Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 12:70. E kur i pajisi ata me pajimet e tyre, e vuri tasin (gotën) në barrën e vëllait të vet, e pastaj një thirrës thirri: "O ju devexhinj, ju jeni vjedhës!"
12:70. Pasi i furnizoi me ushqimin e nevojshëm, (Jusufi) shtiu një gotë (të çmueshme) në ngarkesën e vëllait të vet e pastaj një lajmëtar thirri: “O karvan, ju jeni vjedhës të vërtetë!”
12:70. FELEMMA XHEHHEZEHUM BIXHEHAZIHIM XHE’ALE ES-SIKAJETE FI REHLI ‘EHIHI THUMME ‘EDHDHENE MU’UEDHDHINUN ‘EJJETUHAL-’IRU ‘INNEKUM LESARIKUNE
C 12:71. U kthyen (devexhinjtë) dhe thanë: "Çka keni humbur?"
12:71. Ata u kthyen drejt tyre (e thanë): “Ç’ju ka humbur”?
12:71. KALU WE ‘EKBELU ‘ALEJHIM MADHA TEFKIDUNE
C 12:72. (shërbëtorët e sundimtarit) Thanë: "Kemi humbur tasin e sunduesit, e kush e sjell atë (tasin), ka (shpërblim) një barrë deveje (drith). Unë vetë jam për këtë garantues!"
12:72. Thanë: “Po kërkojmë gotën e mbretit. Kush e sjell atë, ka shpërblim një barrë deveje ushqim. Unë për këtë jam dorëzënës”.
12:72. KALU NEFKIDU SUWA’AL-MELIKI WE LIMEN XHA’E BIHI HIMLU BA’IRIN WE ‘ENA BIHI ZA’IMUN
C 12:73. Ata (vëllezërit e Jusufit) thanë: "Pasha All-llahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur për të bërë shkatërrime në tokë dhe nuk jemi vjedhës!"
12:73. (Vëllezërit e Jusufit) thanë: “Betohemi për Allahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur të bëjmë turbullira në këtë vend dhe nuk jemi vjedhës”.
12:73. KALU TE-ELLAHI LEKAD ‘ALIMTUM MA XHI’NA LINUFSIDE FIL-’ERDI WE MA KUNNA SARIKINE
C 12:74. (shërbëtorët) Thanë: "Nëse jeni gënjeshtarë, çfarë duhet të jetë ndëshkimi i atij (që ka vjedhur)?"
12:74. Ata pyetën: “E cili do të jetë dënimi, nëse ju gënjeni”?
12:74. KALU FEMA XHEZA’UUHU ‘IN KUNTUM KADHIBINE
C 12:75. (vëllezërit) Thanë: "Dënimi i tij është, vetë ai (të robërohet) në barrën e të cilit gjendet. Kështu ne i dënojmë të padrejtit!"
12:75. (Vëllezërit) thanë: “Dënimi për atë, në barrën e të cilit gjendet gota, është që të mbahet peng ai vetë. Kështu i dënojmë ne keqbërësit.”
12:75. KALU XHEZA’UUHU MEN WUXHIDE FI REHLIHI FEHUWE XHEZA’UUHU KEDHALIKE NEXHZI EDH-DHALIMINE
C 12:76. Dhe filloi (kontrollimi) në barrët e tyre, përpara barrës së vëllait të vet, e pastaj e nxori atë (tasin) nga barra e vëllait të vet. Kështu Ne e mësuam të planifikojë Jusufi. Sipas ligjit të mbretit, atij (Jusufit) nuk i takonte ta ndalte (peng) vëllain e vet, përveç kur është dëshira e All-llahut! Atë që duam Ne e lartësojmë shumë në dituri, e mbi secilin të dijshëm ka edhe më të dijshëm.
12:76. Dhe nisi të kontrollojë barrët e tyre para barrës së vëllait të Jusufit. Pastaj nxori gotën nga barra e vëllait të tij. Kështu, Ne e mësuam Jusufin, që ta bënte këtë dredhi. Ai, sipas ligjit të mbretit nuk mund ta merrte (për skllav) vëllanë e vet, përveç se me vullnetin e Allahut. Ne e ngremë lart atë që duam, e mbi çdo të ditur është një i Gjithëdijshëm.
