Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 11:73. Ata i thanë: "Si, mos po çuditesh me caktimin e Zotit?" Mëshira e All-llahut dhe bekimi i Tij qoftë me ju o familje e shtëpisë (së Ibrahimit)! Vërtet, Ai është meritues për falënderim, është bamirës i madh.
11:73. Ata (engjëjt), thanë: “A mos vallë, po çuditesh me urdhrin e Allahut? Mëshira e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi ju - familjen e të Dërguarit. Me të vërtetë, Ai është i Falënderuar dhe i Lavdëruar!”
11:73. KALU ‘ETA’XHEBINE MIN ‘EMRI ELLAHI REHMETU ELLAHI WE BEREKATUHU ‘ALEJKUM ‘EHLEL-BEJTI ‘INNEHU HEMIDUN MEXHIDUN
C 11:74. Pasi që Ibrahimit i kaloi frika dhe i erdhi myzhdeja, ai nisi dialog me të dërguarit tanë rreth popullit të Lutit.
11:74. Pasi i kaloi frika Ibrahimit dhe i erdhi lajmi i gëzuar, ai polemizoi me të dërguarit Tanë për popullin e Lutit.
11:74. FELEMMA DHEHEBE ‘AN ‘IBRAHIME ER-REW’U WE XHA’ET/HUL-BUSHRA JUXHADILUNA FI KAWMI LUTIN
C 11:75. Vërtet, Ibrahimi ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm.
11:75. Vërtet, Ibrahimi ishte i butë, i dhembshur e vazhdimisht i kthyer (tek Allahu).
11:75. ‘INNE ‘IBRAHIME LEHELIMUN ‘EWWAHUN MUNIBUN
C 11:76. (engjëjt i thanë) O Ibrahim lëre këtë (dialog), urdhri i Zotit tënd tashmë ka zbritur, s'ka tjetër, ata do të përjetojnë dënim të pashmangshëm.
11:76. “O Ibrahim, shmangu prej kësaj! Me të vërtetë, erdhi urdhri nga Zoti yt dhe ata do t’i gjejë dënimi i pashmangshëm.”
11:76. JA ‘IBRAHIMU ‘A’RID ‘AN HADHA ‘INNEHU KAD XHA’E ‘EMRU RABBIKE WE ‘INNEHUM ‘ATIHIM ‘ADHABUN GAJRU MERDUDIN
C 11:77. E kur të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua rëndë me ardhjen e tyre e tha: "Kjo është ditë e vështirë!"
11:77. Kur i erdhën të dërguarit Tanë Lutit, Ai u hidhërua, ndjeu një shtrëngim në shpirtin e tij dhe tha: “Kjo është ditë e rëndë!”
11:77. WE LEMMA XHA’ET RUSULUNA LUTEN SI’E BIHIM WE DAKA BIHIM DHER’AN WE KALE HADHA JEWMUN ‘ASIBUN
C 11:78. Dhe populli i tij, që më parë bënin punë të turpshme, erdhi me nguti te ai (te Luti), e ai tha: "O populli im, qe këto bijat e mia (gratë e atij vendi), janë më të pastra për ju, kini frikë pra All-llahun e mos më turpëroni me musafirët e mi, a nuk ka ndër ju ndonjë njeri të mençur (e t'ju ndalojë nga e keqja)?"
11:78. Populli i tij, që më parë pat punuar vepra të këqija, u vërsul drejt atij. (Luti) tha: “O populli im, këto janë bijat e mia. Ato për ju janë më të pastra, e frikësojuni Allahut dhe mos më turpëroni para mysafirëve të mi. A nuk ka midis jush një njeri me mend?”
11:78. WE XHA’EHU KAWMUHU JUHRA’UNE ‘ILEJHI WE MIN KABLU KANU JA’MELUNE ES-SEJJI’ATI KALE JA KAWMI HA’UULA’ BENATI HUNNE ‘ETHERU LEKUM FE ETTEKU ELLAHE WE LA TUHZUNI FI DEJFI ‘ELEJSE MINKUM REXHULUN RESHIDUN
C 11:79. Ata thanë: "Po ti e ke të ditur se ne nuk kemi kurrfarë lakmie në bijat tua, ti e di me siguri se çka dëshirojmë ne!"
11:79. Ata thanë: “Ti e di se ne nuk kemi të drejtë për bijat e tua. Në të vërtetë, ti e di se ç’duam ne”.
11:79. KALU LEKAD ‘ALIMTE MA LENA FI BENATIKE MIN HEKKIN WE ‘INNEKE LETA’LEMU MA NURIDU
C 11:80. Ai tha: "Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t'ju zbrapsë), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!" (do t'i mbroja musafirët e mi).
11:80. Ai tha: “Sikur unë të kisha fuqi (që t’ju dëboj) ose të mbështetesha në ndonjë krah të fuqishëm!”
11:80. KALE LEW ‘ENNE LI BIKUM KUWETEN ‘EW ‘AWI ‘ILA RUKNIN SHEDIDIN
C 11:81. (engjëjt) Thanë: "O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata (populli yt) nuk kanë për t'u afruar te ti, e ti kah fundi i natës udhëto me familjen tënde dhe askush prej jush të mos vështrojë mbrapa (familja do të shpëtojë), pos gruas sate, ajo do të jetë e goditur me çka do të goditen edhe ata. Afati i tyre është mëngjesi, a nuk është mëngjesi afër?"
11:81. Thanë (mysafirët): “O Lut! Ne jemi të dërguarit e Zotit tënd. Ata nuk mund të të bëjnë ty asgjë e pra, nisu ti me familjen tënde në orët e vona të natës dhe askush prej jush të mos këqyrë prapa, përveç gruas sate. Atë do ta godasë ajo që do t’i gjejë edhe ata. Afati i tyre është agimi i ditës. Vallë, a nuk është afër agimi i ditës?!”
11:81. KALU JA LUTU ‘INNA RUSULU RABBIKE LEN JESILU ‘ILEJKE FE’ESRI BI’EHLIKE BIKIT’IN MINEL-LEJLI WE LA JELTEFIT MINKUM ‘EHEDUN ‘ILLA EMRE’ETEKE ‘INNEHU MUSIBUHA MA ‘ESABEHUM ‘INNE MEW’IDEHUMU ES-SUBHU ‘ELEJSE ES-SUBHU BIKARIBIN
C 11:82. Kur erdhi urdhri ynë, Ne përmbysëm të gjitha ato (fshatrat e tyre) duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë, dhe mbi ta reshëm gurë të fortë pa ia nda.
11:82. Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e përmbysëm çdo gjë, - ato që ishin lart, i kthyem poshtë dhe mbi ata lëshuam gurë nga balta e pjekur, duke rënë vazhdimisht, si shiu.
11:82. FELEMMA XHA’E ‘EMRUNA XHE’ALNA ‘ALIJEHA SAFILEHA WE ‘EMTERNA ‘ALEJHA HIXHARETEN MIN SIXHXHILIN MENDUDIN
C 11:83. (gurë) Të shënuar te Zoti yt. Ai (vend) nuk është larg zullumqarëve (idhujtarëve kurejshitë).
11:83. (Ato ishin gurë) të shënuar (për dënim) te Zoti yt. Dënimi nuk është larg nga keqbërësit.
11:83. MUSEWWEMETEN ‘INDE RABBIKE WE MA HIJE MINE EDH-DHALIMINE BIBA’IDIN