Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 11:93. "O populli im, veproni sa të mundeni, unë veproj, e më vonë do ta kuptoni se kush do ta pësojë atë dënim që e poshtëron dhe kush është ai rrenacak. Pritni se edhe unë së bashku me ju jam duke pritur".
11:93. O populli im, bëni sa të mundni, por edhe unë do të bëj. Ju, shpejt do ta mësoni se kë do ta gjejë dënimi që do ta poshtërojë dhe kush është gënjeshtar. Pritni (fundin), se edhe unë do të pres me ju”.
11:93. WE JA KAWMI A’MELU ‘ALA MEKANETIKUM ‘INNI ‘AMILUN SEWFE TA’LEMUNE MEN JE’TIHI ‘ADHABUN JUHZIHI WE MEN HUWE KADHIBUN WE ERTEKIBU ‘INNI ME’AKUM REKIBUN
C 11:94. E kur erdhi urdhri Ynë, Ne me mëshirën tonë e shpëtuam Shuajbin dhe bashkë me të edhe ata që besuan, ndërsa zullumqarët i kapi britma e tmerri, duke gëdhirë në vendin e tyre kufoma të gjunjëzuara.
11:94. Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e shpëtuam me mëshirën Tonë Shuajbin dhe ata që i besuan atij, kurse mohuesit i kaploi një zë i tmerrshëm dhe në shtëpitë e tyre u gdhinë të vdekur e të palëvizshëm,
11:94. WE LEMMA XHA’E ‘EMRUNA NEXHXHEJNA SHU’AJBEN WEL-LEDHINE ‘AMENU ME’AHU BIREHMETIN MINNA WE ‘EHADHETIL-LEDHINE DHELEMU ES-SEJHETU FE’ESBEHU FI DIJARIHIM XHATHIMINE
C 11:95. (gëdhinë) Si të mos kishin ekzistuar fare aty. Qoftë i shkatërruar Medjeni sikurse ishte shkatërruar Themudi!
11:95. thuajse nuk kishin jetuar kurrë aty. Qoftë larguar (nga mëshira e Zotit) populli i Medjenit, ashtu siç qe larguar edhe fisi Themud!
11:95. KE’EN LEM JEGNEW FIHA ‘ELA BU’DEN LIMEDJENE KEMA BA’IDET THEMUDU
C 11:96. Ne e patëm dërguar Musain me dispozitat tona dhe me mrekulli konkrete,
11:96. Ne e dërguam Musain me mrekullitë Tona dhe me autoritetin e qartë
11:96. WE LEKAD ‘ERSELNA MUSA BI’AJATINA WE SULTANIN MUBININ
C 11:97. Te faraoni dhe rrethi i tij, e ata iu bindën urdhrit të faraonit, por urdhëri i faraonit nuk ishte mençuri.
11:97. te Faraoni dhe paria e tij, por paria shkoi pas urdhrit të Faraonit, ndonëse urdhri i Faraonit nuk ishte i drejtë.
11:97. ‘ILA FIR’AWNE WE MELE’IHI FE ETTEBA’U ‘EMRE FIR’AWNE WE MA ‘EMRU FIR’AWNE BIRESHIDIN
C 11:98. Në ditën e kijametit ai (faraoni) i prinë popullit të vet dhe u fut në zjarr. Sa i shëmtuar është ai vend i ofruar.
11:98. Ai do ta udhëheqë popullin e tij në Ditën e Kiametit e do ta çojë në zjarr. Eh, sa vend i shëmtuar është ai, ku do të sillen ata!
11:98. JEKDUMU KAWMEHU JEWMEL-KIJAMETI FE’EWREDEHUMU EN-NARE WE BI’SEL-WIRDUL-MEWRUDU
C 11:99. Edhe në këtë botë ata i përcolli mallkimi, e edhe në ditën e kijametit. Sa e keqe është ajo dhuratë e dhuruar.
11:99. Ata i përcjell mallkimi në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Eh sa “dhuratë” e shëmtuar është ajo që do t’u jepet!
11:99. WE ‘UTBI’U FI HEDHIHI LA’NETEN WE JEWMEL-KIJAMETI BI’SE ER-RIFDUL-MERFUDU
C 11:100. Këto janë disa nga lajmet e vendeve që po t'i rrëfejmë ty; disa prej tyre ekzistojnë ende, e disa janë shkatërruar.
11:100. Këto janë disa prej historive të qyteteve që po t’i tregojmë ty (o Muhamed). Disa prej atyre ende qëndrojnë, kurse disa janë rrënuar.
11:100. DHALIKE MIN ‘ENBA’IL-KURA NEKUSSUHU ‘ALEJKE MINHA KA’IMUN WE HESIDUN
C 11:101. Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë padrejtë. E kur erdhi urdhri i Zotit tënd, atyre nuk u ndihmuan asgjë zotat e tyre, të cilëve u luteshin pos All-llahut, dhe nuk fituan tjetër pos shkatërrim.
11:101. Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes. Hynitë, që ata i adhuronin në vend të Allahut, nuk i ndihmuan aspak, kur erdhi urdhri i Zotit tënd dhe nuk iu shtuan atyre kurrgjë tjetër, përveç humbjes.
11:101. WE MA DHELEMNAHUM WE LEKIN DHELEMU ‘ENFUSEHUM FEMA ‘EGNET ‘ANHUM ‘ALIHETUHUMU ELLETI JED’UNE MIN DUNI ELLAHI MIN SHEJ’IN LEMMA XHA’E ‘EMRU RABBIKE WE MA ZADUHUM GAJRE TETBIBIN
C 11:102. Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër.
11:102. I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.
11:102. WE KEDHELIKE ‘EHDHU RABBIKE ‘IDHA ‘EHADHEL-KURA WE HIJE DHALIMETUN ‘INNE ‘EHDHEHU ‘ELIMUN SHEDIDUN
C 11:103. Në këto (rrëfime) me të vërtetë ka një përvojë për atë që i frikësohet dënimit të botës tjetër. Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese.
11:103. Pa dyshim, në këto (ngjarje) ka këshillë për atë që i druhet dënimit të Ditës së Gjykimit. Ajo është Dita në të cilën do të tubohen të gjithë njerëzit; ajo është Ditë e dëshmuar.
11:103. ‘INNE FI DHALIKE LE’AJETEN LIMEN HAFE ‘ADHABEL-’AHIRETI DHALIKE JEWMUN MEXHMU’UN LEHU EN-NASU WE DHELIKE JEWMUN MESH/HUDUN