Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 11:74. Pasi që Ibrahimit i kaloi frika dhe i erdhi myzhdeja, ai nisi dialog me të dërguarit tanë rreth popullit të Lutit.
11:74. Pasi i kaloi frika Ibrahimit dhe i erdhi lajmi i gëzuar, ai polemizoi me të dërguarit Tanë për popullin e Lutit.
11:74. FELEMMA DHEHEBE ‘AN ‘IBRAHIME ER-REW’U WE XHA’ET/HUL-BUSHRA JUXHADILUNA FI KAWMI LUTIN
C 11:75. Vërtet, Ibrahimi ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm.
11:75. Vërtet, Ibrahimi ishte i butë, i dhembshur e vazhdimisht i kthyer (tek Allahu).
11:75. ‘INNE ‘IBRAHIME LEHELIMUN ‘EWWAHUN MUNIBUN
C 11:76. (engjëjt i thanë) O Ibrahim lëre këtë (dialog), urdhri i Zotit tënd tashmë ka zbritur, s'ka tjetër, ata do të përjetojnë dënim të pashmangshëm.
11:76. “O Ibrahim, shmangu prej kësaj! Me të vërtetë, erdhi urdhri nga Zoti yt dhe ata do t’i gjejë dënimi i pashmangshëm.”
11:76. JA ‘IBRAHIMU ‘A’RID ‘AN HADHA ‘INNEHU KAD XHA’E ‘EMRU RABBIKE WE ‘INNEHUM ‘ATIHIM ‘ADHABUN GAJRU MERDUDIN
C 11:77. E kur të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua rëndë me ardhjen e tyre e tha: "Kjo është ditë e vështirë!"
11:77. Kur i erdhën të dërguarit Tanë Lutit, Ai u hidhërua, ndjeu një shtrëngim në shpirtin e tij dhe tha: “Kjo është ditë e rëndë!”
11:77. WE LEMMA XHA’ET RUSULUNA LUTEN SI’E BIHIM WE DAKA BIHIM DHER’AN WE KALE HADHA JEWMUN ‘ASIBUN
C 11:78. Dhe populli i tij, që më parë bënin punë të turpshme, erdhi me nguti te ai (te Luti), e ai tha: "O populli im, qe këto bijat e mia (gratë e atij vendi), janë më të pastra për ju, kini frikë pra All-llahun e mos më turpëroni me musafirët e mi, a nuk ka ndër ju ndonjë njeri të mençur (e t'ju ndalojë nga e keqja)?"
11:78. Populli i tij, që më parë pat punuar vepra të këqija, u vërsul drejt atij. (Luti) tha: “O populli im, këto janë bijat e mia. Ato për ju janë më të pastra, e frikësojuni Allahut dhe mos më turpëroni para mysafirëve të mi. A nuk ka midis jush një njeri me mend?”
11:78. WE XHA’EHU KAWMUHU JUHRA’UNE ‘ILEJHI WE MIN KABLU KANU JA’MELUNE ES-SEJJI’ATI KALE JA KAWMI HA’UULA’ BENATI HUNNE ‘ETHERU LEKUM FE ETTEKU ELLAHE WE LA TUHZUNI FI DEJFI ‘ELEJSE MINKUM REXHULUN RESHIDUN
C 11:79. Ata thanë: "Po ti e ke të ditur se ne nuk kemi kurrfarë lakmie në bijat tua, ti e di me siguri se çka dëshirojmë ne!"
11:79. Ata thanë: “Ti e di se ne nuk kemi të drejtë për bijat e tua. Në të vërtetë, ti e di se ç’duam ne”.
11:79. KALU LEKAD ‘ALIMTE MA LENA FI BENATIKE MIN HEKKIN WE ‘INNEKE LETA’LEMU MA NURIDU
C 11:80. Ai tha: "Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t'ju zbrapsë), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!" (do t'i mbroja musafirët e mi).
11:80. Ai tha: “Sikur unë të kisha fuqi (që t’ju dëboj) ose të mbështetesha në ndonjë krah të fuqishëm!”
11:80. KALE LEW ‘ENNE LI BIKUM KUWETEN ‘EW ‘AWI ‘ILA RUKNIN SHEDIDIN
C 11:81. (engjëjt) Thanë: "O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata (populli yt) nuk kanë për t'u afruar te ti, e ti kah fundi i natës udhëto me familjen tënde dhe askush prej jush të mos vështrojë mbrapa (familja do të shpëtojë), pos gruas sate, ajo do të jetë e goditur me çka do të goditen edhe ata. Afati i tyre është mëngjesi, a nuk është mëngjesi afër?"
11:81. Thanë (mysafirët): “O Lut! Ne jemi të dërguarit e Zotit tënd. Ata nuk mund të të bëjnë ty asgjë e pra, nisu ti me familjen tënde në orët e vona të natës dhe askush prej jush të mos këqyrë prapa, përveç gruas sate. Atë do ta godasë ajo që do t’i gjejë edhe ata. Afati i tyre është agimi i ditës. Vallë, a nuk është afër agimi i ditës?!”
11:81. KALU JA LUTU ‘INNA RUSULU RABBIKE LEN JESILU ‘ILEJKE FE’ESRI BI’EHLIKE BIKIT’IN MINEL-LEJLI WE LA JELTEFIT MINKUM ‘EHEDUN ‘ILLA EMRE’ETEKE ‘INNEHU MUSIBUHA MA ‘ESABEHUM ‘INNE MEW’IDEHUMU ES-SUBHU ‘ELEJSE ES-SUBHU BIKARIBIN
C 11:82. Kur erdhi urdhri ynë, Ne përmbysëm të gjitha ato (fshatrat e tyre) duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë, dhe mbi ta reshëm gurë të fortë pa ia nda.
11:82. Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e përmbysëm çdo gjë, - ato që ishin lart, i kthyem poshtë dhe mbi ata lëshuam gurë nga balta e pjekur, duke rënë vazhdimisht, si shiu.
11:82. FELEMMA XHA’E ‘EMRUNA XHE’ALNA ‘ALIJEHA SAFILEHA WE ‘EMTERNA ‘ALEJHA HIXHARETEN MIN SIXHXHILIN MENDUDIN
C 11:83. (gurë) Të shënuar te Zoti yt. Ai (vend) nuk është larg zullumqarëve (idhujtarëve kurejshitë).
11:83. (Ato ishin gurë) të shënuar (për dënim) te Zoti yt. Dënimi nuk është larg nga keqbërësit.
11:83. MUSEWWEMETEN ‘INDE RABBIKE WE MA HIJE MINE EDH-DHALIMINE BIBA’IDIN
C 11:84. Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: "O popull im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, mos matni as mos peshoni mangut, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë po frikësohem për ju nga dënimi që do t'ju përfshijë një ditë!"
11:84. Popullit të Medjenit Ne i dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju s’keni tjetër zot përveç Tij. Mos bëni hile as gjatë matjes, as në kandar. Unë po shoh se ju gjendeni në begati dhe kam frikë se do t’ju godasë dënimi i një dite, që ju përfshin të gjithëve.
11:84. WE ‘ILA MEDJENE ‘EHAHUM SHU’AJBEN KALE JA KAWMI A’BUDU ELLAHE MA LEKUM MIN ‘ILEHIN GAJRUHU WE LA TENKUSUL-MIKJA LE WEL-MIZANE ‘INNI ‘ERAKUM BIHAJRIN WE ‘INNI ‘EHAFU ‘ALEJKUM ‘ADHABE JEWMIN MUHITIN