE HEDHA ‘EHI KAD MENNEL-LAHU ‘ALEJNA ‘INNEHU MEN JETTEKI WE JESBIR FE’INNALL-LLAHE LA JUDI’U ‘EXHREL-MUHSININE
C
12:91.
Ata thanë: "Pasha All-llahun, është e vërtetë se All-llahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë!"
12:91.
Ata thanë: “Betohemi për Allahun, vërtet që Allahu të ka ngritur ty mbi ne dhe ne paskemi qenë vërtet të gabuar”.
12:91.
KALU TE-ELLAHI LEKAD ‘ATHEREKEL-LAHU ‘ALEJNA WE ‘IN KUNNA LEHATI’INE
C
12:92.
Ai tha: "Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve!
12:92.
Ai u tha: “Sot s’ka qortim për ju; Allahu do t’ju falë. Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve!
12:92.
KALE LA TETHRIBE ‘ALEJKUMUL-JEWME JEGFIRU ELLAHU LEKUM WE HUWE ‘ERHEMU ER-RAHIMINE
C
12:93.
Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t'i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time".
12:93.
Shkoni me këtë këmishë timen dhe vëreni në fytyrën e atit tim e ai do të shohë, dhe m’i sillni tërë familjet tuaja!”
12:93.
EDH/HEBU BIKAMISI HADHA FE’ELKUHU ‘ALA WEXHHI ‘EBI JE’TI BESIREN WE ‘TUNI BI’EHLIKUM ‘EXHMA’INE
C
12:94.
(u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: "Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur." (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë).
12:94.
Kur karvani u largua nga vendi (Egjipti), babai i tyre tha: “Unë, me të vërtetë, po ndiej erën e Jusufit, ndonëse ju mund të më quani matuf ”.
12:94.
WE LEMMA FESELETIL-’IRU KALE ‘EBUHUM ‘INNI LE’EXHIDU RIHE JUSUFE LEWLA ‘EN TUFENNIDUNI