U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
12:65.
E kur i hapën barrët e tyre, e gjetën mallin e tyre që iu ishte kthyer dhe thanë: "O ati ynë, çka duam më tepër, qe, ky është malli ynë që na u kthye, do ta furnizojmë me drith familjen tonë, do ta ruajmë vëllain tonë dhe do ta shtojmë një barrë deveje, e kjo është sasi e lehtë (për sundimtarin)".
12:65.
Kur i çelën barrët e tyre dhe gjetën të hollat e tyre, që ua kishin kthyer, ata thanë: “O ati ynë! Ç’duam më tepër? Këto janë gjërat tona; na janë kthyer. Ne do ta furnizojmë familjen tonë, do ta ruajmë vëllain tonë dhe do ta shtojmë një barrë deveje (ushqim), e kjo është barrë e lehtë.”
12:65.
WE LEMMA FETEHU META’AHUM WE XHEDU BIDA’ATEHUM RUDDET ‘ILEJHIM KALU JA ‘EBANA MA NEBGI HEDHIHI BIDA’ATUNA RUDDET ‘ILEJNA WE NEMIRU ‘EHLENA WE NEHFEDHU ‘EHANA WE NEZDADU KEJLE BA’IRIN DHALIKE KEJLUN JESIRUN
C
12:66.
Ai (Jakubi) tha: "Unë kurrsesi nuk e dërgoj atë me ju, derisa të ma jepni besën (e fortë) në All-llahun, se gjithsesi do të ma ktheni atë mua, përveç nëse u diktojnë rrethanat e nuk mundeni". E kur ata ia dhanë besën (u betuan), ai tha: "All-llahu është garantues për këtë që e thamë".
12:66.
Ai tha: “Unë kurrsesi nuk do ta dërgoj me ju, derisa të betoheni në Allahun, se do të ma ktheni, me përjashtim të rastit kur ju rrezikon ndonjë e keqe e madhe (të gjithëve).” Kur ata u betuan, ai u tha: “Allahu është dorëzënës për atë që flasim ne.
12:66.
KALE LEN ‘URSILEHU ME’AKUM HETTA TU’UTUNI MEWTHIKEN MINEL-LAHI LETE’TUNENI BIHI ‘ILLA ‘EN JUHATE BIKUM FELEMMA ‘ATEWHU MEWTHIKAHUM KALEL-LAHU ‘ALA MA NEKULU WE KILUN
C
12:67.
Po ai (Jakubi) tha: "O bijt e mi, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i All-llahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëm i All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le t'i mbështeten ata që besuan.
12:67.
O djemtë e mi, mos hyni nga e njëjta portë (e qytetit), por nga porta të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asgjë nga (ajo që ju ka caktuar) Allahu! Se pushteti i përket vetëm Allahut. Tek Ai mbështetem unë dhe tek Ai le të mbështeten ata që dëshirojnë të jenë të mbështetur (tek Allahu)”!
12:67.
WE KALE JA BENIJE LA TEDHULU MIN BABIN WAHIDIN WE EDHULU MIN ‘EBWABIN MUTEFERRIKATIN WE MA ‘UGNI ‘ANKUM MINEL-LAHI MIN SHEJ’IN ‘INIL-HUKMU ‘ILLA LILLAHI ‘ALEJHI TEWEKKELTU WE ‘ALEJHI FELJETEWEKKELIL-MUTEWEKKILUNE
C
12:68.
Dhe ata hynë ashtu si i porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjë që do t'u ndihmonte asgjë nga caktimi i All-llahut, përveç një dëshire të Jakubit që e kishte në vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për të, ngase Ne e kemi mësuar për atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
12:68.
Kur ata hynë (në qytet), ashtu siç i urdhëroi babai i tyre, dëshira e Jakubit u përmbush, por kjo nuk i ndihmoi aspak para caktimit të Allahut. Ai (Jakubi), në të vërtetë, ka qenë dijetar i madh, sepse Ne e kemi mësuar, por shumica e njerëzve nuk e di.
12:68.