12:76. FEBEDE’E BI’EW’IJETIHIM KABLE WI’A’I ‘EHIHI THUMME ESTEHREXHEHA MIN WI’A’I ‘EHIHI KEDHALIKE KIDNA LIJUSUFE MA KANE LIJE’HUDHE ‘EHAHU FI DINIL-MELIKI ‘ILLA ‘EN JESHA’EL-LAHU NERFA’U DEREXHATIN MEN NESHA’U WE FEWKA KULLI DHI ‘ILMIN ‘ALIMUN
C 12:77. (vëllezërit) Thanë: "Në pastë vjedhur ky, ka pasë vjedhur më parë edhe një vëlla i tij. Jusufi këtë e mbajti fshehtë në vete e nuk ua zbuloi atyre dhe tha: "Ju jeni në pozitë më të keqe (këtë e tha me vetvete e jo atyre), All-llahu e di më së miri për atë që trilloni.
12:77. (Bijtë e Jakubit) thanë: “Nëse ka vjedhur, më parë ka vjedhur edhe vëllai i tij!” Jusufi heshti për këtë dhe nuk shpalli gjë, por mendoi në vetvete: “Ju jeni në pozitë më të keqe. Allahu është më i dijshëm për ato që thoni ju”.
12:77. KALU ‘IN JESRIK FEKAD SEREKA ‘EHUN LEHU MIN KABLU FE’ESERREHA JUSUFU FI NEFSIHI WE LEM JUBDIHA LEHUM KALE ‘ENTUM SHERRUN MEKANEN WEL-LAHU ‘A’LEMU BIMA TESIFUNE
C 12:78. Ata thanë: "O zotëri, ai ka një babë shumë të vjetër, pra, në vend të tij na merr njërin prej nesh. Bëje këtë të mirë se ti je prej atyre që bëjnë mirë!"
12:78. (Bijtë e Jakubit) thanë: “O ministër, ai e ka babanë shumë plak, andaj merr ndonjërin prej nesh në vend të tij! Ne po shohim se ti je bamirës”.
12:78. KALU JA ‘EJJUHAL-’AZIZU ‘INNE LEHU ‘EBEN SHEJHAN KEBIRÆN FEHUDH ‘EHEDENA MEKANEHU ‘INNA NERAKE MINEL-MUHSININE
C 12:79. Ai (Jusufi) tha: "All-llahu na ruajt, të marrim tjetër pos atij te i cili e kemi gjetur teshën tonë, ne atëherë do të jemi të padrejtë!"
12:79. (Jusufi) tha: “Allahu na ruajtë, si të marrim atë tjetrin në vend të atij te i cili e kemi gjetur sendin tonë! Atëherë, ne, me të vërtetë, do të ishim të padrejtë!”
12:79. KALE MA’ADHEL-LAHI ‘EN NE’HUDHE ‘ILLA MEN WEXHEDNA META’ANA ‘INDEHU ‘INNA ‘IDHEN LEDHALIMUNE
C 12:80. E kur e humbën shpresën prej tij, u veçuan për t'u konsultuar. Më i madhi i tyre tha: "A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush besën në All-llahun, e më parë çfarë padrejtësish keni bërë ndaj Jusufit?" Unë pra nuk ndahem kurrë prej kësaj toke (të Egjiptit) deri që të më lejojë babai im, ose të vendosë All-llahu (mirë) për mua, e Ai është gjykatës më i drejtë!"
12:80. Meqë e humbën shpresën në të (Jusufin), u shpërndanë dhe u këshilluan fshehurazi. Më i madhi nga ata tha: “A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush betimin në Allahun. Ju edhe më parë e keni shkelur betimin që bëtë për Jusufin. Nuk do të ndahem prej këtij vendi, derisa të më lejojë babai im ose të më gjykojë Allahu, sepse Ai është Gjykatësi më i mirë.
12:80. FELEMMA ESTEJ’ESU MINHU HALESU NEXHIJEN KALE KEBIRUHUM ‘ELEM TA’LEMU ‘ENNE ‘EBAKUM KAD ‘EHADHE ‘ALEJKUM MEWTHIKAN MINEL-LAHI WE MIN KABLU MA FERRETTUM FI JUSUFE FELEN ‘EBREHEL-’ERDE HETTA JE’DHENE LI ‘EBI ‘EW JEHKUMEL-LAHU LI WE HUWE HAJRUL-HAKIMINE