Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 11:96. Ne e patëm dërguar Musain me dispozitat tona dhe me mrekulli konkrete,
11:96. Ne e dërguam Musain me mrekullitë Tona dhe me autoritetin e qartë
11:96. WE LEKAD ‘ERSELNA MUSA BI’AJATINA WE SULTANIN MUBININ
C 11:97. Te faraoni dhe rrethi i tij, e ata iu bindën urdhrit të faraonit, por urdhëri i faraonit nuk ishte mençuri.
11:97. te Faraoni dhe paria e tij, por paria shkoi pas urdhrit të Faraonit, ndonëse urdhri i Faraonit nuk ishte i drejtë.
11:97. ‘ILA FIR’AWNE WE MELE’IHI FE ETTEBA’U ‘EMRE FIR’AWNE WE MA ‘EMRU FIR’AWNE BIRESHIDIN
C 11:98. Në ditën e kijametit ai (faraoni) i prinë popullit të vet dhe u fut në zjarr. Sa i shëmtuar është ai vend i ofruar.
11:98. Ai do ta udhëheqë popullin e tij në Ditën e Kiametit e do ta çojë në zjarr. Eh, sa vend i shëmtuar është ai, ku do të sillen ata!
11:98. JEKDUMU KAWMEHU JEWMEL-KIJAMETI FE’EWREDEHUMU EN-NARE WE BI’SEL-WIRDUL-MEWRUDU
C 11:99. Edhe në këtë botë ata i përcolli mallkimi, e edhe në ditën e kijametit. Sa e keqe është ajo dhuratë e dhuruar.
11:99. Ata i përcjell mallkimi në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Eh sa “dhuratë” e shëmtuar është ajo që do t’u jepet!
11:99. WE ‘UTBI’U FI HEDHIHI LA’NETEN WE JEWMEL-KIJAMETI BI’SE ER-RIFDUL-MERFUDU
C 11:100. Këto janë disa nga lajmet e vendeve që po t'i rrëfejmë ty; disa prej tyre ekzistojnë ende, e disa janë shkatërruar.
11:100. Këto janë disa prej historive të qyteteve që po t’i tregojmë ty (o Muhamed). Disa prej atyre ende qëndrojnë, kurse disa janë rrënuar.
11:100. DHALIKE MIN ‘ENBA’IL-KURA NEKUSSUHU ‘ALEJKE MINHA KA’IMUN WE HESIDUN
C 11:101. Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë padrejtë. E kur erdhi urdhri i Zotit tënd, atyre nuk u ndihmuan asgjë zotat e tyre, të cilëve u luteshin pos All-llahut, dhe nuk fituan tjetër pos shkatërrim.
11:101. Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes. Hynitë, që ata i adhuronin në vend të Allahut, nuk i ndihmuan aspak, kur erdhi urdhri i Zotit tënd dhe nuk iu shtuan atyre kurrgjë tjetër, përveç humbjes.
11:101. WE MA DHELEMNAHUM WE LEKIN DHELEMU ‘ENFUSEHUM FEMA ‘EGNET ‘ANHUM ‘ALIHETUHUMU ELLETI JED’UNE MIN DUNI ELLAHI MIN SHEJ’IN LEMMA XHA’E ‘EMRU RABBIKE WE MA ZADUHUM GAJRE TETBIBIN
C 11:102. Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër.
11:102. I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.
11:102. WE KEDHELIKE ‘EHDHU RABBIKE ‘IDHA ‘EHADHEL-KURA WE HIJE DHALIMETUN ‘INNE ‘EHDHEHU ‘ELIMUN SHEDIDUN
C 11:103. Në këto (rrëfime) me të vërtetë ka një përvojë për atë që i frikësohet dënimit të botës tjetër. Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese.
11:103. Pa dyshim, në këto (ngjarje) ka këshillë për atë që i druhet dënimit të Ditës së Gjykimit. Ajo është Dita në të cilën do të tubohen të gjithë njerëzit; ajo është Ditë e dëshmuar.
11:103. ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LIMEN HAFE ‘ADHABEL-’AHIRETI DHALIKE JEWMUN MEXHMU’UN LEHU EN-NASU WE DHELIKE JEWMUN MESH/HUDUN
C 11:104. Dhe atë (ditë) nuk e shtyejmë vetëm deri në një afat që është i caktuar.
11:104. Ne e shtyjmë atë vetëm që të plotësohet afati i caktuar.
11:104. WE MA NU’UEHHIRUHU ‘ILLA LI’XHELIN MA’DUDIN
C 11:105. E kur të vijë ajo ditë, askush nuk do të flasë, pos me lejen e Tij, e prej tyre (të tubuarve), ka fatzi dhe fatbardhë.
11:105. Kur të vijë ajo ditë, njeriu mund të flasë vetëm me lejen e Tij. Disa prej tyre do të jenë të mjerë e disa fatlumë.
11:105. JEWME JE’TI LA TEKELLEMU NEFSUN ‘ILLA BI’IDHNIHI FEMINHUM SHEKIJUN WE SA’IDUN
C 11:106. E për sa u përket atyre fatkëqinjëve, ata janë në zjarr, aty ata kanë dihatje, kërhamzë të vështirë (në frymëmarrje).
11:106. Ata që do të jenë të mjerë, do të hyjnë në zjarr, ku do t’i presin veç ofshamat e vajtimet.
11:106. FE’EMMAL-LEDHINE SHEKU FEFI EN-NARI LEHUM FIHA ZEFIRUN WE SHEHIKUN