WE LEMMA DEHALU MIN HEJTHU ‘EMEREHUM ‘EBUHUM MMA KANE JUGNI ‘ANHUM MMINEL-LAHI MIN SHEJ’IN ‘ILLA HAXHETEN FI NEFSI JA’KUBE KADAHA WE ‘INNEHU LEDHU ‘ILMIN LIMA ‘ALLEMNAHU WE LEKINNE ‘EKTHERE EN-NASI LA JA’LEMUNE
C
12:69.
E kur hynë te Jusufi, ai (Jusufi) e afroi pranë vete vëllain e vet (Binjaminin) dhe i tha: "Unë jam vëllai yt, e ti mos u pikëllo për atë që ata vepruan!"
12:69.
Kur dolën para Jusufit, ky e afroi vëllanë e vet (Beniaminin) dhe i tha: “Unë në fakt jam vëllai yt dhe mos u hidhëro për atë që më bënë vëllezërit tanë!”
12:69.
WE LEMMA DEHALU ‘ALA JUSUFE ‘AWA ‘ILEJHI ‘EHAHU KALE ‘INNI ‘ENA ‘EHUKE FELA TEBTE’IS BIMA KANU JA’MELUNE
C
12:70.
E kur i pajisi ata me pajimet e tyre, e vuri tasin (gotën) në barrën e vëllait të vet, e pastaj një thirrës thirri: "O ju devexhinj, ju jeni vjedhës!"
12:70.
Pasi i furnizoi me ushqimin e nevojshëm, (Jusufi) shtiu një gotë (të çmueshme) në ngarkesën e vëllait të vet e pastaj një lajmëtar thirri: “O karvan, ju jeni vjedhës të vërtetë!”
12:70.
FELEMMA XHEHHEZEHUM BIXHEHAZIHIM XHE’ALE ES-SIKAJETE FI REHLI ‘EHIHI THUMME ‘EDHDHENE MU’UEDHDHINUN ‘EJJETUHAL-’IRU ‘INNEKUM LESARIKUNE
C
12:71.
U kthyen (devexhinjtë) dhe thanë: "Çka keni humbur?"
12:71.
Ata u kthyen drejt tyre (e thanë): “Ç’ju ka humbur”?
12:71.
KALU WE ‘EKBELU ‘ALEJHIM MADHA TEFKIDUNE
C
12:72.
(shërbëtorët e sundimtarit) Thanë: "Kemi humbur tasin e sunduesit, e kush e sjell atë (tasin), ka (shpërblim) një barrë deveje (drith). Unë vetë jam për këtë garantues!"
12:72.
Thanë: “Po kërkojmë gotën e mbretit. Kush e sjell atë, ka shpërblim një barrë deveje ushqim. Unë për këtë jam dorëzënës”.
12:72.
KALU NEFKIDU SUWA’AL-MELIKI WE LIMEN XHA’E BIHI HIMLU BA’IRIN WE ‘ENA BIHI ZA’IMUN
C
12:73.
Ata (vëllezërit e Jusufit) thanë: "Pasha All-llahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur për të bërë shkatërrime në tokë dhe nuk jemi vjedhës!"
12:73.
(Vëllezërit e Jusufit) thanë: “Betohemi për Allahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur të bëjmë turbullira në këtë vend dhe nuk jemi vjedhës”.
12:73.
KALU TE-ELLAHI LEKAD ‘ALIMTUM MA XHI’NA LINUFSIDE FIL-’ERDI WE MA KUNNA SARIKINE
C
12:74.
(shërbëtorët) Thanë: "Nëse jeni gënjeshtarë, çfarë duhet të jetë ndëshkimi i atij (që ka vjedhur)?"
12:74.
Ata pyetën: “E cili do të jetë dënimi, nëse ju gënjeni”?
12:74.
KALU FEMA XHEZA’UUHU ‘IN KUNTUM KADHIBINE
C
12:75.
(vëllezërit) Thanë: "Dënimi i tij është, vetë ai (të robërohet) në barrën e të cilit gjendet. Kështu ne i dënojmë të padrejtit!"
12:75.
(Vëllezërit) thanë: “Dënimi për atë, në barrën e të cilit gjendet gota, është që të mbahet peng ai vetë. Kështu i dënojmë ne keqbërësit.”
12:75.
KALU XHEZA’UUHU MEN WUXHIDE FI REHLIHI FEHUWE XHEZA’UUHU KEDHALIKE NEXHZI EDH-DHALIMINE