Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 11:113. Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t'ju kapë zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pandihmuar.
11:113. Dhe mos anoni nga ata që bëjnë të këqija, përndryshe do t’ju përcëllojë Zjarri. Ju nuk do të keni mbrojtës tjetër përveç Allahut dhe nuk do të ndihmoheni.
11:113. WE LA TERKENU ‘ILAL-LEDHINE DHELEMU FETEMESSEKUMU EN-NARU WE MA LEKUM MIN DUNI ELLAHI MIN ‘EWLIJA’E THUMME LA TUNSERUNE
C 11:114. Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S'ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.
11:114. Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat.
11:114. WE ‘EKIMI ES-SELETE TEREFEJI EN-NEHARI WE ZULEFAN MINEL-LEJLI ‘INNEL-HESENATI JUDH/HIBNE ES-SEJJI’ATI DHALIKE DHIKRA LILDHDHAKIRINE
C 11:115. Dhe ti, jij i durueshëm, se All-llahu nuk ua humb shpërblimin bamirësve.
11:115. Dhe duro! Se Allahu, me të vërtetë, nuk e humb shpërblimin për punëmirët.
11:115. WE ESBIR FE’INNALL-LLAHE LA JUDI’U ‘EXHREL-MUHSININE
C 11:116. E përse të mos ketë pasur nga breznitë që ishin para jush, të zotët e mendjes e të nderit që t'i ndalonin çrregullimin e kaosin në tokë, përveç një pakice, të cilët i shpëtuam (ngase u frenuan nga të këqijat), e ata që ishin mizorë u dhanë pas kënaqësive si të shfrenuar, duke vazhduar të jenë mëkatarë.
11:116. A ka pasur njerëz të mençur te popujt para jush, të cilët të pengonin ngatërresat në Tokë, përveç disave prej tyre që i shpëtuam Ne?! Ata që bënin të këqija, jepeshin pas kënaqësive dhe ishin gjynahqarë.
11:116. FELEWLA KANE MINEL-KURUNI MIN KABLIKUM ‘ULU BEKIJETIN JENHEWNE ‘ANIL-FESADI FIL-’ERDI ‘ILLA KALILEN MIMMEN ‘ENXHEJNA MINHUM WE ETTEBE’AL-LEDHINE DHELEMU MA ‘UTRIFU FIHI WE KANU MUXHRIMINE
C 11:117. E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë.
11:117. Zoti yt kurrë nuk do t’i shkatërronte qytetet padrejtësisht, nëse banorët e tyre do të ishin të ndershëm.
11:117. WE MA KANE REBBUKE LIJUHLIKEL-KURA BIDHULMIN WE ‘EHLUHA MUSLIHUNE
C 11:118. Sikur të dëshironte Zoti yt, do t'i bënte njerëzit të një feje (por nuk dëshiroi, Ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete),
11:118. Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bashkonte në një bashkësi të vetme, por ata vazhdojnë të jenë të përçarë,
11:118. WE LEW SHA’E REBBUKE LEXHE’ALE EN-NASE ‘UMMETEN WAHIDETEN WE LA JEZALUNE MUHTELIFINE
C 11:119. Përveç atij që e mëshiroi Zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi ata. Fjala e Zotit tënd: "Gjithsesi do ta mbushë xhehennemin me të gjithë exhinët dhe njerëzit", ka marrë fund (është plotësuar).
11:119. përveç atyre, që i ka mëshiruar Zoti yt. Për këtë qëllim Ai i krijoi ata. Do të plotësohet Fjala e Zotit tënd: “Me të vërtetë që do ta mbush Xhehenemin me xhinde dhe njerëz bashkërisht!”
11:119. ‘ILLA MEN REHIME REBBUKE WE LIDHELIKE HALEKAHUM WE TEMMET KELIMETU RABBIKE LE’EMLE’ENNE XHEHENNEME MINEL-XHINNETI WE EN-NASI ‘EXHMA’INE
C 11:120. Të gjitha këto që t'i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që ta forcojnë zemrën tënde, dhe në to të ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët.
11:120. Ne po t’i tregojmë ty disa nga historitë e të dërguarve, për të ta forcuar zemrën. Në këtë sure të ka ardhur ty e vërteta. Ajo është këshillë dhe kujtesë për besimtarët.
11:120. WE KULLEN NEKUSSU ‘ALEJKE MIN ‘ENBA’I ER-RUSULI MA NUTHEBBITU BIHI FU’UADEKE WE XHA’EKE FI HEDHIHIL-HEKKU WE MEW’IDHETUN WE DHIKRA LILMU’UMININE
C 11:121. E atyre që nuk besojnë thuaju: "Veproni sa të mundeni në atë të tuajën, edhe ne jemi duke vepruar".
11:121. Dhe thuaju atyre që nuk besojnë: “Ju bëni çfarë të mundni, edhe ne do të bëjmë çfarë të mundim,
11:121. WE KUL LILLEDHINE LA JU’UMINUNE A’MELU ‘ALA MEKANETIKUM ‘INNA ‘AMILUNE
C 11:122. Ju pritni (ç'do të na gjejë neve), edhe ne jemi duke pritur (se ç'do t'ju gjejë juve).
11:122. dhe pritni, nëse do të prisni, se dhe ne do të presim!”
11:122. WE ENTEDHIRU ‘INNA MUNTEDHIRUNE
C 11:123. Vetëm All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm Atij, pra adhuroje Atë, mbështetu tek Ai, se Zoti yt nuk është i panjohur për atë që veproni.
11:123. Allahu i di të fshehtat e qiejve dhe të Tokës dhe çdo gjë kthehet tek Ai. Lutju Atij dhe mbështetu tek Ai! Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju.
11:123. WE LILLEHI GAJBU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE ‘ILEJHI JURXHA’UL-’EMRU KULLUHU FA’BUD/HU WE TEWEKKEL ‘ALEJHI WE MA REBBUKE BIGAFILIN ‘AMMA TA’MELUNE